“Me ndihmën e fizikës dëshirojmë të arrijmë deri në thellësitë më të mëdha dhe të gjejmë përgjigjen e pyetjeve se si u formua Universi dhe se si ekzistojmë ne.” Këtë e tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) profesor Rolf Hojer duke hapur një ekspozitë në Muzeun “Toka dhe Njerëzit” i kushtuar përvjetorit të 60-të të krijimit të organizatës dhe 15-vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në të.
Kohët e fundit laboratori më i madh i fizikës së grimcave elementare hyri në librin e rekordeve “Gines” me zbulimin e Higgs bosonit i njohur edhe si “shkëndijë hyjnore”. Këtu është vendi të theksojmë dhe rolin e shkencës bullgare në eksperimentet për zbulimin e sekreteve të prejardhjes së Universit. Vendi merr pjesë aktive në përgatitjen dhe zhvillimin e njërit prej dy eksperimenteve të mëdha në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN): CMS solenoidkompaktmuon që nga krijimi në vitin 1991. Fizikanët dhe inxhinierët bullgarë kanë kontribut të konsiderueshëm në ndërtimin e detektorit të grimcave elementare CMS. Zyrtarisht Bullgaria u pranua anëtare me të drejta të plotë në këtë organizatë prestigjioze shkencore më 11 qershor të vitit 1999. Aktualisht nja 120 shkencëtarë dhe doktorantë bullgarë bëjnë studime të veta shkencore në territorin e organizatës.
Për kontributin bullgar posaçërisht për Radio Bullgarinë profesori Rolf Hojer tha: “Mendoj, se roli i Bullgarisë në CERN është shumë i madh. Shumë shkencëtarë bullgarë marrin pjesë në eksperimentet shkencore dhe roli i tyre është gjithnjë në rritje. Nga pedagogët universitarë, nga specialistët në Akademinë Bullgare të Shkencave varet të tërheqin të rinjtë në punën kërkimor-shkencore. Personalisht unë jam i mendimit, se roli i Bullgarisë, megjithëqë është një shtet i vogël, do të rritet.”
Përveç shkencëtarëve, deri tashti Bullgaria përcolli në CERN më se 255 mësues të gjimnazeve. Ata kishin mundësinë të marrin pjesë në një trajnim njëjavor në laboratorët e specializuar të qendrës dhe të vizitojnë vendet për eksperimente. Kjo u bë fakt në sajë të programit për specializimin e mësuesve të fizikës dhe të astronomisë në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore, organizuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë. Mësuesit, që kanë mbaruar këtë specializim, pas kësaj bashkë me nxënësit e tyre frekuentuan këtë vatër të shkencës botërore. Kështu më se 2000 nxënës bullgarë e vizituan organizatën.
Biznesi bullgar, gjithashtu ka kontribut në krijimin e shesheve në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore. Për periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2012 ndërmarrje bullgare kryesisht në sferën e ndërtimit të makinave, elektronikës, shërbimeve të informacionit, morën porosi për më se 14 miliona franga zviceranë. Kështu rikthimi i mjeteve nga kuota e anëtarësimit të Bullgarisë për pjesëmarrje në tenderit e CERN-it është afro 50 për qind. “Ky është njeri prej koeficienteve më të mira të rikthimit të parave. Aktualisht ne i furnizojmë CERN-it kompjuterë”, komenton docent doktor Leandër Litov, udhëheqës i ekipit të shkencëtarëve bullgarë në CERN-in. Vendi shpreson, se do të krijojë Qendrën e Parë Ballkanike për Terapi të Kancerit me protone dhe jone të lehta. Sipas profesorit Hojer, e ashtuquajtura terapi hadrone është më e mirë, por mjaftë e shtrenjtë. Ndryshe nga metodat e tjera mjekuese ajo nuk u dëmton endeve të shëndosha, që janë përreth kancerit. Tani qendra të tilla ka në SHBA-në, Japoni dhe Itali. Deri në vitin 2016 një e tillë do të hapet në Austri.
“Ideja jonë është të shfrytëzojmë një përshpejtues, i cili është një shpikje e CERN-it dhe të trajnojmë njerëz të punojnë me të – shpjegon docenti Litov. – Kjo do të jetë një qendre regjionale, e cila do të jetë për mbarë Gadishullin Ballkanik. Në të do të mjekohen nja afro 1500 njerëz. Me rëndësi është se kjo është një infrastrukturë shkencore, e cila do të nxjerrë vendin tonë shumë shpejtë në pozitat kryesore në botë në disa fusha, jo vetëm në onkologjinë, por edhe në radiobiologjinë, teknikën e përshpejtimit dhe në krijimin e detektorëve të aplikimeve bërthamore në mjekësi, domethënë në diagnostikim.”
Ndërtimi i qendrës do të gëlltitë afro 7 vjet dhe do të kushtojë afro 150 milion euro. Mirëpo, për këtë është e domosdoshme të ketë vendim politik, dhe të zhvillohen bisedime me Komisionin Evropian për financim përmes fondeve strukturore evropiane. “Aktualisht Bullgaria në rastet e rralla kur përcjell bullgarë për mjekim të ngjashëm jashtë shtetit paguan 50 mijë euro. Në se do të ndërtojmë një qendër të tillë, çmimi do të jetë përafërsisht 15 mijë euro për pacientët bullgarë”, thekson docenti Litov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..