Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Mbrëmje në pallatin “Vrana”

БНР Новини
Foto: BGNES

Nëntë kilometra në lindje të qendrës së Sofjes ndodhet pallati “Vrana”. Në vitin 2011 Simeon Sakskoburgota, ish kryeministri i Bullgarisë, dhe princesha Marija Luiza ia dhuruan kompleksin Bashkisë së kryeqytetit me qëllim hapjen e muzeut, arkivit dhe bibliotekës së specializuar, të kushtuar historisë së dinastisë mbretërore. Nga data 12 deri më 14 shtator parku madhështor i pallatit do të kumbojë nga kryevepra prej thesarit botëror muzikor. Festivali “Ndau muzikën” do ta takojë publikun me tre dirigjentë të dalluar në tre mbrëmje me radhë.

“Mund të thuhet se koncertet janë një premierë për Bullgarinë – tregon drejtori i Filarmonisë së Sofjes z. Javor Dimitrov. – Ideja e Filarmonisë së Sofjes dhe e Bashkisë së Kryeqytetit është të krijohet një skenë e re në prag të ditës së Sofjes (më 17 shtator), ku të tingëllojë kryesisht muzikë klasike. Projekti është analog me mbrëmjet në parkun e Akademisë Ushtarake, organizuar nga Opera Kombëtare. Ideja lindi në një bisedë me Kryetaren e Bashkisë sonë znj. Jordanka Fandëkova. Jam i lumtur, se ajo e pranoi me mirëkuptim dhe ja tani ndodhemi në prag të festivalit. Ditën e pare do të ketë program me pjesëmarrjen e kryedirigjentit të filarmonisë Martin Pantellev dhe sopranos Vera Girginova. Kemi zgjedhur vepra që janë të dashur për adhuruesit e muzikës klasike. Shpresoj, se atmosfera romantike e pallatit do të kontribuojë për këtë që të pranishmit të ndihen në mënyrë komode.”

Në programin e mbrëmjes së parë është përfshirë vepra e Martin Pantellevit “Ishulli”. Për të Javor Dimitrovi tregon: “Kjo është një vepër që para pak kohe e përfshimë në repertorin e filarmonisë dhe ajo i pëlqeu shumë publikut. Me të prezantojmë kryedirigjentin tonë si kompozitor. Ai ka biografinë e vet të mirë në këtë fushe edhe jashtë shtetit. Martini është autor, i cili drejton krijimtarinë e vet ndaj adhuruesve të muzikës humane. Ajo mban nuanca romantike, të gërshetuara me elemente impresioniste.” Mbase pallati “Vrana” ende është në proces të rikonstruksionit, koncertet do të mbahen në skenë të hapur në vet parkun e kompleksit. Ky fakt imponon kufizim në numrin e vizituesve – janë siguruar rreth 350 vende. “Bëhet fjalë për një monument të kulturës, këto rrethana përkufizojnë edhe karakterin e programit – thotë Javor Dimitrovi. – Ideja e mbrëmjes së dytë është takimi i brezave, pikërisht midis Filarmonisë së Sofjes dhe Filarmonisë “Pionier” nën dirigjimin e Maksim Eshkenazi. Realizuam këtë projekt me sukses në sallën “Bëllgaria”. Duam të tregojmë përsëri, se Filarmonia e Sofjes është një institut  i cili ndihmon dhe  u jep dorë kolegëve të saj të rinj. Gjatë natës së tretë do të marrë pjesë Kori Kombëtar i Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”. Stina e ardhshme muzikore do të kalojë nën shenjen e tij, sepse mbushen 70 vjet nga themelimi i tij. Ky koncert final i programit të festivalit “Ndau muzikën” do të jetë nën dirigjimin e Ljubka Biagioni, ndërsa solistë do të jenë sopranoja Marta Torbidoni dhe tenori Mihaill Mihajllov. Shpresoj, se bashkë me publikun nën qiell të hapur do të kënaqmi me interpretimet e mrekullueshme të orkestrës sonë, e cila mbron kriteret e larta për muzikën simfonike.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD