Mbase nuk do të gjesh një vend më të egër dhe të shkëputur nga qytetërimi. Por në qoftë se vendos të nisesh nëpër rrugët e tij, të cilët mezi kalojnë përmes bimëve të dendura mund të humbasësh. Sepse në malin Stranxha zot është jo njeriu, por natyra në të gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj të panënshtrueshme!
E njohim më tepër për shkak të qytezave detare të saj Sinemorec, Varvara, Carevo dhe Llozen, të cilët gjatë verës mbushen me turistë. Shumë pak kujtohen të hedhin pas shpine betonin e nxehur dhe zhurmën e njerëzve, që të drejtohen ndaj brendësisë së malit. Mes palëve të saj njeriu mund të ndeshet me zbulime befasuese si megalite të harruara nga koha, vende të shenjta ose shenjtore sekrete. Disa prej tyre janë kthyer në atraksione turistike, por pjesën më të madhe të tyre duhet vet t’i zbulosh, duke kapërcyer pyje të dendura dhe fusha të zhuritura nga dielli. Një udhëz e pjerrët dredhon nëpër majat e malit, rreth mureve të kalasë romake Rusokastro dhe të çon drejt e në shpellën “Ruskina dupka”, për të cilën supozohet se ka qenë një tempull i shenjtë trak nga shekulli i V përpara lindjes së Krishtit. Ky vend i virgjër, i rrethuar me legjenda për kuçedra dhe vajza të rrëmbyera, është i njohur mes njerëzve vendas me vetitë çudibërëse të ajazmës së vet. Në afërsi zbulon kishën e restauruar kohët e fundit “Shën Gjergji Fitimtar”. Në të mund të ndezësh një qiri dhe t’i përkushtohesh mendimeve filozofike. Në përgjithësi në Stranxha njeriu shumë lehtë shkëputet nga stresi i përditshëm, që të mund të zhytet në një përmasë krejt tjetër. Kurse këtu mbeturinat mistike dhe të pazbuluara nga lashtësia të vërejnë në çdo hap.
Një skaj i përshtatshëm për të afruar me të kaluarën dhe për meditim në periudhën e lindjes së diellit është tempulli i shenjtë megalit Begliktash në një largësi jo më shumë se 5-10 kilometra nga hotelet tona buzë detit. Përbën një konstruksion të madhërishëm prej blloqeve prej guri. Në qoftë se i shikon me vëmendje do të vëresh se janë të punuara nga dora e njeriut, e cila me një përpikëri të çuditshme ka prerë, rrethe, vaska, shkallë. Nuk dihet sesi por prej këtyre gurëve, të cilët rëndojnë me dhjetëra tonelata, kanë qenë të lëvizur dhe të renditur në konfiguracione të çuditshme me qëllim të përshtatet hapësira e shenjtë për hajnitë. Kurse përball hyrjes të këtij tempulli të lashtë e të shenjtë është vendosur karrigia e kryepriftit, në të cilën çdo një turist nxiton të bëj foto. Shkencëtarët supozojnë se kisha është përdorur pa u ndërkryer në vazhdim të dy mijë vjetëve, kurse veprimtaria e tij mbase është ndërkryer gjatë shekullit të V me shpërndarjen e krishterimit nëpër tokat tona.
Edhe një strukturë të megalitit ndez fantazinë e udhëtarit i cili rrehet mes majave të Stranxhës. Deri te kompleksi fenomenal arkeologjik arrihet vetëm më këmbë ose me një mjet të posaçëm transportues nën udhëzimeve të një ciceroni me përvojë. Por largësia nuk është asnjëfarë pengese për qindra turistët, të cilët çdo vit ndërmarrin një ekspeditë të vërtetë, që të mund të shikojnë vendin Mishkova niva. Në rajon gjendet një kompleks i madh kulti, i përdorur, si varrezë e një kryeprifti, kurse pas kësaj si vend i shenjtë i hyjnisë Apollon. Supozohet se struktura në fjalë ka shërbyer për mauzole të një sundimtari të njohur trak nga shekulli i V deri në shekullin e III përpara Krishtit. Sipas shkencëtarëve, kompleksi është përdorur nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit. Sipas shkencëtarëve, kompleksi është përdorur nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit deri në antikitetin e vonë. Por ajo e cila i tërheq adhuruesit e dukurive të pashpjegueshme janë, gërmimet arkeologjike në rrëzat e majës Gradishte. Sipas legjendave, bëhet fjalë për një varrezë të fshehtë të hyjneshës egjiptiane Bastet, e cila, që të mund t’i marrë hakë ekspeditës shkencore, e cila ka guxuar të shkel qetësinë e saj gjatë vitit 1981, ka dërguar një pjesë nga anëtarët e saj në mallkim kurse disa dhe... në vdekje.
Por Stranxha nuk është vetëm mistikë por dhe histori. Mali mahnit me aromën e bimëve të egra, me këngët e shpendëve, si dhe me dredhat e veta të shpalosura deri në horizont si një mëndafsh i cili valëvitet nga era. Por çfarë të themi për pyjet e saj shekullore? Në brezat e tyre më heje të thella vlojnë ujërat e lumenjve të vegjël dhe të mëdhenj. Veleka dhe Ropotamo janë më atraktive për turistët. Derisa lundron nëpër sipërfaqen e tyre të qetë vëren breshka, kuaj uji dhe kafshëza të tjera, si dhe një bimtari të pazakonshme për gjerësitë tona. Midis të tjerave vjeshta është një shkak i shkëlqyer të vizitosh Qendrën e Mbrojtjes së Natyrës “Poda” rreth qytetit Burgas. Gjatë kohës së migracionit këtu vijnë përfaqësues të mbi 250 llojeve të shpendëve, që të mund të pushojnë, të hanë. Jana Goçeva nga Shoqëria për Mbrojtje të Shpendëve tregon:
“Për stinë mund të numërohen mbi 300 mijë lejlekë migrues – me fjalë të tjera kjo është pak a shumë i gjithë popullimi evropian i lejlekut të bardhë! Përveç kësaj mund të krenohemi me shumë pelikanë, me shpendët grabitqarë. Qielli këtu përmbushet me shpendë gjatë muajit prill dhe pas kësaj në vjeshtë. Ky kompleks prej liqeneve rreth Burgasit është diçka si oazë për rrugën e tyre migruese, prandaj është i mbrojtur si një pjesë nga rrjeti evropian Natura 2000.”
Stranxha me vendet e veta mijëvjeçare të shenjta dhe me pyjet e veta me hije të dendura, është oazë jo vetëm të shpendëve por dhe të natyrës së egër, por dhe për secilin i cili kërkon qetësi dhe rrugë mbrapsht drejt vetvetes. Mali të fton të zbulosh të paktën një grimcë nga bukuria e saj e papërsëritshme, të rrethuar me shumë fshehtësi dhe magji.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..