Sot në Burgas është Ditë Zie në kujtim të tri viktimave të përmbytjes së fundit në mbrëmjen e së shtunës. Fundjavës gjendje fatkeqësie ishte dhe në Bashkitë Haskovo dhe Stara Zagora. Disa ditë më parë vala e ujit preku qytetin Berkovicë, ndërsa në fillim të muajit nën ujin u gjet qyteti Mizi. Numri i të gjitha viktimave në Bullgari arriti 25. Ky numër viktimash është shumë i madh në krahasim me viktimat në vendet fqinje ku përmbytjet ishin shumë më serioze.
Në Rumani u prekën 10 qarqe, reshjet e shiut ishin më dendura se ato në Bullgari dhe viktimat aty ishin pesë. Bosnjë e Hercegovina, si dhe Serbia patën përmbytjet më të mëdha të 120 viteve të fundit. Në Bosnjë-Hercegovinë stuhia e ujit mori jetën e 11 personave, kurse në Serbi ku ranë shira më se 250 litra në metër kub viktimat ishin rreth 30. Pothuajse aq ishin këtë stinë edhe në Bullgari, megjithëse në vend 200 litra në metër kub konsiderohet të jetë pragu kritik.
E vërteta është se edhe këtë vit Bullgaria ishte e papërgatitur në evitimin e fatkeqësive në raport me vendet fqinje. Është e vërtetë po ashtu se përmbytjet deri tani nuk ishin karakteristike për Bullgarinë. Te ne më tepër kemi pasur probleme me zjarret gjatë stinës së verës. Mirëpo, nga fillimi i shekullit të XXI-të situata dalëngadalë është duke ndryshuar. Në vitin 2005 Bullgaria u prek nga përmbytjet dhe sivjet edhe një herë i përjetuam.
Për fat të keq nuk nxorëm mësim nga fatkeqësitë. Arsyet janë të qarta – prerja e paligjshme të pyjeve ku mbahet një pjesë e ujit gjatë reshjeve të dendura, jo pastrimi i shtratit të lumenjve dhe greminave, bile aty i hedhim mbeturinat, si dhe ndërtimi i paligjshëm në zonat ku ka shkarje dheu.
Problem tjetër të madh përbën sistemi i digave të liqeneve artificiale dhe të lumenjve, i cili sistem nuk dihet prej kujt menaxhohet. Disa nga këto diga po shkatërrohen, ndërsa të tjerat shfrytëzohen për peshkim. Dhe kur vjen koha e nxjerrjes së peshkut, uji tërhiqet pa u menduar fare çfarë do të shkaktojë uji i lëshuar. Gjatë përmbytjeve u bëmë dëshmitarë se si peshku u gjet në shtëpinë e prekura. “Peshku s’bie nga qielli”, ishte komenti i njërit nga të prekurit.
Prej vitesh shteti, bashkitë dhe shoqëria ia kanë vënë vetes qëllimin – të ndalojmë prerjen e paligjshme të pyjeve, të mos hedhim mbeturina kudo që e kemi qejfin, të menaxhojmë siç duhet liqenet artificiale, më së fundi të ndërtojmë një sistem bashkëkohor të paralajmërimit të përmbytjeve dhe ta kemi sistemin e mbrojtjes civile të pajisur mirë.
Për fat të keq, as shteti, as shoqëria bën përpjekje në këtë drejtim. Përmbytjet që përjetuam kohën e fundit do të ndodhin dhe në të ardhme, sepse klima e globit ka ndryshuar. Shpresojmë se sa më shpejt do ta perceptojmë atë dhe do të marrim masat e duhura.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..