Gjatë javës zëvendëskryeministrja teknike mbi politikën ekonomike Ekaterina Zaharieva zhvilloi në Bruksel bisedime me komisarin mbi politikën regjionale Johanes Han dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme “Politikë regjionale dhe civile” në Komisionin Evropian. Qenë shqyrtuar mundësitë për zhbllokimin e pagimeve nga ana e Komisionit Evropian mbi programin Operativ krejtësisht të ndaluar “Mjedis rrethues” në të dyja boshtet “turizëm” dhe “zhvillim qytetar” nga programi Operativ “Zhvillim regjional” i Bullgarisë.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturat korrigjime financiare në përmasë të rreth 100 milionë eurove për shkak të parregullsive të lejuara gjatë zhvillimit të porosive shoqërore mbi projekte për “ciklet e ujit” të programit Operativ “Zhvillim regjional” në periudhën 2010-2013. Komisioni Evropian ka këmbëngulur për aplikimin e të ashtuquajturit korrigjim të “sheshtë” financiar, rreth 10% nga secili. Pritet që gjatë javës së ardhshme Bullgaria zyrtarisht ta informoi komisionin, se e pranon këtë propozim. Bëhet fjalë për shkelje të porosive shoqërore, të kryera kryesisht nga baskitë. Por ata nuk disponojnë me buxhetin e duhur për pagimin e të ashtuquajturave “korrigjime”. Prandaj, me kërkesë të presidentit Rosen Plevneliev ministrat teknik pranuan gjobat të paguhen nga buxheti qendror, ku për këtë qëllim do të propozohet aktualizimi i tij pas zgjedhjeve.
Qeveria e fundit e Partisë Socialiste Bullgare dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë mbronte tezën e kundërt-bashkitë të marrin përsipër vet peshën e procedurave të shkelura prej tyre të porosive shoqërore mbi programet evropiane. Por, e vërteta është se dhe administrata shtetërore kishte po kështu pjesë në parregullsitë e lejuara. I ngjashëm do të jetë qëndrimi dhe gjatë korrigjimeve financiare të llogaritura në këtë moment mbi programin Operativ “Zhvillim regjional” në sferat “turizëm” dhe “një politikë regjionale dhe qytetare. Otiti tek to pritet të përfundojë në fund të muajit duke u supozuar se, korrigjimet financiare do të dalin në rreth 50 milion euro. Zaharieva saktësoi se, paratë mbi këto korrigjime nuk janë të humbura, ato mbeten në dispozicion të Bullgarisë, por do të mund të përdoren për projekte të tjera. E dini se, Programi Operativ “Mjedis rrethues” ka një mbi-marrëveshje në një shkallë të mjaftueshme, kështu që këto para të mund të drejtohen drejt projekteve të tjera, rikujtoi ajo. Në Bruksel zëvendëskryeministrja bullgare shqyrtoi po kështu përgatitjen për periudhën e ardhshme programore mbi Programet Operative “Regjione në rritje”. Qe arritur përparim mbi çështjen për projektet e 28 qyteteve nga tipi vende të vogla të populluara, me kusht, se ruhet parimi konkurrent gjatë zgjedhjes së projekteve me një kriter bazë arritjen e rritjes, krijimin e vendeve të punës dhe ruajtjen e potencialit demograf.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..