Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi Arkeologjik Akua Kalide afër Burgasit – historia shumëshekullore e ujërave termale

БНР Новини

Gjatë sezonit të ardhshëm turistik qyteti i lashtë “Akua kalide Termopolis” afër Burgasit (ujërat termo-minerale të Burgasit) do të shndërrohet në një vend shumë tërheqës si për bullgarët, ashtu dhe për të huajt. Një çati e padukshme do të mbulojë gjurmët e ujërave të lashta minerale, të njohura që nga koha e perandorëve.

СнимкаDikur, në shek. I para erës së re trakët e kanë shfrytëzuar “Akua kalide Termopolis” si tempulli i shenjtë i tri nimfave. Banjat e para janë ndërtuar në mes të shek. I nga perandorët romakë. Qyteti ka vazhduar të lulëzonte edhe në kohën e Bizantit. Që t’i mbronte ujërat minerale nga sulmet e barbarëve, perandori Justinian I (527-565) e ka rrethuar Akua kaliden me një mur guri, sepse që atëherë  dihej për vetitë kuruese të ujit atje.

СнимкаNë rezervatin arkeologjik na shpie Doc. Dimço Momçillov: “Gërmimet në këtë kompleks filluan mezi në vitin 2008. Zbulimi më i madh ishte kur e gjetëm veten në mes të gjurmëve të një banje bizantine. Rreth e rrotull kësaj të fundit gjetëm një qytet të madh me sipërfaqe prej 10 kilometrave katrorë. Deri në shekujt V-VI të erës së re ky ka qenë një stacion rruge, derisa qyteti i lashtë romak ka ekzistuar që nga shekulli i II-të. Pas kësaj vendbanimin e kanë vënë në flakë fiset gote dhe gjatë shekullit të IV-të banjat ishin rindërtuar. Për këtë dëshmon arkitektura e periudhës së hershme të Bizantit. Gërmimet nxorën në pah disa depo të posaçme, pjesë të kishave, si dhe një fortesë 40 metrash, të ndërtuar gjatë shekullit të IV-të nga perandori Justinian. Qyteti është vizituar kryesisht nga njerëzit të cilët kërkonin shërim, por ndërkohë shpeshherë është sulmuar.”

СнимкаFati i qytetit antik me ujërat e nxehta minerale ka ndryshuar gjatë shekujve të ndryshme. Shumë dëme i kanë shkaktuar kryqëzatat e 1204-ës, kur perandori latin Henri II ka urdhëruar që të digjej qyteti pasi vëllai i tij Balduin Flandërski është marrë në robëri nga cari bullgar Kalojan. Në vitin 1562 në Akua kalide Termopolis ka mbërritur sulltani Sulejmani II. Në shenjë mirënjohjeje për kurën ai është urdhëruar që në vend të banjave të asgjësuara të ndërtohen banja të reja. Sot banja e sulltanit ose siç e quajnë vendasit “banja turke” është plotësisht e restauruar. Është veshur me mermer dhe me qeramikën karakteristike për stilin oriental. Ideja është që banja, e cila daton që nga shekulli i XVII-të, të shndërrohet në një pikë turistike të ujërave minerale dhe procedurave kuruese.

Ashtu do të duket kompleksi pas fundit të projektit.Bashkia e Burgasit ka ide të qartë se si të ekspozohen të gjitha artefaktet nga Akua Kalide, vë në dukje Doc. Momçillov: “Gjatë vitit të kaluar përcaktuam parametrat e banjave rreth burimeve minerale, ka gjurmë të ndryshme arkitekturale dhe struktura të shtrira mbi 4-5 dynymë. Ideja është që banja turke dhe gjurmët romake e bizantine të bashkohen në një kompleks arkeologjik dhe qyteti të shndërrohet në një pikë në të vërtetë turistike.”

Ky projekt ambicioz përfshin po ashtu dhe muze ku do të ekspozohen të gjitha artefaktet të gërmuara në Akua Kalide. Pra, këto janë monedha prej ari, instrumente mjekësore dhe pajisje për banjë. Në banjën turke do të ketë si pishinë me ujë të ngrohtë, ashtu dhe pishinë me ujë të ftohtë, plus vende të posaçme destinuar masazheve me anë të barnave.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Bashkia e Burgasit




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD