Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rryma Jugore” ose Korridori Jugor i Gazit?

БНР Новини
Foto: arkiv

Sot interesi i BE ndaj projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore” është shumë i vogël, komenton në një intervistë kryetari i Komisionit mbi energjetikën në Parlamentin Evropian Jezhi Buzek. Importi i gazit të lëngshëm nga Katari është ndër mundësit për diversifikimin e furnizimeve të gazit natyror. Agjencia informative ukrainase “Unian” prognozoi, se zgjedhja e partisë GERB (e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari më 5 tetor) realisht mund t’u japë fund planeve për gazsjellësin. Punimet janë të pezulluara dhe në pushtet vjen një parti, e cila me gjithë se mbështet projektin, shtron kushtin, që ai të jetë në përputhje me rregullat evropiane, bëjnë të ditur nga botimi ukrainas.

“Rryma Jugore” është gazsjellësi i cili duhet të larmojë furnizimet e gazit natyror rus deri në Evropë, duke kaluar anës Ukrainës – e cila është “një gurëzë në këpucën” e gjigantit të gazit – Rusia.

Në këtë etapë BE dhe Federata Ruse nuk prapsin nga pozitat e tyre – Moska mendon, se gazsjellësi është një projekt ndërkombëtar dhe nuk duhet të zbatojë kërkesat evropiane. Por Brukseli pret që pala ruse të parashtrojë kërkesë për përjashtim nga rregullat e paketës së tretë liberalizuese, e cila është për hapjen e tregjeve energjetike. Qëllimi është që tregu i brendshëm energjetik në Evropë t’u ofrojë konsumatorëve mundësinë e zgjedhjes midis shoqërive të ndryshme, që furnizojnë gaz natyror dhe energji elektrike, gjë e cila do ta bëjë tregun e arritshëm për të gjithë furnizuesit. Por kur – si kohë dhe hapësirë?

Azerbajxhani dhe Evropa e bënë të tyren – filloi realizimi i projektit “Korridori Jugor i Gazit”. Ky variant i shkurtuar i projektit ambicioz Nabuko duhet të përfundohet në vitin 2019 dhe përfshin sistemin e gazsjellësve TANAP-TAR, që fillojnë nga burimi i gazit Shah-Deniz në Azerbajxhan. Gazi do të kalojë përmes territorit të Gjeorgjisë dhe Turqisë për të arritur në Greqi, Shqipëri dhe në jug në Itali. Është fjala për furnizime fillimisht prej afro 16 mlrd metrash kub gaz natyror në vit dhe 6 mlrd prej tyre janë të destinuar për Turqinë dhe 10 për Evropën.

Evropa dhe SHBA, të cilët ngrenë idenë për difersifikimin e gazit natyror, ndërsa në fakt përjashtojnë Rusinë nga tregu i eksportit të gazit (që është një zë kryesor në ekonominë e saj), janë shumë të kënaqur. “Vendimi për hapjen e “Korridorit Jugor të Gazit” është një hap i mirë, sepse në saj të zgjerimit të tij të ardhshëm korridori do të ketë potencialin të mbulojë deri në 20% prej nevojave të BE për gaz në një perspektive afatgjatë” – thuhet në komunikatën për shtypin, shpërndarë nga Komisioni Evropian.

Në shikim të parë Rusia nuk është e rrezikuar nga projekti “Korridori Jugor i Gazit”, sepse furnizimet e gazit azerbajxhanas do të fillojnë në fund të vitit 2019 dhe do të mbulojnë vetëm 20% prej nevojave të Evropës për gaz. Por ky është një qëndrim i përciptë në vlerësimin e rreziqeve, para të cilave ndodhet Federata Ruse për shkak të faktit, se furnizuesve mund t’u bashkohen edhe Turkmenia dhe Irani. Shteti i fundit për nga rezervat e gazit është në vendin e dytë në botë pas Rusisë.

Përveç kësaj në një perspektivë më të largët, kam parasysh bllokimin e projektit “Rryma Jugore”, përmes të cilit planifikohet gazi rus të eksportohet drejt Evropës, ideja e projektit Nabuko, me dalje drejt Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë, është plotësisht reale.

Perspektivat për Bullgarinë janë të mrekullueshme – do të kemi lëndë djegëse për ngrohje edhe pas vitit 2019 (vetëm nuk dihet me çfarë çmime) dhe nuk do të jemi të varur në 100% prej gazit rus. Po përmend vetëm, për ngrohje, sepse aluzionet e drejtuara ndaj nesh janë fare të qarta – vendi ynë mund të jetë vetëm turistik. Diçka si vila e BE.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD
Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD