Në mitet e popujve të lashtë lopa, demi dhe kau janë kafshë të shenjtë, që lidhen me hapësirën qiellore dhe me hyjnitë. Egjiptianët e lashtë e përfytyruan qiellin si një lopë e madhe, e cila pjell diellin në formën e një viçi. Pamja e lopës qiellore haset edhe në tregimet e skandinavëve dhe në mitet e blegtorëve afrikanë. Një sërë hyjnish shfaqen me pamjen e demit ose demi është ndonjë prej atributeve të tyre dhe kafshë flijimi. Ndër më të njohurit mund të përmendim hyjninë indiane Indra, hyjninë egjiptiane Apis, hyjnitë greke Zeus dhe Dionis. Duke pranuar pamjen e një demi të bardhë, Zeusi rrëmben Evropën e bukur, ndërsa bashkëshortja e tij Hera mban epitetin “symadh si kau” ndërsa ngandonjëherë ajo rikrijohet me kokën e lopës. Shenje nga kulti ndaj demit zbulohen edhe në Dhiatën e Vjetër, ku tregohet për statujën e Demit të Artë, e cila u damkos dhe u shkatërrua nga Mojsiu në Shkretëtirën e Sinajit. Për një respekt të ngjashëm kujton edh Yjësia e Demit, ndërsa njeri prej katër evangjelistëve, apostullit Lluka, paraqitet si një dem.
Në folklorin bullgar gjithashtu ka gjurma të simbolikës diellore të demit. Sipas disa legjendave toka mbështetet mbi brinjët e një kau, i cili qëndron mbi një breshkë ose mbi një peshk. Kur e lëviz kokën bien tërmetet. Ekzistojnë përfytyrime për diellin në pamjen e një kau, viçi ose bualli. Nga ana tjetër hëna përshkruhet si një lopë – për simbolikën e vet prej femre dhe për drapin e saj. Tregohet se një herë për vit, muajin mars, hëna zbres në tokë dhe kur përpiqet të kthehet prapë në qiell, buluron si lopë. Hëna pëllet edhe kur i vjen keq nga vetmia. Sipas besimeve popullore disa magjistrice posedojnë aftësi të rrëzojnë hënën për dhe në formën e një lope. Kjo që ta mjelin qumështin e saj çudibërës, i cili mjekon të gjitha sëmundjet.
Në kulturën tradicionale kau është tepër i respektuar – si për temperamentin e butë dhe të qetë, ashtu edhe për punën, që bënë: lëron tokën, tërheq qerren. Që nga koha më e lashtë edhe më sot shfrytëzohet shprehja “Punon si ka”. Sipas një proverbi “Njeriu pa tokë është gjysmë i varfër, ndërsa pa qe – i mjerë.” Bujku e quan qetë “engjëj” dhe iu drejtohet atyre me emra farefisnore si “at”, “babi”, “vëllezër”. Gjynah i madh konsiderohet të rrihen ose të ofendohen qetë. Për një njeri të tillë thuhet se “i rrah engjëjt”. Besohet se një njeri i tillë në kohë të afërt do të mbetet pa qe dhe do të rrojë në mjerim dhe varfëri. Vajzat dhe nuset nuk duhet të kalojnë rrugën e qeve, ashtu edhe të burrave – kjo në shenje të respektit dhe të nderimit. Konsiderohet, se edhe ujku, i cili sulmon të gjitha kafshët shtëpiake, nuk prek kaun. Ai edhe eviton takimet me të. Besohet, se brirët dhe kafka e gjedhit mbrojnë nga forcat e këqija dhe prandaj ato vihen mbi portet e shtëpisë ose në gardhet e oborreve dhe pranë vathave. Qetë plakë nuk theren, ata lihen të vdesin dhe varrosen me respekt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..