Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në praninë e përforcuar të NATO-s në regjionin e Detit të Zi

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë muajit mars forcat ushtarako-detare të Bullgarisë, Rumanisë dhe ShBA-së zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtare në juglindje nga Konstanca-Rumani. Nga data 10 gusht deri më 12 shtator, ose në vazhdim të më shumë se një muaj, forcat ushtarako-ajrore bullgare dhe amerikanë zhvillojnë stërvitje nën emërtimin “Shqiponja Trake”. Fill sapo kishte përfunduar ajo, gjatë gjysmës së dytë të muajit shtator një repart i trupave të posaçme bullgare do të përfshihet në stërvitjen shumëkombëshe ushtarake “Tredhëmbësh i Shpejtë” në Ukrainën Perëndimore. Në të është dashur të marrë pjesë dhe Rusia, por në kontekstin e krizës ukrainase tani ajo e klasifikon si provokim. Është e vërtetë se, të gjitha këto manovra nuk kanë qenë të planifikuara për shkak të krizës, por janë të parashikuar akoma përpara se ajo të përhapet. Por është e vërtetë dhe stërvitjet u zhvilluan dhe po zhvillohen pavarësisht nga kjo krizë, në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar në regjionin detar, dhe nuk ka sesi të shikohen jashtë kontekstit të pranisë së përforcuar të NATO-s në të.

Argumentet me të cilat Bullgaria merr pjesë aktive në këtë prani janë më shumë se një. Përpara kohe presidenti dhe kryekomandant i forcave të armatosura, Rosen Plevneliev alarmoi se gjuajtësit bullgarë, të cilët e mbrojnë hapësirën ajrore kombëtare, janë ngritur shumë më shpesh për shkak të fluturimeve të avionëve rusë të transportit dhe hetues mbi Detin e Zi. Duke shprehur dyshim se, Rusia me paramendim provokon fluturime jashtë radhe të aviacionit luftarak të Bullgarisë, që të pakësojë resursin fluturues të gjuajtësve MiG 29, që drejtpërdrejtë varet prej saj (Rusia), presidenti këmbënguli për “më shumë NATO” në Bullgari dhe në regjion. Qeveria e atëhershme e Pllamen Oresharskit nuk e pranojë tezën për “më shumë NATO”, por gjatë kabinetit të tanishëm teknik ajo përsëri është aktuale. Jo rastësisht për shembull, trajnimi bullgaro-amerikane “Shqiponja Trake” stërvit mbrojtjen e hapësirës ajrore, njohjen vizuale dhe shoqërimin e avionëve.

Me shkallëzimin e krizës ukrainase rriten edhe shqetësimet rreth saj. Përpara Radios Kombëtare Bullgare ministri i mbrojtjes Velizar Shallamanov deklaroi se ka kërcënime për tërësinë territoriale të vendeve evropiane dhe nuk mund të përjashtohen të tilla edhe për Bullgarinë. Kishte një kërcënim territorial dhe për Gjeorgjinë, tani ka për Ukrainën, ka një konflikt të ngrirë në Moldavi, në Nagorni Karabah kështu që nuk mund të përjashtojmë kërcënimet e drejtpërdrejta dhe për Bullgarinë, saktësoi Shallamanov dhe dha të kuptohet qartë se, Sofja shqetësohet jo vetëm nga ngjarjet në Ukrainë por dhe prej pikave të zjarrta në regjion. Prandaj dhe në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uells, që u zhvillua gjatë javës së kaluar, Bullgaria përkrahu planin e pranuar për veprim për rritjen e gatishmërisë së Aleancës. U arrit deri aty, që NATO-s të kërkohet plan për mbrojtje të Bullgarisë dhe të Rumanisë, i cili të përcaktojë angazhimet e Aleancës në rast të sulmit kundër tyre. Ku masa të drejtpërdrejta që këtu e tutje mund të presim zgjerimin e poligonit në Novo sello për stërvitje të NATO-s, thellimin e bashkëpunimit në Detin e Zi, si dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta rreth garantimit të sovranitetit ajror të Bullgarisë. Në Uells Bullgaria tanimë propozoi që qendra e komandës kombëtare për vërejtje të ekuatorit në Detin e Zi, të vendosur në Varna, të kthehet në një qendër komande të NATO-s. U propozua po kështu që poligoni në Novo sello të jetë i lidhur në mënyrë operative me të ngjashmet e tij infrastruktura ushtarake në Rumani, Poloni dhe Gjermani. Piqen ide për përpilimin e një programi kombëtar, i cili të garantojë dhe mjetet e domosdoshme për këtë nga buxheti kombëtar, që të mund ndaj tyre të shtohen dhe mjete nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian dhe nga shtete, të cilat tregojnë solidaritet ndaj Bullgarisë. Në ecuri është një proces, i cili larg e tejkalon mandatin e qeverisë së tanishme teknike dhe i cili tanimë do të zhvillohet nga qeveria e re pas zgjedhjeve përpara afatit më 5 tetor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Është e paarsyeshme që qeveria të hezitojë për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..

botuar më 24-06-03 6.02.MD