Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti i parë organik në Sofje

БНР Новини

Vallë, a mund të zhvillohet bujqësia në qytet, kryesisht në hapësirat boshe midis blloqeve? Që t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje, një grup entuziastes të rinj vendosën të bëjnë një eksperiment të tillë. Atyre i lidh një miqësi e vërtetë dhe dëshira të rimëkëmbin lidhjen me tokën. Gjithçka filloi para më se një viti, kur ata vendosën të zbukurojnë disa prej sipërfaqeve në lagjen e re “Vitosha”.

Qëllimi i tyre ishte, që rajoni ku banojnë, të shndërrohet në një vend tërheqës për pushim dhe loje fëmijësh. Ata kërkuan ndihmën e administratës rajonale. Që atje i orientuan te një tokë bashkiake, destinuar për gjelbërim me sipërfaqe nga 4 dynym. Doli, që vendi është një mbeturinore të ndërtimit. Mirëpo, kjo nuk ndikoi negativisht mbi entuziazmin e tyre. Duke fituar një projekt në kuadrin e programit “Sofja e gjelbër” të bashkisë së kryeqytetit, ata morën ndihmë nën formën e materialeve si vegla bujqësore, ndenjëse, kosha për plehra, pemë dhe lule. Prej tyre pritej punë vullnetare dhe popullarizimin e kauzës ndër fqinjët. Megjithëqë komunikimi midis fqinjëve gjithnjë ka qenë një sfidë në gjerësitë tona gjeografike, sidomos kur të gjithë janë të porsa vendosur dhe nuk njihen me njeri-tjetrin, shumë prej banorëve e përqafuan idenë dhe së bashku nisën të punojnë. Kështu vjeshtën e kaluar u krijua një kopsht në mesë të lagjes, i cili tërheq me bukurinë e tij. Dhe pasi oreksi vjen me të ngrënë, interesi dhe përkrahja e banorëve të lagjes frymëzuan të rinjtë të bëjnë hapin tjetër dhe të zbukurojnë hapësirën midis blloqeve, duke formuar kopshtin e parë organik në këtë ngastër të tokës bashkiake. Në këtë oazë të larmisë biologjike mund të shihen pranë njeri tjetrit luledielli, domate, speca, misër, kunguj, barna... Për to kujdesen kryesisht banorët e rinj në moshë nga 25 deri në 35 vjet me të gjitha profesionet: arkitektë, programistë, dizajnierë, fotografë... Ndër përkrahësit e idesë është edhe një francezi, i cili prej disa vitesh jeton me familjen e tij në Sofje.

СнимкаVera Petkançin është njëra prej nismëtarëve, te të cilët lindi ideja dhe të cilët ndihmuan, që ajo të bëhet realitet. Ajo ka mbaruar specialitetin “Marrëdhënie ndërkombëtare” dhe punon në Junior Achievement Bullgaria – një organizatë joqeveritare, që formon aftësi prej sipërmarrësi te nxënësit bullgarë. Vallë, a u pëlqen qytetarëve të merren me bujqësi, e pyetëm Verën:

“Na mungojnë dituri për punimet bujqësore. Por me rëndësi është, se kemi dëshirë të madhe të eksperimentojmë dhe të shikojmë, si do të rritin të mbjellat. Me siguri gjyshet dhe gjyshërit tanë dinë më shumë se sa ne për bujqësinë. Ne përpiqemi të shfrytëzojmë përvojën e tyre, por aplikojmë edhe disa metoda të reja. Është e mirë, se kopshti ynë është i pari jo vetëm në Sofje, por edhe në Bullgari. Në të ne zhvillojmë një bujqësi qyteti në një ngastër të tokës bashkiake. Ai i ngjan një kopshti në oborrin e prapmë të ndonjë prone private. Në krijimin e kopshtit tonë u përfshin shumë njerëz nga lagja. Kishte familje të reja me fëmijë, të cilat me kujdes të madh i mbollën fidanët. Disa prej fëmijëve kujdesen për ndonjë pemë konkrete, të cilën e mbollën. Ata shfaqën interes, kur bëmë kompostin. Atëherë ata mësuan, se plehrat bimore janë një material i dobishëm, i cili mund t’i sigurojë tokës minerale.”

СнимкаKopshtarët e rinj nuk përdorin plehra kimike, herbicide dhe pesticide për asgjësimin e barishteve. Përveç kësaj i mbjellin lehet duke kombinuar kultura të ndryshme. “Nuk dëshirojmë që të mbjellim dy lehe vetëm me bizele, pranë tyre tri lehe me speca. E mbjellim disa perime së bashku në një lehe. Jemi të mendimit, se cilësitë e tyre pozitive do t’i ndikojnë njeri tjetrit dhe kështu do të mbrohen nga dëmtues”, shpjegon Vera. Ajo sjell më shumë hollësi për të ashtuquajturat parime të permakulturës, që aplikojnë:

“Shfrytëzojmë metodën e quajtur hugel lehe. Hugel nga gjermanishtja do të thotë kodër. Kështu që lehet janë pak të ngritura. Ato formohen në shtresa. Në fillim pastrohen gurët dhe në fund vihen kartonë të trashë, ndërsa mbi ta degëza peme. E gjithë kjo mbulohet me dhe, me degëza më të vogla dhe sipër vihet kashtë. Ideja është se degët më të mëdha thithin ujin, gjë pas së cilës lëshojnë pak nga pak prej tij. Kjo kufizon nevojën për ujitje. Kur lehet janë të ngritura në këtë mënyrë dhe kur dheu, që shfrytëzohet është i pastër, nuk ka nevojë as të prashitet, as të tëharret. Ka më shumë punë në fillim kur formohen lehet. Pas kësaj ata në një shkallë fillojnë të vetë mbahen dhe nuk nevojiten për aq shumë punë.”

СнимкаNë këtë kopsht organik mund të zbulohen disa gjëra të tjera interesante, siç për shembull “hoteli i insekteve të dobishme”.

“Ky impiant është si një shtëpizë, në të cilën ka copëza letre, kashtë, degëza – shpjegon Vera. – Ajo jep mundësi që insektet e dobishme gjatë dimrit të fshihen nga të ftohtit, sepse brenda është pak më e ngrohtë. Për fëmijët kjo nismë ishte shumë interesante dhe ata me dëshirë të madhe u përfshin në këtë punë. Bëmë tri shtëpiza për insektet e dobishme dhe shpresojmë, se me këtë do të kontribuojmë, që insektet të mbeten në kopshtin tonë dhe të ndihmojnë bimët në rritjen e tyre.”

СнимкаKopshtarët entuziastë janë të bindur, se perimet e prodhuara do të jenë më të shijshme dhe më të pastra, se sa perimet e dyqaneve. Pasi presin rendimente më të larta nga kungujt, ata kanë ndërmend të organizojnë një festë të kungujve, për të cilën do të lajmërojnë në Facebook.

“Më e rëndësishmja është se nëpërmjet këtij kopshti arrijmë të afrohemi me njeri tjetrin – është e bindur Vera. – Bashkimi i njerëzve, që jetojnë në një vend është një kapital social, i cili formohet shumë vështirë. Dhe varet prej nesh, që të realizojmë këtë. Iniciativa duhet të vijë prej neve, që ta ndjejmë veten një pjesë e një e tëra.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD