Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyshet Zemërmirë në ndihmë të studentëve me aftësi të kufizuara

БНР Новини

Georgi Pantaleev është student i kursit të katërt specialitetin “Pedagogjikë Speciale” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Ai e zgjodhi këtë specialitet, sepse dëshira e tij është të punojë si mësues i orientimit dhe mobilitetit të fëmijëve me të dëmtuarin në të parin. Vet ai ka një mprehtësi vizuale mezi 5 – 10 për qind. Mirëpo, kjo nuk është pengesë që ai të bëjë hap pas hapi për realizimin e ëndërrtave. Megjithë problemet e të parit, ai është një njeri pozitiv. “Mprehtësia ime vizuale është me një përqindje tepër të ulët. Përpiqem ta shfrytëzoj të gjitha mundësitë e mia për të parë dhe shumë njerëz mendojnë, se nuk kam probleme me të parin. Mirëpo, kjo nuk është kështu”, rrëfen i riu. Georgi është nga qyteti Nova Zagora dhe deri në klasën e katërt mësonte në shkollën e qytetit. “Gjithnjë lëvizesha ndër njerëzit pa probleme në të parin dhe përpiqesha të jam si ata. Sepse në Bullgari kur njeriu ndryshohet nga të tjerët, të tjerët e pranojnë tepër vështirë”, pranon Georgi. Para nja 10 vitesh ai erdhi në Sofje, sepse vetëm në kryeqytet dhe në qytetin Varnë ka shkolla të specializuara për fëmijë me probleme në të parin. Ai është ndër pak të rinjtë me aftësi të kufizuara, të cilat kanë guximin të vazhdojnë arsimin në universitet. Dhe jo për shkak se nuk posedojnë aftësi, por për shkak të problemeve të shumta, që hasin.

“Unë jam një njeri pozitiv dhe nuk i vë re, por në të vërtetë ka shumë probleme – tregon Georgi. – Për shembull në godinën universitare në se nuk më shoqëron ndonjëri pa probleme në të parin, shumë vështir gjej sallën mësimore. Është më mirë, që për njerëzit si unë të ketë libra mësimore në një variant elektronik. Por pedagogët janë të mendimit, se atëherë asnjeri nuk do të blejë librat e shkruara, të gjithë do të preferojnë variantin elektronik. Pothuajse të gjithë librat studentore janë të shkruara në letër. Dhe unë nuk mund ta shfrytëzoj ata. Më kushton shumë kohë, që të lexoj vetëm një faqe me thjerrën time, sepse ky është mjeti me të cilin mund të lexoj. Dhe nuk mund të lexoj më se një faqe, sepse sytë lodhen shumë shpejtë. Krahas kësaj kam edhe astigmatizëm dhe kështu problemet shtohen.”

Megjithë vështirësitë, që has çdo ditë, Georgi ka ambicien të vazhdojë përpara. E motivon dëshira t’u ndihmojë njerëzve. “Kam dëshirë të ndjej veten të dobishëm dhe mendoj, se profesioni, që kam zgjedhur është një variant shumë i mirë”, shton ai. Është i vendosur të jetojë dhe të punojë në Bullgari, megjithë vështirësitë që do të hasë. Dhe shkaku është, se “këtu gjithçka është e shtrenjtë për mua”. Sipas tij shumë prej bullgarëve janë gati t’u ndihmojnë njerëzve me aftësi të kufizuara, por nuk dinë si të reagojnë në situatat e ndryshme.

СнимкаKlubi i Gjysheve Zemërmirë është ndër ata, që nuk frikësohen të zgjasin dorë për ndihmë. Në të hyjnë mbajtëset e dallimit “Mis Gjyshe” të Bullgarisë. “Vendosëm, se mund të bëjmë më shumë se sa kjo të mbajmë kurorën. Vendosëm, se mund të bëhemi të dobishme, dhe prandaj krijuam klubin – shpjegon Tatjana Trajkova, mbajtëse e titullit për vitin 2013. – Në fillim, kur krijuam fondacionin, iu drejtuam fëmijëve me paralizë cerebrale. Edhe më sot nuk i kemi harruar. Vjet na kërkoi Kris nga Fondacioni “Silla za zhivot” (shqip “Forcë për jetë”), që të bashkojmë përpjekjet dhe t’u ndihmojmë studentëve me aftësi të kufizuara fizike. Kjo për shkak, se kujdesi i shtetit për ata njerëz përfundon me mbarimin e arsimit të mesëm. Pas kësaj ata fëmijë më vështirë realizohen, përveç se nuk disponojnë guximin e domosdoshëm, që të vazhdojnë arsimin. Prandaj u orientuam te fëmijë me aftësi të kufizuara fizike nga familje të varfra. Ata fëmijë disponojnë potencial dhe nuk ka probleme të vazhdojnë të mësojnë.”

Vitin e kaluar gjyshet zemërbardha përkrahën 12 të rinj, ndërsa gjatë këtij viti numri i tyre arrin 16. Për këtë qëllim ato organizojnë veprimtari bamirëse. Kohët e fundit kishte një koncert, me mjetet nga i cili do të blejnë mjete individuale ndihmëse në varësi të nevojave personale të studentëve. Shumica prej tyre mësojnë Pedagogjikë Speciale. Njeri prej tyre është Georgi, për të cilin ju treguan, dhe të cilin kishit mundësi të dëgjoni pak më parë. Ka studentë të tjerë, që mësojnë mjekësi. Ndërsa disa prej studentëve, janë në Akademinë e Artit Muzikor dhe Figurativ në qytetin Pllovdiv. Ka edhe një sportist paraolimpik, i cili mëson në Akademinë Kombëtare Sportive. Një donator do të blejë një skaner, të cilin gjyshet zemërbardhe do t’i dhurojnë bibliotekës së specializuar për studentë me probleme në të parin të Universitetit të Sofjes. “Doli që universitetet mund të sigurojnë vetëm 15 për qind prej materialeve të domosdoshme mësimore, ndërsa të tjerët studentët duhet të blejnë”, shpjegon Tatjana Trajkova. Një qëllim tjetër ambicioz është të krijohet një bibliotekë virtuale me letërsi shkencore dhe me libra shkollore për studentët me probleme në të parin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë u siguruan nga Klubi i Gjysheve Zemërmirë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD