Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një seri е zezë e incidenteve shqetëson shoqërinë bullgare

Foto: BGNES

Vetëm një ditë pas ditës së zisë kombëtare më 3 dhjetor shpallur për shkak të incidentit tragjik në Fabrikën e Municioneve në fshatin Gorni Lom të Bullgarisë Veriperëndimore, në të cilin vdiqën 15 veta, shoqëria bullgare bënë pyetje shqetësuese. Dhe për këtë ka disa arsye, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje. Shpërthimi ishte pothuajse i gjashti i ngjashëm që nga viti 2008 e deri më sot. Muajit korrik dhe gusht të vitit 2008 kishte dy plasje në depot ushtarake – njëra në Çellopeçene afër Sofjes dhe tjetra në qytetin Kazanllëk. Për fat të mirë atëherë për çudi nuk kishte viktima, por kishte dëme të mëdha materiale. Gjatë qershorit të vitit 2012 në një depo private për municione në Bullgarinë Jugore në afërsi të nyjës rrugore “Petollëçkata” kishte një shpërthim tjetër. Si rezultat i plasjeve dhe i zjarrit, që u shpërthye, vdiqën tre veta dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Prapë në qytetin Kazanllëk, në Uzinën Ushtarake “Arsenall”, shpërthime e tronditën qytetin shtatorin e vitit 2012. Për kësmet nuk kishte të dëmtuar. Prapë në një degë të Uzinës “Arsenall” afër qytetit Mëglizh një plasje vrau një punëtor. Vetëm para një muaji, në Kostenec, rajoni i qytetit Sofje, në Uzinën “TEREM” disa shpërthime plagosën dhjetëra veta – pesë burra dhe pesë gra. Kjo seri e zezë vjen të sugjerojë, se Bullgaria ka ndonjë problem sistematik. Shpërthimet kronike në uzinat ushtarake dhe në depot me tradita shekullore dëshmojnë, se kërkesat teknologjike nuk respektohen dhe se kontrolli është i ulur, megjithëqë ata janë sektorë me shkallë të lartë të kërcënimit. Për plasjen në Çellopeçene u akuzuan tre gjeneralë, por kjo ndodhi gjashtë vjet pas incidentit. Tani në fshatin Gorni Lom, doli, se një firmë private asgjësonte lënde të rrezikshme plasëse. Kësaj firme Ministria e Punëve të Brendshëm dy herë ia ka hequr licencën – në vitet 2007 dhe 2010. Pas ankimit në gjyq licenca u rivendos. Seria e zezë e shtron pyetjen e bërë jo një herë, a nuk është mirë, që t’i ndërpritet prania e firmave private në veprimtari të rrezikshme, të lidhura me lënde plasëse. A nuk është mirë, që me këtë veprimtari të ngarkohen strukturat e specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes. Sepse jashtë saj është e dukshme, që nuk ka as mjaftë ekspertizë, as mjaftë përvojë, as disiplinë. Një projekt i tillë tashmë u paraqitë në Legjislaturën e 41 të Kuvendit Popullor, por ai u hodh poshtë. Dhe shoqëria e ka të drejtën të bëjë pyetje të tilla, sepse në tragjedinë e fundit në Gorni Lom, si rezultat i plasjes viktimat mund të ishin jo vetëm 15, por banorët e një fshati të tërë fqinjë. 


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..

botuar më 24-06-20 5.10.PD
Brukseli, janari 2024

Si do të ndryshojë politika evropiane me përbërjen e re të PE

Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..

botuar më 24-06-19 2.30.MD