Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e së ardhmes

БНР Новини

110 nxënës të klasës së parë shkelin sot pragun e shkollës së mesme “Prof. Nikolla Marinov” në Tërgovishte. Kjo është shkolla më e madhe në këtë regjion dhe e vetmja, ku mësohet gjerësisht muzika dhe arti figurativ. Një prej emrave kryesorë në muzikën bashkëkohore, maestro Jordan Kamxhallov, e ka mbaruar këtë shkollë. Kurse nxënësja Kristiana Asenova u shpall fituese në stinën e parë të shous “Shpresat e Mëdha” të një prej televizioneve kombëtare. “Arritjet e mëdha të nxënësve tanë i bëjnë edhe brezat e ardhshëm për ta ndjekur suksesin”, tha për Radio Bullgarinë Galja Panajotova, drejtoresha e gjimnazit. Por ky nuk është shkaku, që t’ju tregojmë pikërisht për këtë shkollë në fillim të vitit të ri shkollor. Shkaku është se ajo tashmë kaloi kufirin e së ardhmes.

Nxënësit e shkollës do të shëtitin në labirintet e diturisë në dhoma shumë të bukura, të pajisura me teknologji moderne. Ata do të kenë gjithashtu shansin për t’u ndier shtetas të vërtetë të botës, duke vizituar qytetin e përjetshëm të Romës, Madridin, Vjenën, Londrën dhe Parisin, ose duke udhëtuar përtej oqeanit, deri në Nju Jork dhe Los Anxhelos. Për këtë qëllim nxënësit nuk do të përdorin avion, apo makinë teleportimi, por thjeshtë do të vendosen në një prej kabineteve të reja të shkollës. Dizajni i tyre është vepër e një ish nxënësi të gjimnazit të Tërgovishtes, kurse mjetet financiare u siguruan nga Fondacioni “Amerika për Bullgarinë”. Shkolla e mesme “Prof. Nikolla Marinov” është një prej dhjetë shkollave në vend, e cila fitoi konkursin “Shkolla e së ardhmes”, organizuar nga organizata joqeveritare amerikane. Qëllimi është që të përmirësohet mjedisi arsimor në shkollat bullgare, në saje të inkurajimit të përdorimit të metodave të reja në mësimdhënien e teknologjive të reja. Çdo një prej projekteve të miratuara ka marrë ndihmë financiare prej 200 000 levash (100 mijë euro). Më shumë hollësi për konceptin e shkollës së Tërgovishtes mësojmë nga drejtoresha Galja Panajotova:

“Ideja lindi si rezultat i domosdoshmërisë për modernizimin e kabineteve tona, kështu qe ato t’u përgjigjen nevojave të së ardhmes. E vërteta është se arsimi duhet të jetë orientuar ndaj së ardhmes. Nxënësit e tanishëm nuk do të realizohen në të tanishmen, por në të ardhmen.Projekti ynë ka një plan të veçantë në lidhje me qytetet e mëdha në botë. Por fillojmë prej Bullgarisë, sepse Bullgaria gjithashtu është pjesë e botës globale dhe është e barabartë me secilin vend tjetër. Te nxënësit duam ta inkurajojmë ndjenjën se nuk ka gjëra të paarritshme dhe se çdo ëndërr është e realizueshme pasi të kthehet në qëllim dhe ndiqen hapat e duhur.”

СнимкаGjimnazi në qytetin Tërgovishte është interesant jo vetëm me kabinetet moderne, por edhe me mbishkrimet në korridoret e shkollës. Nxënësit dhe pedagogët të degës së arteve i kanë bërë ato. Më shumë për mbishkrimet rrëfen znj. Galja Panajotova:

“Në katin e parë ku janë klasat e para mbishkrimet kanë të bëjnë me personazhe përrallore. Pra, rikrijojnë botën e fëmijëve kështu që t’i përgjigjet interesit të të vegjëlve. Mbishkrimi i katit të dytë rikrijon ngjarjet historike – nga krijimi i shtetit bullgar më 681 deri në çlirimin e Bullgarisë nga zgjedhja osmane më 1878. Në mes të katit të dytë dhe katit të tretë ka një mbishkrim kushtuar anëtarësimit të Bullgarisë në BE. Në të shihen vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, të cilët supozohen të jenë mbrojtësit e Evropës.”

Mësuesit dhe nxënësit e quajnë korridorin e katit të tretë “makinë të kohës”. Një pjesë e mbishkrimeve aty janë gati, ndërsa e tjera do të përfundohet deri në fund të vitit. Mbishkrimet kanë të bëjnë me personazhe të njohura – muzikantë, piktorë, shkrimtarë nga vende dhe kontinente të ndryshme. “Krahas personazhit të Hemingueit është ai i poetit të madh bullgar Pejo Javorov”, sqaron znj. Panajotova.

Gjimnazi i Tërgovishtes është i hapur për kulturën ndërkombëtare: “Shumica e fëmijëve i vazhdojnë studimet jashtë shtetit – thotë drejtoresha e gjimnazit. – Disa rikthehen, të tjerët mbeten aty. Një pjesë e madhe e muzikantëve mbeten jashtë shtetit, por e kanë zakon të kthehen në vend më 15 shtator kur çelet viti i ri shkollor. Të gjithë ata pohojnë se jashtë shtetit qëndrojnë përkohshëm. Dhe kjo është shpresa jonë se ndoshta talentet e Bullgarisë një ditë do të rikthehen në atdhe.”

Përgatitën në shqip: Vesella Mançeva dhe Anna Kapitanova

Fotografitë janë të ofruara nga shkolla e mesme “Prof. Nikolla Marinov”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD