Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zemra e artë e Sofjes” – film për një nga simbolet e kryeqytetit

БНР Новини
Foto: arkiv

Katedralja “Shën Aleksandër Nevski” është një nga simbolet e kryeqytetit. Kisha ka historinë e vet të pasur, për të cilën nuk dihet shumë. Vendimi që të ndërtohet merret nga Parlamenti Bullgar në qytetin Tërnovo në bazë të propozimit të politikanit të njohur Petko Karavellov. Ideja ka qenë që katedralja të ndërtohet në kryeqytetin e lashtë, por pasi Sofja është e zgjedhur për kryeqytet, vendi ndryshohet. Kisha është ndërtuar në shenjë të mirënjohjes ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë.

Guri themelor është vendosur gjatë vitit 1882, por ndërtimi i kishës fillon pas 22 vjetëve – gjatë muajit gusht 1904. Në themel është vënë një kuti prej metali, në të cilën janë vënë emrat e anëtarëve të qeverisë. Projekti i parë ka qenë i bërë nga arkitekti rus akademik Ivan Bogomillov, por pas vdekjes së tij plani arkitekturor është krejtësisht i ndryshuar nga bashkatdhetari i tij profesori Aleksandër Pomerançev. Emri i katedrales po kështu është zgjedhur fare rastësisht – Aleksandër Nevski ka qenë një komandant dhe diplomat, patron i perandorit rus Aleksandër i II. Pikturimi i kishës është lënë në duart e piktorëve të njohur bullgarë dhe rusë. Përurimi i katedrales bëhet gjatë vitit 1924, me qenë se gjatë vitit 1912, kur është përfunduar shpërthen Lufta e Parë Ballkanike.

Sot kisha është me një vlerë arkitekturore dhe artistike ka dëme dhe ka nevojë nga një restaurim të ngutshëm të mbishkrimeve murale. Mendohet se, një nga shkaqet për shkatërrimin e tyre është për shkak të shpejtësisë, me të cilat janë pikturuar, që të mund të hapet katedralja në kohë. Që të mund të respektojnë afatin, piktorët kanë shtuar uthull ndaj bojërave, të cilat gjoja duhet të konservojnë ngjyrat. Për restaurimin e kishës flitet prej kohe. Remonti i vetëm, i cili është bërë që nga ndërtimi deri më sot, është larja me flori të kupolave gjatë vitit 2000. Një nga iniciativat për shpëtimin e kishës është filmi “Zemra e Artë e Sofjes” të gazetarit nga Televizioni Kombëtar Bullgar Goran Bllagoev dhe producenti Najo Ticin. Për Radio Bullgarinë Najo Ticin tregoj se përse kanë vendosur ta bëjnë këtë film dhe përse ka qenë i nevojshëm vonimi dy vjeçar i filmit.

“Sivjet mbushen 90 vjet nga përurimi i Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Ky është një shkak i mjaftueshëm të dalë filmi “Zemra e artë e Sofjes”. E vërteta është se me Goranin planifikonim që ai të jetë gati për 100 vjetorin nga ndërtimi i kishës, që ishte gjatë vitit 2012. Por, për shkak të disa rrethanave objektive, filmi u vonua me një vit të gjysmë. Fillimisht, gjatë vitit 2012 rastisi një ngjarje e papritur – ishte hedhur gur mbi ikonën e madhe të Jezu Krishtit në oltar dhe ishte grisur pëlhura e saj. Ikona hyri në një periudhë restauruese prej 3-4 muajve. Atëherë vendosëm me Goranin të ndjekim dhe të tregojmë një pjesë nga periudha dhe procesi restaurues. Pas kësaj patriarku Maksim vdiq, që përsëri shtyu përfundimin e filmit. Vendosëm të presim zgjedhjen e patriarkut të ri dhe kështu hymë në vitin 2013. Pas kësaj arritën deri në konkluzionin se, në fakt nuk ka asgjë të keqe në faktin që filmi të jetë gati dhe të paraqitet për 90 vjetorin e përurimit.”

Kisha do që të jetë pronare e vetme, por me qenë se ajo sipas historisë është ndërtuar kryesisht me dhurime nga qytetarët, si dhe nga shteti. Shuma e përgjithshme e ndërtimit ka dalë në rreth 5 milionë leva të atëhershme të arta...

“Për mua është krejtësisht normale që kisha “Shën Aleksandër Nevski” të jetë pronë e Sinodit të Shenjtë – vazhdon Najo Ticin. – Kuptohet, ai është një monument kombëtar, për të cilin duhet të kujdeset jo vetëm Sinodi, por dhe shteti. Kisha është në një gjendje të mjerë. Ajo ka nevojë nga një remont të ngutshëm, që të mund të ruhen afresket e disa nga piktorët më të mëdhenj rusë dhe bullgarë, të cilët kanë krijuar përpara 100 vjetëve. Pavarësisht nëse i pëlqejmë ose jo këto piktura, ato janë artefakte, një pjesë nga historia, nga koha, kur është krijuar në bazë të kësaj mënyre dhe është me rëndësi që ato të ruhen. Ideja jonë bazë është që rreth filmit të bëhet dhe një DVD, të përkthyer në shumë gjuhë dhe i gjithë tirazhi t’i dhurohet kishës, i cili t’ua shesë turistëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD