Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “AmBul-2014” – në format “bonsai” dhe me një shpirt të pathyeshëm

Foto: AmBul 2014

Koncerti i formacionit me titull “Etno Europa” është pjesë e afishes së festivalit “AmBul-2014”. Festivali është themeluar në vitin 1998 nga amerikani Geoffrey Dean dhe është organizuar nga fondacioni “Ardenica” si “një forum për prezantimin e veprave të reja e të panjohura të kompozitorëve bullgarë dhe amerikanë, një vend për takim dhe bashkëpunim për krijuesit nga Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një forum për interpretues të rinj...” Kështu është prezantuar festivali në sajtin e tij. Zakonisht “AmBul” zhvillohet gjatë tetorit dhe zgjat rreth një jave. Përjashtimi i parë i kësaj rregulle është forumi i sivjetshëm – i katërmbëdhjeti me radhë.

“Bëjmë shaka se sivjet festivali është në formë “bonsai”. Kuptohet se shkaku është mungesa e mjeteve financiare – pohon pianistja Daniela Dikova, përfaqësuese e fondacionit “Ardenica”. – Por ne nuk dorëzohemi sepse jemi të bindur se vlerat, të cilat janë në themelet e kësaj ngjarjeje dhe të cilat i mbrojmë çdo vit gjatë tetorit kanë nevojë për një promovim të rregullt. Kjo na motivon ta organizojmë ngjarjen edhe sivjet, pavarësisht se në program hyjnë vetëm tri koncerte. Hapëm forumin me “Slloven Kuartet” me drejtuese Zvezdana Novakoiç nga Sllovenia. Ajo përdor tingëllime sllave dhe bullgare, duke krijuar muzikë autore dhe improvizime. Zvezdana merr pjesë në këtë kuartet bashkë me tri këngëtare të tjera, me të cilat u takua gjatë edukimit të saj në Akademinë e Artit Muzikor dhe të Vallëzimit në Plovdiv. E zgjodhëm për shkak të entuziazmit të saj për krijimin e muzikës në bazë të folklorit bullgar. Dimë sa i pasur është folklori bullgar, por më duket se ndonjëherë e harrojmë këtë dhe njerëzit si Zvezdana na rikujtojnë. Sivjet festivali nuk zgjat një javë si zakonisht. Ngjarjet e tjera janë parashikuar për nëntorin – një koncert i trombistit Venci Bllagoev dhe formacionit të tij “Xhaztet” dhe një program, kushtuar muzikës bashkëkohore bullgare. Do të tingëllojnë vepra të kompozitorëve Konstantin Iliev dhe Ljubomir Pipkov, gjithashtu edhe një vepër të Georgi Arnaudovit, të krijuar posaçërisht për festivalin “Viva Piano”. E falënderojmë Ambasadën e ShBA-së në Bullgari për përkrahjen. I falënderojmë dhe mikpritësit tanë nga “American corner” (“Këndi amerikan”). Salla “Këndi amerikan” është shumë e përshtatshme për interpretimin e muzikës me karakter eksperimental dhe për improvizime. Eksperimenti, inovacioni, improvizimi – këto janë tendencat kryesore të festivalit “AmBul”.

Kuartet “Sllovena”. Foto: Allbena BezovskaZvezdana Novakoviç është këngëtare dhe artiste. Siç ajo preferon të shpjegojë, është në Bullgari “prej dy vjetësh të bukur”. Tek ne ajo mbaroi një specializim në fushën e këndimit popullor në klasën e profesoreshës Svetla Stanilova. Ja se çfarë na tregoi Zvezdana për projektin “Etno Europa”, në të cilin është së bashku me Gergana Popova, Nevjana Ganeva dhe Diljana Vasileva – solistet e ansamblit “Trakia”.

“Ideja për krijimin e “Sllovena Kuartetit” lindi me dashurinë time ndaj muzikës popullore. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj zërat bullgare. Kjo teknikë e vjetër e këndimit hap brenda meje shumë botë të reja. Mendoj se kjo është gjëja më e mrekullueshme, të cilën mund ta këndojë një grua. Ndihem e bukur kur këndoj bashkë me interpretueset e tjera në kuartet. Me anë të këtij arti të vjetër unë përpiqem të udhëtoj përmes kulturave sllave. Ju keni rrënjë sllave, unë jam nga Sllovenia dhe shikoj shumë tradita të afërta në të dy kulturat. Për shembull – kukerët bullgarë – ne e kemi zakonin e njëjtë, por emri i tij është “kurenti”. Ne jemi prej të njëjtit fisi, siç themi ne në Slloveni – “ata, të cilët kanë folur gjuhën e kishës së vjetër sllave”. E magjepsur nga kënga popullore bullgare po bëj aranzhime të veprave të vjetra bullgare, sllovene, bjelloruse, serbe, kroate. Do të përpiqem të “shkoj” me muzikën time kudo, ku ka sllavë.”

Në koncert, në kuadrin e festivalit “AmBul” kuarteti “Sllovena” ekzekutoi një program autori, bazuar mbi kënga popullore bullgare, mbi folklorin amerikan dhe slloven. Pak janë formacionet vokale tek ne, të cilat mund të interpretojnë një repertor aq të ndërlikuar. Përveç kësaj interpretimi ishte shumë i mirë, me një ndjenje të mrekullueshme për stilet folklorike, me një aranzhim bashkëkohor harmonik dhe me një mjeshtëri të veçantë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD
Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD

“Të gjitha gënjeshtrat” titullohet kënga e re e interpretuesit të ri Samuell Manueljan

Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..

botuar më 24-09-09 8.10.PD