Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulimet nga qyteti antik Misionis – befasi për arkeologët

БНР Новини
Profesor Nikollaj Ovçarov tregon sendet e gjetura në qytetin antik Misionis.
Foto: BTA

Afro 50 vjet vazhdojnë gërmimet dhe studimet rreth qytetit antik dhe mesjetar Misionis në afërsi të qytetit të sotëm Tërgovishte në Bullgarinë Veriore. Janë të filluara nga arkeologu i njohur Dimitër Ovçarov, kurse sot veprimtarinë e vazhdon djali i tij, po kështu historian dhe arkeolog profesor Nikollaj Ovçarov.

Sende të vlefshme kanë zbuluar arkeologët gjatë kësaj vere në tokën e qytetit antik. I përcaktojnë zbulimet e veta si një shpim të vërtetë në njohjen e jetës së njerëzve, të cilët kanë populluar rajonin e qytetit Tërgovishte. Sipas fjalëve të profesorit Ovçarov emërtimi i qytetit Misionis, do të thotë Mizije. Mbase ky ka qenë kryeqyteti i atëhershëm i Provincës Romake Lindore me të njëjtin emër gjatë shekullit të V-VI. Gërmimet dëshmojnë se në këtë qytet, kanë jetuar njerëz pasanik për kohën e tyre. Mes gërmimeve më interesante nga muajt e fundit janë dorezat prej bronzi të enëve me formën e zogjve dhe të panterës e cila i përngjan shumë reliefit prej guri të luanëve nga një nga kryeqytetet e Mbretërisë së Parë Bullgare (681 deri më 1018) nga fundi i shekullit të IX Veliki Presllav. Kjo rikujton se, qyteti ka qenë në oreolin e pushtetit mbretëror, në drejtimin e drejtpërdrejtë të udhëheqësit të shtetit.

СнимкаDëshmi për njerëzit e pasur të cilët jetojnë në të, është ekzistenca e mbeturinave nga bursa tregtare dhe monedhat e shumta, të gjetura nga arkeologët. Një mahnitje zgjojnë sendet e punuara me shumë finesë prej kocke, një unazë prej argjendi, një vath prej floriri, vath prej kristaleve malore e kështu me radhë. Një sasi të madhe prej qelqi të sheshtë kanë gjetur arkeologët. Ai është përdorur për punimin e vitrazheve, me të cilat kanë ishin të pajisura shtëpitë e banuesve në Misionis. Bëhet fjalë për dritare jo të banesave, jo të klasës drejtuese, por të tregtarëve të pasur rreth tyre, zanajatçi të ngritur në shoqëri, të cilët kanë jetuar në afërsi të citadelës së qytetit. Ekzistenca e qelqit, vet për nga vetja e vet flet dhe për pasurinë e Misionisit. Vëmendjen e shkencëtarëve e kanë tërhequr mbeturinat e gotave prej qelqi, rreth 80 në numër të përqendruar në mbeturinat e një godine. Rreth tyre janë zbuluar mbeturinat dhe të enëve të tjera për të qerasur me verë dhe ushqim. E gjithë kjo është një dëshmi e padiskutueshme se pikërisht këtu është gjendur një lokal antik shoqëror, në ngjashmëri me restorantet e sotme dhe pijetoret.

Снимка“Kjo është një gjë e rrallë në arkeologji, të ndeshesh në një lokal nga tokat tona nga periudha e shekujve V-VI – shpjegon prof. Ovçarov. – Tani po i sistematizojmë gjërat nga vera, tregojmë gërmimet nga muajt korrik, gusht dhe shtator. Ky është një han i tërë, sepse është mjaft i madh, si hapësirë. Por përqendrimi i enëve dhe të gotave për verë, pas të cilëve mund të pasionohen dhe ustallarët më të mirë të sotëm, dëshmon se, ky ka qenë një lokal. Një han i ngjashëm mund të shikohet i ruajtur shumë mirë në qytetin historik Pompej në Itali. Ajo të cilën e gjetëm në Misionis është pikërisht një lokal i ngjashëm, të “tavernës” romake, e cila mbase ka pasur dhe vende për të fjetur dhe mbase godina ka qenë në dy kate. Përmes qytetit ka kaluar një rrugë kryesore romake,e cila kalon përmes Misionisit nga Lindja në Perëndim, kurse ky han ka qenë i hapur, me hyrje drejt rrugës. Është normale në një qytet të tillë të madh të ketë pasur një lokal në krye të rrugës. Por jo sendet aty janë gjëja më e rëndësishme, por arkitektura. Jam i befasuar për këtë sesi në këtë periudhë, të cilin ne shkencëtarët e konsiderojmë si periudhë të rënies në perandori për shkak të sulmeve të barbarëve, si pikërisht në këtë kohë, romakët mund të ndërtojnë një qytet të pasur dhe përparues në majë të malit. Aty ndërtojnë godina, rrugë, sheshe. Ky është një art i vërtetë, i cili dhe sot e kësaj dite zgjon një mahnitje.”

Banorët e Misionisit mesjetar u larguan nga qyteti i vet gjatë shekullit të XIV-të. Pavarësisht se treguan një rezistencë të fortë ndaj sundimtarëve osmanë, qyteza ishte grabitur dhe ishte djegur. Pas kësaj njerëzit shkuan për të jetuar në rrafshinë dhe jo rastësisht qyteti filloi të mbante emrin turk Eski Xhumaja, që në përkthim do të thotë “i vjetër, i lashtë, pazar i ditës së premte”. Kujtimi për Misionisin është transferuar dhe në emrin e qytetit të sotëm Tërgovishte.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD