Ansambli Kombëtar për Këngë dhe Valle Popullore “Filip Kutev” që prej dekadash është një prej simboleve muzikore të vendit tonë. Mijëra janë koncertet, dhjetëra janë vendet, në të cilat këngëtarët, instrumentistët dhe valltarët e kanë entuziazmuar publikun, duke e ngritur më këmbë. Është e pamundur madje të përfytyrojmë se sa njerëz në botë e kanë dëgjuar emrin e Bullgarisë, në saje të ansamblit të parë shtetëror, i cili arriti ta bashkojë artin tonë muzikor, koreografik dhe folklorik. Ai u themelua në vitin 1951 dhe sot e mban emrin e themeluesit të tij Filip Kutev.
Në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare janë ruajtur kujtimet e kompozitorit për fillimin:
“Në vitin 1951 ishte dhënë urdhër shtetëror për t’u krijuar ansambli folklorik në Bullgari. Shkasi për këtë ishte kori “Pjatnicki”, i cili në vitin 1949 erdhi për vizitë te ne dhe lëri një gjurmë të madhe. Filloi të flitet se edhe ne mund të themelojmë një ansambël të tillë, pasi kemi një folklor kaq të pasur. Me realizimin e idesë isha ngarkuar unë. Nuk ishte punë e lehtë. Vendosa të grumbullojë të gjitha këngëtarët, valltarët dhe interpretuesit e talentuar nga të gjitha krahinat e vendit. Pasi kjo ndodhi, erdhën disa probleme të tjera, të cilat gjithashtu u zgjidhën. Detyra më e rëndësishme para meje ishte lidhur me drejtimin në të cilin të ecë ansambli. Pjesëmarrësit e parë nuk ishin kualifikuar. Kjo nuk ishte e rastit, unë kisha preferuar talentet natyrale, autentike. Seleksionova këngë me tekste kuptimplota, melodi të bukura dhe ritmikë të pasur nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë. Ne e nxorëm artin tonë popullor nga muzeu dhe i dhamë atij një jetë të re. “Qëllimi im strategjik” ishte që pasi e krijoj ansamblin, tërë vendi të mbulohet me një rrjet prej grupesh folklorike. Për fat të mirë kjo ndodhi pa “urdhër nga lart”. Filluan të vijnë te ne njerëz nga mbarë vendi dhe të pyesin se si të organizojnë edhe ata kore dhe orkestra popullore. Sot ato janë qindra dhe po kryejnë një punë shumë fisnike – po kërkojnë, ruajnë dhe e përpunojnë folklorin e vendlindjes. Si rezultat i themelimit të ansamblit u krijua një lëvizje – e tubimeve popullore. Atje njerëzit këndojnë dhe vallëzojnë në mënyrën, në të cilën janë mësuar nga nënat, etërit, gjyshat dhe gjyshërit. Ne i përkrahim këto tubime, sepse ato e paraqesin folklorin autentik, nga i cili do të mësohemi për gjithmonë dhe i cili është pa fund.”
Për fillimin na tregon edhe Maria Kuteva, bashkëshortja e kompozitorit tonë të njohur. Ajo është folkloriste, filologe e ansamblit që prej vetë themelimit të tij. Tregimi i saj na jep detaje shumë të rëndësishme për kohën dhe situatën kulturore, në të cilën gjendet grupi i porsakrijuar.
“Në fillim ishte shumë vështirë – thotë ajo. – Në atë kohë Filip Kutev ende punonte në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore, ku ishte kryetar i degës muzikore. Ai i bindte kolegët e tij në domosdoshmërinë për krijimin e një ansambli folklorik. Atëherë tashmë kishte pjesa, të krijuara mbi bazën folklorike. Na gëzonte shumë drama koreografike “Nestinarka” e Marin Goleminovit. Por kjo ishte një muzikë, e kompozuar me mjete shprehëse akademike. Entuziazëm më të madh shfaqën kompozitorët, të cilët punonin në këtë drejtim – Petko Stajnov për shembull dhe kuptohet Marin. Na ndihmoi shumë një njeri, i cili ishte shumë kompetent. Ky ishte kompozitori Dimitër Nenov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..
“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..