Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detyra “Qeveria” – gjithnjë e më e vështirë

БНР Новини
Takimi midis liderit të GERB-it, Bojko Borisov dhe liderit të socialistëve Mihaill Mikov (majtas).
Foto: BTA

Turi i dytë i konsultimeve për formimin e qeverisë në Bullgari u mbyll ditën e diel. Gjatë javës së kaluar në nivel ekspertësh partia më e madhe GERB pati diskutime me Bllokun e Reformatorëve, Frontin Patriotik dhe ABV-në (Alternativa për Rilindjen e Bullgarisë). U prit shumë takimi kokë më kokë midis kryetarëve të partisë së parë dhe partisë së dytë për nga madhësia në Parlament – përkatësisht GERB dhe Partia Socialiste Bullgare. Nuk do të formohet qeveria e koalicionit të gjerë është rezultati nga takimi midis liderit të GERB-it, Bojko Borisov dhe liderit të socialistëve Mihaill Mikov. Partia Socialiste Bullgare do të jetë opozitë, duke refuzuar propozimin që të caktojë kryeparlamentar të vet.

“Fakti se do të jemi në opozitë argumentohet me rezultatet e arritura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor – vuri në dukje z. Mihaill Mikov. – Deklaruam se do të sillemi në mënyrë konstruktive për sa u përket çështjeve të komplikuara lidhur me Bullgarinë. Të gjithë partitë, pavarësisht faktit a janë të mëdha ose të vogla, duhet të marrin përgjegjësi për çështjet e rëndësishme.”

Z. Bojko Borisov mbeti anash autorizimit dhe përgjegjësisë për të formuar qeveri, duke thënë: “mandatin e GERB-it nuk e marrim si i toni”, sepse vendimi i Partisë Socialiste Bullgare që të mos formojë kabinet “faktikisht shteroi të gjitha mundësitë e tjera”. Lideri i GERB-it tha se aktualisht nuk e pranon formulën e qeverisë programore pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë, e cila formulë ishte diskutuar me Frontin Patriotik. Ky vendim erdhi çuditërisht pasi GERB-i kishte thënë se do të firmosë marrëveshjen e qeverisë programore si me Bllokun e Reformatorëve, ashtu dhe me partitë e tjera përkrahëse të kabinetit të ardhshëm. Z. Bojko Borisov u drejtua Bllokut të Reformatorëve dhe Frontit Patriotik që të caktojnë përfaqësues në Parlament.

“Unë jam dakord ta vë firmën mbi programin e ndarë të të gjitha partive – tha z. Bojko Borisov. – Përgjegjësia e ndarë do të thotë liderë brenda qeverisë. Ndryshe të gjithë në Parlament le të mbetemi dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve të tjera të parakohshme, e cila datë të përkojë me datën e zgjedhjeve lokale që të mos harxhohet kot. Deri atëherë do të zgjidhim vetëm problemet më të ngutshme.”

Bashkëkryetarët e Frontit Patriotik – z. Valeri Simeonov dhe z. Krasimir Karakaçanov thanë se do të propozojnë vetëm ekspertë në kabinetin e ardhshëm.

“Dua ta deklaroj vendimin e Këshillit Politik se Fronti Patriotik nuk do të marrë pjesë në qeverinë eventuale, duke caktuar persona politikë, pavarësisht i kujt është mandati – theksoi z. Valeri Simeonov. – Ky vendim ishte marrë menjëherë pas zgjedhjeve. Tani u rikonfirmua.”

“Ne nuk kemi asnjë lloj pretendimesh kë GERB-i do ta caktojë kryeministër ose ministër. Dhe për sa i përket koalicionit tonë ne kemi të drejtën vetë t’i marrim vendimet”, shtoi z. Krasimir Karakaçanov.

Liderët e formacioneve politike “Demokratët për Bullgarinë e Fortë” dhe të Lëvizjes “Bullgaria e qytetarëve”, përkatësisht z. Radan Kënev dhe znj. Meglena Kuneva u zgjodhën nga deputetët e Bllokut të Reformatorëve si bashkëkryetarë të grupit të tyre parlamentar. Ky fakt, sipas tyre, do të kontribuojë në konsolidimin dhe efikasitetin më të madh.

“Fakti se zgjidhen dy bashkëkryetarë në mënyrë njëzëri do të thotë se grupi ynë parlamentar është stabil dhe mund të marrë së bashku vendime të rëndësishme”, tha znj. Meglena Kuneva.

Pasi lideri i GERB-it dha shenjë shumë të qartë për pjesëmarrjen e Bllokut të Reformatorëve në pushtet. Çfarë është pozita e reformatorëve?

“Vendimi kush do të përfaqësojë Bllokun e Reformatorëve në pushtet i takon formacionit tonë dhe jo partnerëve tanë – saktësoi z. Radan Kënev. – Për sa i përket vendimit tim, ky i fundit ka të bëjë me respektimin e procesit legjislativ, pra me qëllimin kryesor të reformatorëve.”

Sipas bashkëkryetarëve z. Kënev dhe znj. Kuneva çështja për pjesëmarrjen e tyre në pushtet ende nuk është diskutuar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Muzeut Harry Trupan (në mes)

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë  Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...

botuar më 25-02-01 9.30.PD

Presidenti është i mendimit se rruga drejt paqes në Ukrainë do të jetë një proces i vështirë

Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..

botuar më 25-01-31 9.19.PD
 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD