Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Irina Vlladikova: Shkollat bullgare jashtë shtetit janë një pjesë nga atdheu

Foto: bulgarische-schule.at

Shkollat bullgare jashtë shtetit tanimë janë mbi 200. Numri i tyre rritet vazhdimisht. Sivjet janë hapur shkolla të reja në Francë dhe Gjermani. Është fakt se gjithnjë e më shumë bullgarë duan që fëmijët e tyre të dinë gjuhën e nënës. Në ndihmë është dhe shteti bullgar, i cili filloi përpara disa vjetëve programin “Gjuhë amtare jashtë kufirit”. Përmes saj fëmijët tanë jashtë shtetit marrin libra dhe kuptohet, financim për qira të vendeve për qendra arsimore. Në shkollat e ditëve të shtunë dhe të diel mësojnë bullgarë në moshë midis 6 dhe 18 vjeç. Ata kanë mësime në gjuhën bullgare, në histori dhe gjeografi të Bullgarisë. Por mjerisht në këto vatra të përhapjes së gjuhës bullgare janë përfshirë vetëm 10% nga fëmijët.

Le të hedhim vështrim në një nga shkollat më të vjetra bullgare në Evropë – në qendër të Vjenës, ku ditën e shtunë dhe të diel dëgjohet një e folur në gjuhën bullgare. Kjo është shkolla bullgaro-austriake për mësime në kohën e lirë “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”. Ajo është dhe shkolla e parë më vetmbajtje jashtë Bullgarisë pas vitit 1989, të regjistruar në bazë të ligjeve të një shteti të huaj (Austria) dhe njëkohësisht me licencë nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës.

“Tanimë 23 vjet ruajmë interesin e fëmijëve ndaj Bullgarisë – thotë drejtoresha Irina Vlladikova. – Sipas traditës së vjetër filluam më 15 shtator dhe ishim të befasuar në mënyrë të këndshme nga nxënësit e shumtë, të cilët shfaqën dëshirë të arsimohen te ne, më tepër nga nxënësit e klasës së parë, të cilët arritën deri më 50. Tanimë kemi probleme serioze dhe me sallat e mësim. Nxënës të klasës së parë nuk kemi pasur deri tani. Nuk kemi dhe numrin e duhur të librave shkollorë, por këto janë probleme, të cilat do të zgjidhen në lëvizje e sipër. E mira është se shumë fëmijë kanë zgjedhur rrugën e mësimit të gjuhës amtare dhe nuk do ta lënë pas dore jashtë shtetit. Po e vazhdojmë regjistrimin dhe presim rreth 250 nxënës. Me të vërtetë do të jetë pak ngushtë, sepse disponojmë me një apartament të vogël dhe një sallë. Kështu që shpërndarja e këtyre fëmijëve është shumë e ndërlikuar, por tanimë kemi dhe kopsht me 40 fëmijë. Këta janë nxënësit tanë të ardhshëm të klasës së parë. Kemi dhe nxënës në klasën e 12-të. Ata nuk janë shumë, sepse janë mjaft të angazhuar në shkollat austriake.”

Për nxënësit e klasës së 12 do të ketë matura. Bullgarët a do të mundet të paraqiten në maturë në gjuhën e nënës?

“Kjo është një temë e dhimbshme dhe po punojmë mbi të: të mund fëmijët të paraqiten në formë distancë në maturën bullgare për Bullgarinë, dhe jo të mbajnë fillimisht provime barazuese. Zhvillojmë bisedime me palën austriake që gjuha bullgare të jetë gjuhë mature në Austri. Ne duam që shkolla jonë të mund të njihet për një qendër arsimuese, që të mund nxënësit të mbajnë maturë në gjuhën bullgare. Në Austri gjuha bullgare mund të mësohet si gjuhë e tretë ose e katërt, por nuk është e përfshirë në lëndët e maturës. Kjo është lufta jonë e vogël që bullgarishtja të bëhet gjuhë mature jo vetëm në Austri, por dhe në pjesën më të madhe të vendeve evropiane.”

Ju jeni një nga përkrahëset për krijimin e modeleve për një studim me cilësi të gjuhës bullgare jashtë shtetit. Si i shikoni këto modele dhe aplikimin e tyre?

“Për ne është me një rëndësi shumë të madhe të kalohet hapi i parë, duke u përgatitur programe adaptuese, sepse ne akoma mësojmë në bazë të librave, të cilët janë me një përmbajtje të shkurtër të librave, mbi të cilat mësohet në Bullgari – tregon Irina Vlladikova. – Për fëmijët tanë është jashtëzakonisht e vështirë. Gjuha bullgare e fëmijëve tanë jashtë shtetit pas një-dy vjetëve nuk tingëllon si gjuhë e nënës. Ajo është një farë përzierje dhe fëmijët kanë probleme. Detyra jonë më e rëndësishme është që këto programe të mund të përshtaten, t’i përgjigjen nivelit të këtyre fëmijëve. Kjo imponon të mund të krijojmë dhe libra me ushtrime më të shumta dhe leksik, me tekste të pranishme për ta. Nuk është e mundur të presim nga fëmijët të dinë mirë një gjuhë të huaj, në qoftë se gjuha e tyre amtare mbetet në një nivel më të ulët. Ju uroj shumë suksese, shumë këmbëngulje. E dimë se nuk është gjë e lehtë. Shpresoj që bullgarët të vijnë me gëzim te ne.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD