Një bum i vërtetë kulturor i pret banorët dhe miqtë e Plovdivit në Natën e Muzeve dhe të Galerive në qytet. E pikërisht: mbi 120 ngjarje në mbi 90 lokacione me pjesëmarrjen e më shumë se 500 artistë nga Plovdivi, vendi dhe jashtë. Qyteti i zgjedhur nga juria ndërkombëtare për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019, tani do të festojë përvjetorin 10 vjeçar të Mbrëmjes. Më 12 dhe 13 shtator për adhuruesit e artit hapet një zgjedhje e madhe prej ekspozitave, koncerteve, shfaqjeve teatrale... Më datë 12 prezantohen pjesëmarrësit tradicional si Muzeu Historik dhe Muzeu Etnografik, si dhe shumë galeri – ve në dukje në një intervistë për Radio Bullgarinë Adriana Mihajllova, PR menaxhere e maratonës artistike. Dhe akoma:
“Si aksent në këtë program do të jap shembull me këtë se, sivjet Instituti Kulturor Francez për herë të parë përfshihet në ngjarje me një ekspozitë, e cila do të prezantohet në galerinë artistike të qytetit. Në të artistë modernë francezë tregojnë interpretimet e veta të krijimtarisë së Marsell Djushanit – një piktor dhe teorik i artit modern. Ekspozita titullohet “Kuti në valixhe”. Një moment tjetër interesant në programin “Muze dhe galeri” është pjesëmarrja e Muzeut Historik, i cili do të prezantojë për herë të parë përpara publikut të gjerë katër ekspozita të veta, të përshtatur për njerëz të verbër. Muzeu Etnografik do të përfshihet me një sallon për prerje retro flokësh. Muzeu i aviacionit do të ketë avio-demonstrime interesante, përfshi dhe fluturim me balon.”
Në programin e Mbrëmjes sivjet marrin pjesë dhe hapësira të reja të artit – për shembull galeri në lagjen “Kapani” që formohet si një lokacion i ri i industrive krijuese në Plovdiv. Më 13 shtator aksenti është kryesisht mbi artet e interpretimit me programin “Kultura dhe klub”. Teatri Dramatik në qytetin Plovdiv do të propozojë një shou audio-vizuale, duke parashtruar atë që ngjan mbi skenën e fasadës së vet. Kështu ajo do të shikohet nga një publik suplementar – ai nga rruga.
“Në këtë program “Kulturë dhe klub” do të ketë dhe shumë koncerte – shton Adriana Mihajllova. – Radio Plovdivi është shumë pjesëmarrës aktiv në të. Do të ketë Jazz Night, organizuar përpara godinës së radios në Plovdiv. Dhe akoma: koncert të Teodosij Spasovit në oborrin e Teatrit Dramatik. Shumë klube dhe bare do të propozojnë një program muzikor. Vatrat e kulturës po kështu do të përfshihen me shfaqje të veta. Në kuadrin e programit “Kultura dhe klubi” do të hapen dhe hapësira të reja kulturore, kushtuar artit modern.”
Programi i tretë bazë në maratonën artistike është quajtur “Qyteti dhe hapësirat publike”. Ai përfshin si 12 ashtu dhe 13 shtatorin me shumë përformanca, ekspozita dhe ngjarje nga më të ndryshmet në mjedis urban. Në këtë program për shembull fondacioni “Art, vepra dhe dokumente” me ndihmën e artistëve bullgarë dhe të huaj propozon një vështrim të ri ndaj gjashtë lokacioneve në të ashtuquajturën hartë alternative të Plovdivit. Bëhet fjalë kryesisht për objekte nga e kaluara si depot e gjera prej duhani ose kinemaja “Kozmos”, të cilët kthehen në skenë të projekteve interesante artistike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..