Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi i manastireve “Shën Joan Pagëzori”

БНР Новини
Foto: svetimesta.com

Nën numrin 25 në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë renditet manastiri ortodoks “Shën Joan Pagëzori”. Rrënojat e tij dallohen në një kodër të bukur mbi brigjet e lumit Arda, i cili kalon mes përmes qytetit Kërxhali. Vendi i shenjtë ka qenë pjesë nga kompleksi mesjetar episkop “Shën Joan Prodrom”.

Supozohet se, manastiri është themeluar gjatë shekullit të VI-VII në vendin e kishave të mëparshme në stilin tipik bizantin. Interesantja është se plani për këtë kishë ndjekur të ashtuquajturin “tip të atonit” dhe mbase është ngritur në të njëjtën kohë me disa nga kishat e Gadishullit të Atonit. Në të kaluarën i gjithë objekti ka qenë një qendër shpirtërore të njërës prej dioqezave më të mëdha mesjetare – Ahridos.

Rrënojat e manastirit të dikurshëm dalin për herë të parë në dukje gjatë viteve 30 të shekullit të XX, kurse afro 30 vjet më vonë, gjatë kohës të punimeve ndërtuese, në dritë dalin dhe mbeturinat nga kisha e tij. Më vonë, kur startojnë gërmimet arkeologjike, shkencëtarët zbulojnë gjurmët e mureve të fortë kalaje, të cilët rrethojnë një kompleks të madh manastiresh. Por, ajo e cila i ka mahnitur arkeologët, janë muret e kishës së dikurshme, të mbuluar me gjurmë të pikturave unikale murale.

СнимкаTë dhënat historike dhe mbeturinat e ruajtura nga ndërtimet japin bazë të pohohet se, kompleksi i madh prej godinave me kishë, është kthyer akoma në fund të shekullit të IX dhe në fillim të shekullit të X në qendër episkopie dhe më vonë në mitropoli. Për këtë dëshmojnë gërmimet unikale, të gjetura në kishë dhe rreth saj. Aty arkeologët zbulojnë 5 varreza. Një prej tyre gjendet në vet kishën dhe ka qenë e mbyllur në mënyrë hermetike. Pas hapjes së saj me vëmendje, shkencëtarët me çudi shikojnë eshtrat e një kleriku të lartë të krishterë nga fundi i shekullit të XII dhe fillimit të shekullit të XIII. Sipas disave në varrezë kanë qenë të vendosura eshtrat e patriarkut Evtimij (letrari më i njohur mesjetar bullgar, klerik dhe shenjtor ortodoks), por të tjerë e hedhin poshtë këtë hipotezë, për shkak të mungesës të dëshmive të mjaftueshme në përkrahje të saj.

Në varrezë janë gjetur akoma një epitrahill të ruajtur krejtësisht (një rrobe kishtare) të thurur me flori dhe një zbukurim të pazakonshëm, si dhe eshtra kishtare, të qepura në një kryq prej cope. Ky gërmim ripohon supozimin se gjatë Mesjetës qyteti i sotëm Kërxhali ka qenë një qendër e rëndësishme e krishterë. Supozohet se, epitrahilli është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe ka qenë i punuar në Konstantinopol.

Mbase në një etapë më të vonë kisha ka qenë e shkatërruar. Pas kësaj, për një kohë shumë të shkurtër, ajo përsëri ka qenë e ndërtuar. Por gjatë kohës së pushtimit turk në Ballkan i gjithë kompleksi përfundimisht është kthyer në rrënoja dhe zhytet dalë-ngadalë në haresë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: svetimesta.com dhe bg-patriarshia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD