Megjithëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor në Bullgari u organizuan mirë, mbikëqyrësit ndërkombëtarë shqetësohen me atë që kanë vërejtur – apati, mosbesim në partitë dhe blerje votash.
“Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e krizës politike e ekonomike, në atmosferën e zhgënjimit dhe mosbesimit në politikë. Te zgjedhësit dukej lodhja. Ata nuk e besonin se vota e tyre mund të ndryshojë gjë.” – tha znj. Audrey Glover, e cila ishte në krye të ekipit të mbikëqyrësve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ajo theksoi mungesën e fushatës së mirë parazgjedhore dhe interesin e ulët të mediave për të me përjashtim të marketingut të paguar. Kështu partitë më të vogla dhe kandidatët e pavarur nuk patën qasje të barabartë te publiku i gjerë. Sidomos në shtypin, lajmet nuk ishin të plota për sa u përket ndodhive gjatë fushatës parazgjedhore dhe nuk kishte artikuj me përmbajtje hetimore. Pra, zgjedhësit nuk ishin informuar siç duhet. Nëse këtyre problemeve nuk u drejtohet vëmendje, zgjedhësit bullgarë do të vazhdojnë të ulen për nga numri dhe do të forcohet mosbesimi i tyre në procesin zgjedhor në përgjithësi, vuri në dukje znj. Glover, duke shtuar:
“Moszgjidhja e problemeve të mëdha mund të interpretohet si mosndëshkim dhe mungesë e llogaridhënies. Njerëzit me të cilët biseduam, pohojnë se kjo ka të bëjë me lidhjet e ngushta midis biznesit dhe politikës. Në këto zgjidhje nuk u ndërmorën masa për problemet e zakonta të procesit zgjedhor, as u morën parasysh shqetësimet e zgjedhësve.”
Mbikëqyrësit ndërkombëtarë vënë në dukje se nga të gjitha 300 sinjale për shkelje, për 52 është shpallur padi, ndërsa vetëm 2 janë dënimet.
Duke komentuar blerjen e votave dhe votën e kontrolluar, znj. Doris Fiala, udhëheqëse e grupit të mbikëqyrësve nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, tha se shkaqet kryesore janë varfëria, pa arsimi dhe pa njohja e gjuhës zyrtare. Znj. Doris Fiala, theksoi se Bullgaria duhet të luftojë kundër imazhit të saj negativ për sa u përket transparencës, luftimit të korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.”
Në lidhje me përbërjen heterogjene të Kuvendit të ardhshëm Popullor, ku marrin pjesë tetë parti, znj. Doris Fiala, rekomandoi: “Në syrin tonë e vetmja dalje nga gjendja e sotme politike do të ishte politikanë të zgjuar dhe të bashkuar rreth prioriteteve kombëtare, të cilët politikanët të harrojnë interesin e tyre dritëshkurtër.”
Për sa u përket problemeve lidhur me sigurimin e kushteve të votimit të diasporës së madhe bullgare jashtë shtetit, znj. Doris Fiala bëri këtë thirrje:
“Jua them sinqerisht, duhet të bëni çdo gjë që është e mundur që të mos ketë ikje të trurit dhe mërzitje me vendin. Sepse kur largoheni nga Bullgaria, ju nuk mund ta ndryshoni atë. Ju duhet të luftoni për vendin tuaj përmes organizatave joqeveritare, të përpiqeni të hyni në politikë dhe të mos dorëzoheni. Dua t’ju japë kurajë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..