Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1949-ta: Elin Pelini – këngëtari i fshatit bullgar

БНР Новини
Foto: arkiv

“Atëherë – e kam thënë shumë herë para shokëve të mi, ishte shumë lehtë të bëhesh shkrimtar, sepse nuk kishte shkrimtarë, ekzistonte vetëm Ivan Vazovi, të gjithë e shikonin dhe respektonin dhe ai krijoi autoritetin e shkrimtarit. Kush e ka lexuar, kush nuk e ka lexuar, tregonte Vazovi. Ai ishte simbol i shkrimtarit dhe ai qëndronte para syve të të gjitha klasave në shoqëri”. Këtë e ka thënë Elin Pelini në takimin me kolegët e tij me rastin e jubileut të tij të 70. Dy vjet më vonë – në vitin 1949, ai u nda nga jeta për të hyrë në panteonin e shkrimtarëve të mëdhenj bullgarë. Kontributi i tij në zhvillimin e beletristikës dhe letërsisë sonë për fëmijë i cakton vend ndër autorët bullgarë të klasikes.

Në shikim të parë subjektet e Elin Pelinit nuk dallohen me ndonjë dramatizëm të veçantë ose me kthesa të ndërlikuara. Por depërtimi në botën e tij hap dyert drejt një jete të plotë vlefshme dhe vitale, drejt urtësisë jetësore, filozofisë dhe moralit të popullit bullgar. Prandaj, nëse dikush do që ta njohë historinë e fshatit bullgar, ai detyrimisht duhet të fillojë me tregimet e tij. Elin Pelini ka lindur në vitin 1877 në fshatin Bajllovo, si një prej 11 fëmijëve në familjen e një mësuesi. Babai i tij ishte njeri i zgjuar me botëkuptim rilindës, i cili donte jo vetëm t’i rritë fëmijët e tij, por dhe t’i arsimojë. Fëmijëria dhe rinia e Dimitër Stojanovit (emri i vërtetë i shkrimtarit) kaluan në varfëri. Ka mësuar në qytete të ndryshme, nuk arriti të mbarojë gjimnazin, por mbeti i pasionuar pas leximit. Që në moshë 20 vjeç – në vitin 1897, filloi të shkruajë veprat e tij më serioze.

“Isha aq i ri, kur fillova të merresha me shkrim, kështu që bile kam harruar shkakun për këtë dëshirë time” – thotë shkrimtari në fund të jetës së tij krijuese.

Në fillim ka ëndërruar për diçka tjetër – të bëhet piktor dhe është paraqitur për konkurs në Shkollën e Vizatimit. Nuk e pranuan dhe ai vazhdoi me shkrimin. Në vitin 1897 Dimitër Stojanovi pranoi nofkën Elin Pelin dhe krijoi disa prej tregimeve të tij emblematike si “Mulliri i erës”, “Mallkimi i zotit”, “Joshja”, “Mysafiri”. Por, ai, si shkrimtarët e tjerë, i vlerëson veprat e veta në mënyrë të ndryshme nga lexuesit. E kuptojmë  këtë nga intervista e tij e fundit, të ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare, bërë me rastin e jubileut të tij të 70:

“Na thoni cilat prej veprave tuaja i pëlqeni më shumë dhe pse? Kësaj pyetje vështirë përgjigjet. Nënat i duan fëmijët e tyre edhe më shumë, kur ata janë të shëmtuar ose të fatkeq. Dua të mendoj, se edhe unë i dua më shumë ato vepra, të cilave lexuesi u kushton më pak vëmendje ose të cilat nuk i pëlqejnë.”

Historitë e thjeshta, të treguara me dashuri dhe buzëqeshje nga Elin Pelini, gjithmonë përmbajnë temën për gjërat më me vlerë në jetën e njeriut. Ëndrrat, dashuria, mëkatet dhe shlyerja e tyre, dashuria ndaj tokës dhe punës janë pjesë nga realiteti në fshatin bullgar. Dhe me gjithë fatet dhe situatat tragjike, gjithmonë ndihet shpresa për shpëtim dhe lartësim. Me një natyrshmëri mahnitëse këngëtari i fshatit bullgar përshkruan takimin fatal midis së vjetrës dhe së resë në botën patriarkale të bullgarit, botë e cila gradualisht po zhduket. Me kalimin e kohës kjo botë tradicionale është fshirë nga ndryshimet që po vinin së pari në rendin shoqëror borgjez dhe pas kësaj në atë komunist. Në vitet e tij të fundit autori i tregimeve “Korrja”, “Në arë” dhe “Ëndërruesit” bëri përpjekje të tregojë për një botë rrënjësisht të kundërt të asaj patriarkale, në të cilën aroma e fushës dhe besnikëria ndaj tokës tashmë nuk ekzistonin. Ja një incizim nga Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin bëhet fjalë për lëvizjen aksioniste në vitet pas vendosjes së pushtetit  pro sovjetik në Bullgari. “Shoku Elin Pelin, ju keni shkruar tregimin “Harabelat e tetës Dojna” me subjekt nga lëvizja e aksionisteve. Na thoni si e konsideron këtë lëvizje vullnetare të brigadave dhe sukseset e saj të mëdha në ndërtimin socialist?

Lëvizja aksioniste është me rëndësi të madhe për rininë. Ajo e afron me shtetin. Krijon tek të rinjtë ndjenjën e kolektivit kundër ndjenjave të këqija egoiste. Lëvizja aksioniste e gëzon çdo patriot të vërtetë”.

Por jo me këto tregime të tij të fundit Elin Pelin hyri në panteonin e klasikes bullgare. Atje jetojnë personazhet e tij të tjerë – të menduar, të preokupuar, të dashuruar ose të gëzuar. Emrat e tyre i mbajmë mend që nga bankat e shkollës – Angelinka, Hristina, Ellka dhe Geraku i moshuar, prifti Sisoj dhe Bllagollazh.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nevena Kokanova

Viti 2000 – Nevena Kokanova – dama e parë e kinemasë bullgare

Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka   nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..

botuar më 15-09-12 10.55.PD

1999 – Saga e nëpunësve mjekësorë në Libi

Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..

botuar më 15-09-05 9.15.PD

Viti 1997 - Fillimi i ri

Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..

botuar më 15-08-22 9.30.PD