Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozitat e Bullgarisë në KE po forcohen

БНР Новини
Foto: BGNES

Ditën e mërkurë u bë e qartë përbërja e re e Komisionit Evropian (KE) ku një pozitë e lartë i takon Bullgarisë. Bullgarja Kristalina Georgieva, e cila deri atëherë ishte komisionere e BE-së për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimin në rast krizash, nga data 1 nëntor do të përgjigjet për buxhetin dhe burimet njerëzore. Pritjet e Bullgarisë për poste të larta në Bruksel jo vetëm u vërtetuan, por edhe u tejkaluan.

Fillimisht pritej që Kristalina Georgieva të zgjidhet përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, por u ngarkua me detyrën për buxhetin dhe burimet njerëzore. Bullgarja po ashtu do të jetë zv.kryetare e Komisionit Evropian. Kristalina Georgieva do të kujdeset për drejtoritë të përgjithshme të buxhetit, burimeve njerëzore, politikës tatimore dhe të luftës kundër mashtrimeve. Bullgarja po ashtu do të ndjekë punën e shërbimeve për pagesat, emërimet, infrastrukturën dhe logjistikën. Për detyrë ajo të ketë Shërbimin Evropian të Përzgjedhjes së Kuadrove, si dhe Shkollën Evropiane të Administratës. Deri tani asnjë përfaqësues bullgar në KE nuk është ngarkuar me funksione aq të përgjegjshme. Ndryshe nga zëvendësit e tjerë të kryetarit të KE-së, Xhan Klod Junker, znj. Georgieva do të merret jo vetëm me koordinimin, por njëkohësisht do të përgjigjet për bërjen e politikave lidhur me shpërndarjen e buxhetit evropian. Deri tani, duke qenë komisionere e BE-së për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimin në rast krizash, Kristalina Georgieva menaxhonte buxhet prej 1 miliard euro në vit. Tani ajo së bashku me ekipin e saj do të menaxhojë buxhet prej 140 miliardë eurosh në vit.

Deri tani detyrat për buxhetin dhe burimet njerëzore ndaheshin mes tre komisionerëve evropianë, derisa në Komisionin e ri Evropian këto detyra i takojnë vetëm Kristalina Georgievës. Faktikisht, bullgarja është mes zv.kryetarëve më të rëndësishëm të Xhan Klod Junkerit.

Funksionet e reja znj. Georgieva do t’i ushtrojë në interes të të gjithë BE-së, por sigurisht do të kenë dobi dhe po ashtu për Bullgarinë. Kristalina Georgieva do të kontrollojë sfera të cilat janë shumë problematike për Bullgarinë. Bullgarja është në dijeni me problemet e vendit dhe ky fakt do të kontribuojë në zgjidhjen e tyre efektive.

Mandati i ri i Kristalina Georgievës përkon me një periudhë shumë të rëndësishme për Bullgarinë – kryesinë e BE-së që vijon ta marrë vendi ynë gjatë 2018-ës. Kjo rrethanë do të favorizojë përgatitjen e vendit për kryesinë.

Në hierarkinë e KE-së u ngit edhe një bullgare tjetër – znj. Mina Andreeva. Deri tani ajo ishte zëdhënëse e komisioneres së BE-ës për drejtësinë, Vivian Reding, ndërsa tani do të jetë mes tre zëdhënësve kryesorë të KE-së.

Këto poste të larta janë bazë për t’u ngritur autoriteti i Bullgarisë në Bruksel. Si vendi do të përfitojë nga mundësitë e reja, do të shohim në të ardhme. Komisioni i ri Evropian hyn në fuqi më 1 nëntor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD