“Atëherë – e kam thënë shumë herë para shokëve të mi, ishte shumë lehtë të bëhesh shkrimtar, sepse nuk kishte shkrimtarë, ekzistonte vetëm Ivan Vazovi, të gjithë e shikonin dhe respektonin dhe ai krijoi autoritetin e shkrimtarit. Kush e ka lexuar, kush nuk e ka lexuar, tregonte Vazovi. Ai ishte simbol i shkrimtarit dhe ai qëndronte para syve të të gjitha klasave në shoqëri”. Këtë e ka thënë Elin Pelini në takimin me kolegët e tij me rastin e jubileut të tij të 70. Dy vjet më vonë – në vitin 1949, ai u nda nga jeta për të hyrë në panteonin e shkrimtarëve të mëdhenj bullgarë. Kontributi i tij në zhvillimin e beletristikës dhe letërsisë sonë për fëmijë i cakton vend ndër autorët bullgarë të klasikes.
Në shikim të parë subjektet e Elin Pelinit nuk dallohen me ndonjë dramatizëm të veçantë ose me kthesa të ndërlikuara. Por depërtimi në botën e tij hap dyert drejt një jete të plotë vlefshme dhe vitale, drejt urtësisë jetësore, filozofisë dhe moralit të popullit bullgar. Prandaj, nëse dikush do që ta njohë historinë e fshatit bullgar, ai detyrimisht duhet të fillojë me tregimet e tij. Elin Pelini ka lindur në vitin 1877 në fshatin Bajllovo, si një prej 11 fëmijëve në familjen e një mësuesi. Babai i tij ishte njeri i zgjuar me botëkuptim rilindës, i cili donte jo vetëm t’i rritë fëmijët e tij, por dhe t’i arsimojë. Fëmijëria dhe rinia e Dimitër Stojanovit (emri i vërtetë i shkrimtarit) kaluan në varfëri. Ka mësuar në qytete të ndryshme, nuk arriti të mbarojë gjimnazin, por mbeti i pasionuar pas leximit. Që në moshë 20 vjeç – në vitin 1897, filloi të shkruajë veprat e tij më serioze.
“Isha aq i ri, kur fillova të merresha me shkrim, kështu që bile kam harruar shkakun për këtë dëshirë time” – thotë shkrimtari në fund të jetës së tij krijuese.
Në fillim ka ëndërruar për diçka tjetër – të bëhet piktor dhe është paraqitur për konkurs në Shkollën e Vizatimit. Nuk e pranuan dhe ai vazhdoi me shkrimin. Në vitin 1897 Dimitër Stojanovi pranoi nofkën Elin Pelin dhe krijoi disa prej tregimeve të tij emblematike si “Mulliri i erës”, “Mallkimi i zotit”, “Joshja”, “Mysafiri”. Por, ai, si shkrimtarët e tjerë, i vlerëson veprat e veta në mënyrë të ndryshme nga lexuesit. E kuptojmë këtë nga intervista e tij e fundit, të ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare, bërë me rastin e jubileut të tij të 70:
“Na thoni cilat prej veprave tuaja i pëlqeni më shumë dhe pse? Kësaj pyetje vështirë përgjigjet. Nënat i duan fëmijët e tyre edhe më shumë, kur ata janë të shëmtuar ose të fatkeq. Dua të mendoj, se edhe unë i dua më shumë ato vepra, të cilave lexuesi u kushton më pak vëmendje ose të cilat nuk i pëlqejnë.”
Historitë e thjeshta, të treguara me dashuri dhe buzëqeshje nga Elin Pelini, gjithmonë përmbajnë temën për gjërat më me vlerë në jetën e njeriut. Ëndrrat, dashuria, mëkatet dhe shlyerja e tyre, dashuria ndaj tokës dhe punës janë pjesë nga realiteti në fshatin bullgar. Dhe me gjithë fatet dhe situatat tragjike, gjithmonë ndihet shpresa për shpëtim dhe lartësim. Me një natyrshmëri mahnitëse këngëtari i fshatit bullgar përshkruan takimin fatal midis së vjetrës dhe së resë në botën patriarkale të bullgarit, botë e cila gradualisht po zhduket. Me kalimin e kohës kjo botë tradicionale është fshirë nga ndryshimet që po vinin së pari në rendin shoqëror borgjez dhe pas kësaj në atë komunist. Në vitet e tij të fundit autori i tregimeve “Korrja”, “Në arë” dhe “Ëndërruesit” bëri përpjekje të tregojë për një botë rrënjësisht të kundërt të asaj patriarkale, në të cilën aroma e fushës dhe besnikëria ndaj tokës tashmë nuk ekzistonin. Ja një incizim nga Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin bëhet fjalë për lëvizjen aksioniste në vitet pas vendosjes së pushtetit pro sovjetik në Bullgari. “Shoku Elin Pelin, ju keni shkruar tregimin “Harabelat e tetës Dojna” me subjekt nga lëvizja e aksionisteve. Na thoni si e konsideron këtë lëvizje vullnetare të brigadave dhe sukseset e saj të mëdha në ndërtimin socialist?
Lëvizja aksioniste është me rëndësi të madhe për rininë. Ajo e afron me shtetin. Krijon tek të rinjtë ndjenjën e kolektivit kundër ndjenjave të këqija egoiste. Lëvizja aksioniste e gëzon çdo patriot të vërtetë”.
Por jo me këto tregime të tij të fundit Elin Pelin hyri në panteonin e klasikes bullgare. Atje jetojnë personazhet e tij të tjerë – të menduar, të preokupuar, të dashuruar ose të gëzuar. Emrat e tyre i mbajmë mend që nga bankat e shkollës – Angelinka, Hristina, Ellka dhe Geraku i moshuar, prifti Sisoj dhe Bllagollazh.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..
“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..