Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rakursi i Sofjes për dekadat e para të Bullgarisë pasçlirimtare

БНР Новини
Simbole të pushtetit monarkik

Simbole të pushtetit monarkik, urdhra të larta, kostume diplomatike, të zbukuruara me xhingla dhe të bukura si veshjet popullore, vepra të piktorëve të njohur. Të gjitha këto sende dhe një sërë eksponatesh të tjera janë rregulluar në ekspozitën “Lindja e Bullgarisë së Tretë. Sofja dhe vendet përreth në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Kryeqytetasit”.

“Kjo është koha kur rilindi shteti bullgar, u ringjall si feniks pas zgjedhjes pesëshekullore të Perandorisë Osmane – thotë kritikja e artit Prof. Milla Santova. – Kjo është koha kur Bullgaria kërkonte rrugën dhe mënyrat se si të vendoste themelet e shtetit. Këto rrugë i ka gjetur në modelin evropian, të cilit i përket. Në këtë ekspozitë mund të shihet e ashtuquajtura “Kushtetuta e Argjendtë e vitit 1911”. Kjo ka qenë e zbukuruar anash me argjend.”

Kushtetuta e 1911-ës përbën redaktim të plotë të Kushtetutës së Tërnovos të vitit 1879 dhe lidhet me shpalljen e Bullgarisë Mbretëri më 1908. “Kushtetuta e Argjendtë ka qenë dokumenti kryesor i shtetit, i cili ka harmonizuar strukturat vendore me ato evropiane – sqaron Prof. Santova. – Pra, ky ka qenë hapi më i rëndësishëm i asaj periudhe që Bullgaria t’i afrohej Evropës. Nënkuptohet që lidhjet me Evropën kanë ekzistuar dhe më parë, sepse para Çlirimit të Bullgarisë shumë bullgarë kanë studiuar në vendet evropiane. Bëhet fjalë për një inteligjencie e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në vend që nga koha e hedhjes së themeleve shtetërore.”

Eksponatet për Shtetin e Tretë Bullgar janë mbledhura nga muzetë e ndryshëm në Sofje dhe nga një koleksion privat. Ekspozita mund të shihet në Muzeun Kombëtar të Artit Figurativ Bullgar, ish Pallatin Mbretëror. Përveç eksponateve vizituesit mund të ndjekin filma të vjetër tematikë dhe një projektim të fotografive.

“Ekspozita është interesante sepse përmes eksponateve, filmave dhe fotografive vizituesi bashkëkohor mund të njihet me jetën e atëhershme në Sofje. Kështu p.sh., nëpër rrugët kryeqytetase shkonin njerëz të veshur sipas modës së fundit evropiane, si dhe njerëz me kostume popullore na fshatrat përreth Sofjes. Kjo është amalgama e jetës shoqërore të asaj periudhe në Bullgari. Bile familja mbretërore është fotografuar me kostume popullore. Në ekspozitë mund të shihet një fotografi e tillë ku mbreti Ferdinand së bashku me fëmijët e tij dhe të shoqen e dytë demonstrojnë veshjet popullore bullgare. Për mendimin tim, thotë Prof. Santova – ky është simboli i lidhjes midis dy zanafillave të kulturës së re bullgare.”

Gocë fshati me pëllumb, pik. Ivan Mërkviçka; Princesha Maria-Luiza, pik. Filip LasloTheksat e ekspozitës janë portretet e familjes mbretërore dhe të figurave të rëndësishme si ato të shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov dhe politikanit Stefan Stambollov, të njohur me vendosmërinë e tij. Vizituesit mund të shohin disa vepra të piktorit bullgar me origjinë çeke Ivan Mërkviçka, ku ai ka sjellë portrete karakteristike të fshatarëve. Theks tjetër interesant i ekspozitës është kompleti i tryezës prej porcelani i cili ka fituar vendin e parë në një konkurs femrash nën kujdesin e princeshës Evdokia. Ky komplet tryeze është vepër e Aleksandra Haxhivëllçeva. Kjo e fundit është një fis me iluministin bullgar Shën Paisi Hilendarski, krijues i historisë së parë të popullit bullgar gjatë Rilindjes. Interesant është fakti se Aleksandra Haxhivëllçeva ka qenë mes nxënësve të parë të Akademisë së Arteve dhe këtë komplet tryeze e ka dekoruar me qëndisjen karakteristike për Sofjen. Vizituesit e ekspozitës, në fakt mund të njihen me historinë e kompletit të tryezës të një familjeje lidhur me proceset kulturore në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD