Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luga në ritet dhe besimet popullore bullgare

Një send i zakonshëm me përdorim të përditshëm, në kulturën tradicionale bullgare luga ka fituar një rëndësi speciale në një sërë ritesh, zakonesh dhe praktikash magjike.

БНР Новини
Foto: BTA

Nëpër trojet bullgare luga shfrytëzohet që nga koha më e lashtë. Në muzetë nëpër mbarë vendin ruhen lugë të ndryshme për nga forma dhe madhësia të punuara sipas epokës – prej argjile, prej guri, prej druri. Më shpeshtë në përrallët, këngët popullore dhe besimet përmenden lugët prej druri. Në praktikë lugët e drunjta janë përdorëse, që shfrytëzohen në shtëpinë bullgare që nga koha më e lashtë. Dhe pavarësisht se para shekujsh në mënyrën e jetesës qytetare hyrën mjetet prej metali për ushqim, lugët e drunjta edhe më sot kanë vendin e tyre. Për më tepër se vitet e fundit specialistët e ushqimit të shëndetshëm këshillojnë të gatuajmë vetëm me vegla të drunjta.

Luga prej kocke nga shek. VI-V para Krishtit, gjetur afër qytetit të Stara Zagorës. Foto: Allbena BezovskaSipas etnografit të madh bullgar Dimitër Marinov luga shpesh herë haset në magjitë dhe në namatisjet. Me tri, shtatë ose nëntë lugë prishet syrin e keq. Mirëpo, kjo në kusht se ato lugë janë të mbledhura nga tri, shtatë ose nëntë shtëpi. Me ato lugë mund të bëhen ose të prishen magji për mjeljen e kafshëve, për mbledhjen e të lashtave, për martesë e kështu me radhë.

Luga prej druriSi të gjitha përdorëset e tjera, lugët posedojnë cilësi të ndryshme në varësi të materialit prej të cilit janë të punuara. Për përgatitjen e ushqimit lugët më të mira janë prej dushku, ahu, panje mali. Për ritet i kushtuara prishjes së syrit të keq shfrytëzohen lugë prej vidhi, frashri dhe shkoze. Shumë gjyshe, që namatisin për magjitë e tyre preferojnë lugët prej bushi. Edhe në këngët e kolendarëve përmenden lugët prej bushi. Në to vajza ose amvisja “hanë dhe pinë me lugë dhe pjate prej bushi”. Ndoshta është mirë të përmendim, se bushi është ndër bimët për të cilët ka ndalesë të futen në shtëpi. Ai shfrytëzohet kryesisht në ritet e varrimit dhe në meshat e përshpirtjes. Vetëm Ditën e Krishtlindjes bushi mbahet në shtëpi për tufat e kolendarëve.

Sipas një besimi, lugë e hedhur përmbi kokën e shpëton njeriun nga frika. Sipas këtij riti në lugë vihet pak kripë dhe pak uji dhe kështu luga hidhet prapa kurrizit të njeriut. Besimi është, se luga duhet të bien me anën konkave, ashtu siç vihet zakonisht në trapezë.

Forca mbrojtëse e lugës shfrytëzohet edhe ditët e para pas lindjes, kur nusja nuk duhet të dalë nga shtëpia. Ajo del vetëm në se në dorë ka kandil të ndezur ose hudhër. Ndër sendet e detyrueshme është edhe luga e drunjtë lidhur me një fije të kuqe.

Nëpërmjet lugës njerëzit marrin edhe shenje të ndryshme, paralajmëruese. Në se në trapezë ka një lugë më shumë se sa janë njerëzit, atëherë do të vijë ndonjë mysafir. Në se njeriu ha me dy lugë, ai do të martohet dy herë. Dy veta nuk duhet të hanë me një lugë të njëjtë sepse do të grinden.

Luga prej qeramike nga shek. V para Krishtit, gjetur afër qytetit të Stara Zagorës. Foto: Allbena Bezovska“Nuk është lugë për gojën tënde” thuhet, kur ndonjëri merret me ndonjë punë që nuk është sipas forcave të tij. Proverba “Në se kërkosh një lugë të madhe, atëherë duhet të marrish edhe një shat të madh”, mezi nevojitet për shpjegime suplementare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD