Të rinjve të Organizatës “Transformatorët” u pëlqen të krijojnë, të projektojnë dhe të ndryshojnë hapësirën urbane. Këta janë arkitektë të rinj të cilët tashmë pesë vjet realizojnë idetë e tyre krijuese. “Transformatorët” u popullarizuan në vend sidomos pas idesë për të pikturuar panelet e vjetra elektrike në rrugët kryesore të Sofjes. “Fillimisht njerëzit na shihnin me skepticizëm, por së shpejti ideja jonë u bë njëri nga projektet më të dashura artistike për kryeqytetasit”, kujton arkitektja e re Gergana Tileva, e cila është anëtare e Organizatës “Transformatorët”. Cili, sipas saj, është mjedisi i përkryer urban?
“Ky do të ishte diçka në mes të Parisit dhe Londrës. Parisi është si një kartolinë poste. Aty ndodhin gjëra të reja dhe interesante, por gjithsesi të bazuara në politikën konservatore, e cila politikë përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore. Derisa Londra është një qytet tepër dinamik, ku ndodhin gjërat moderne në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe artit. Parisi sikur e ka përqafuar të kaluarën, kurse Londra – të ardhmen. Duhet të gjejmë mesin e artë. Nga njëra anë është historia dhe trashëgimia kulturore, pra kartëvizita e Sofjes, dhe nga ana tjetër – është improvizimi që mjedisi urban të duket edhe më dinamik.”
Vitin e fundit transformatorët improvizuan me monumentet e së kaluarës së afërme të cilat monumente janë ngarkuar me asociacione kontradiktore. Monumenti i parë i rinovuar ishte “Kambanat” në kryeqytet, ku dikur gjatë periudhës së socializmit organizohej asambleja për fëmijët “Flamuri i paqes”. Që të drejtojnë vëmendjen te ky monument i harruar, “transformatorët” bënë aty një eksperiment muzikor, shoqëruar nga një sërë punishtesh dhe lojërash për fëmijët.
“Ne mendojmë se monumenteve të vjetra mund t’u japim jetë të re përmes artit bashkëkohor – thotë Gergana. – “Projekti “Revizioni” i cili është i artit të teknologjisë së lartë, lidhur me animacionin 3D tregon se mund ta transformojmë energjinë negative në të pozitive. Pra, me anë të teknikës digjitale mund të shndërrojmë gjërat e vjetra në gjëra interesante dhe njëkohësisht aktuale për kohën tonë.”
Aleksandër, anëtari tjetër i Organizatës “Transformatorët” shton: “Kjo që mungon, sipas nesh, kur flasim për trashëgiminë kulturore nga e kaluara e afërme është një dozë humori dhe imagjinate. Ndonjëherë temat shtrohen në mënyrë shumë radikale, mjedisi urban diskutohet jo drejtë dhe rinia e “adopton” atë pa pasur parasysh mesazhin e monumenteve që na rrethojnë. Për mendimin tonë qytet pa histori s’mund të ekzistojë. Duhet të ketë gjurmë të kohërave të ndryshme dhe pikërisht arti bashkëkohor përmes teknologjisë së re jep mundësi për përvetësimin e drejtë të mjedisit urban.”
Së shpejti projekti “Revizioni” do të transferohet te baza e kanotazhit në Liqenin Pançerevo afër Sofjes, në veçanti te tabela informuese, e cila ngrihet si një fantazmë e së kaluarës.
“Ideja është që në këtë vend të bëhet 3D mapping. Do të eksperimentojmë me spërkatëse me ujë, të cilat duhet të formojë dy erashka uji nga do të projektohet – sqaron Aleksandri. – Liqenin Pançerevo e kemi zgjedhur, sepse duam të ringjallim vendet e harruara por vende me potencial në rajonin e Sofjes. Nuk është e rastit se kësaj radhe e drejtojmë vëmendjen te periferia e kryeqytetit sepse ajo nënvlerësohet. Në fakt periferia është shumë e favorshme për shëtitje dhe programe kulturore.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë dhe spoti janë ofruar nga Organizata “Transformatorët”
Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..
Libri "Ikona nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare" - një vepër madhështore me mbi 500 faqe, me më shumë se 700 fotografi të botuara dhe artikuj shkencorë shoqërues, u prezantua zyrtarisht kohët e fundit. Edicioni unik..
Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të Amerikës së Jugut dhe fijet me të cilat ata janë të lidhur me rrënjët e tyre etnike mijëra kilometra..
Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të..