“Një pikturë e pasur prej veçorish individuale, të bashkuara në botën e mrekullueshme të muzikës dhe miqësisë” – sipas Valentina Georgievës kështu mund të karakterizohet më shkurtimisht kori “Çernomorski Zvuci”, ose “Tingujt e Detit të Zi” i Ballçikut, i cili këto ditë shënon përvjetorin e tij të 100-të.
Valentina Georgieva është në krye të korit “Tingujt e Detit të Zi” tashmë 16 vjet. Bashkë me drejtorinë e korit dhe shoqatën “Bota Muzikore” para disa vitesh ata vunë fillimin e një konkursi ndërkombëtar të koreve, edicioni i fundit i të cilit iu kushtua përvjetorit në fjalë.
“Momentet më të rëndësishme të historisë së korit do të publikohen në një librezë, kushtuar jubileut – tregon Valentina Georgieva. – Ne provuam të shënojmë të gjitha koncertet, për të cilat kemi informacion, se kori i ka dhënë. Arkivi fillon që në vitin 1914. Kemi prova, se rreth Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore veprimtaria e korit ishte ndërprerë për një kohë të caktuar. Ndoshta më interesant do të jetë filmi, i cili na tregon për dekadat e fundit. Në të janë përfshirë incizime të koncerteve tona. Duke pasur parasysh historinë e vet si dirigjente, mund të them se bashkë me kolegët e mi kemi dhënë më shumë se 200 koncerte, kemi marrë pjesë në 29 festivale në Evropë, Azi dhe kuptohet në Bullgari. Jemi mbajtës të rreth 70 çmimeve dhe diplomave të ndryshme, kemi interpretuar më shumë se 120 vepra. Ky jubile është shumë i rëndësishëm, prandaj vendosëm ta shënojmë në vazhdim të disa ditëve. Fillojmë më 16 tetor, me hapjen e një ekspozite, kushtuar jubileut. Në të njëjtën datë starton dhe sajti i ri i korit. Ditën tjetër do të paraqesim para shoqërisë vëllimin “Stefan Dragostinovi i panjohur”. Në të janë grumbulluar partiturë dhe incizime, rezultat i punës sonë me kompozitorin. Janë shtypur adaptimet e mia të veprave të tij për korin e përzier. Jemi shumë krenarë për këtë vëllim. Nuk ishte botuar letërsi korale në vazhdim të shumë viteve, kurse qyteti ynë i vogël gjeti mjete për ta përkrahur këtë vepër dhe t’u ofrojë edhe formacioneve të tjera të tilla një repertor shumë interesant.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..