Filarmonia e Sofjes – doajeni i orkestrave bullgare hapi stinën e re muzikore më 2 tetor në sallën “Bëllgarija”. Në programin e koncertit u prezantuan pianistja Marija Meeroviç nga Belgjika, trumbetari Sergej Nakarjakov nga Izraeli dhe mexosopranoja Xheni Hu nga Austria. Krahas kësaj publiku kishte mundësi të dëgjojë edhe interpretimet e mrekullueshme të Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov”, i cili sivjet shënon përvjetorin e 70-të të krijimit.
Ndër dirigjentët, që do të drejtojnë filarmoninë gjatë kësaj stine janë Najden Todorov, Ljubka Biaxhoni dhe Angell Stankov. Drejtori i filarmonisë Javor Dimitrov zbulon disa emra të tjerë në afishen e sezonit muzikor 2014 – 2015: “Dirigjenti rumun Tiberiu Soare nuk do të drejtojë filarmoninë për herë të parë. Mënyra e tij e punës është shumë e dobishme për ne. Si dirigjenti, ashtu edhe orkestra punojnë me dëshirë të madhe dhe me entuziazëm. Kemi në plan, që gjatë sezonit të ri të prezantojmë muzikantë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bullgari. Soliste të filarmonisë do të jenë pianistet Borisllava Taneva dhe Daniella Andonova. Veprat e autorëve bullgarë, prapë do të jenë në thelbin e koncerteve.”
Edhe gjatë sezonit të ri vazhdojnë koncertet e organistit Velin Iliev, i cili bashkëpunon aktivisht me Filarmoninë e Sofjes. Ky është një krijues, i cili pa u ndërprerë prezanton vepra pak të harruara në mënyrë krejt interesante.
Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..
Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..