Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po kërkoj afërsitë dhe jo dallimet…” – Millço Leviev për projektin e tij të ri “Udhëtimi në dy bota”

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Foto: Allbena Bezovska

“Projekti i ri i Millço Levievit është krijuar për korin “Zërat Kozmikë”, me dirigjente Vanja Moneva dhe Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare, udhëhequr nga Antoni Donçev. Në të maestroja e përgjithëson rrugën e tij jetike dhe krijuese, në të cilën po vazhdon të kërkojë aktivisht afërsitë dhe jo dallimet… “Arti më i madh sipas meje është që të jetosh në mënyrë të tillë, kështu qe të gjesh gjërat e përbashkëta, afërsinë midis feve dhe stileve të ndryshme në muzikë, kulturave etnike, madje proverbave” – tha prof. Leviev para Radio Bullgarisë. Producent i albumit është “Shtëpia Muzikore Radioja Kombëtare Bullgare”. Albumi është incizuar në Studion e Parë të Medies sonë dhe u prezantua më 31 tetor në sallën “Bullgaria”.

Vepra përbëhet prej dy pjesësh. Pjesa e parë bazohet te këngë popullore bullgare dhe e mban titullin “Bullgaria – Suita Bullgare”. Pjesa e dytë përbën një lexim të autorit të “Rapsodisë në blu” të Gershuinit. “Kjo është historia e jetës sime midis Bullgarisë dhe SHBA-së, por desha të them dhe diçka tjetër”, shpjegoi prof. Leviev.

“Udhëtimi në dy bota”“Udhëtimi në dy bota” duhet të ketë nëntitull “Njëkohësisht”. Nuk duhet të shkosh në SHBA, që të dëgjosh muzikën amerikane, ose amerikanët të vijnë këtu, që të dëgjojnë muzikën tonë, sepse xhazi e ka pushtuar botën që prej shumë kohe, kurse folklorin bullgar e dinë të gjithë në botë, në saje të interpretimeve të “Misterit të Zërave Bullgarë” dhe të akoma disa koreve dhe ansambleve popullore. Bobi Makferin dhe muzikantë të tjerë të mëdhenj gërshetuan në idetë e tyre ritmet dhe meloditë bullgare. Interesantja në projektin që paraqitëm është përfshirja e një orkestre serioze xhazi prej 17 instrumentistësh. Kaq janë edhe këngëtaret e korit “Zërat Kozmikë”. Ky gërshetim i interpretuesve dhe intonacioneve është i ri dhe i ndryshëm. Sidomos në “Rapsodinë në blu”. Më pyesin se si “kjo muzikë kaq amerikane” gërshetohet me muzikën bullgare. Thjeshtë, ajo është atje! Njeriu duhet ta zbulojë për veten dhe pas kësaj të improvizojë. Interesante ishte puna me vajzat në kor. Ato janë moderne dhe janë orientuar ndaj “muzikës tjetër”.  Thonë se mësuesit nuk na mësojnë, por vetëm na orientojnë se si të realizojmë potencialin tonë. Kjo gjë ndodhet brenda meje dhe unë përpiqem ta praktikojë në jetë. Për mua arti më i madh është që të jetosh...”




Le të rikujtojmë se Millço Levievi emigroi në SHBA në vitin 1970. Ai shkoi atje me ftesë të Don Elis dhe shumë vite me radhë punonte me orkestrën e muzikantit të njohur të xhazit.

“Bota ndryshoi shumë gjatë të gjitha këtyre viteve – tha Millço Leviev. – Ndryshoi muzika, si dhe mënyra në të cilën stilet xhaz, pop, rok dhe folklor filluan të gërshetohen. Kjo ndodhi në muzikën e disa grupeve si “Çikago”, të cilat iu drejtuan xhazit, kurse disa muzikantë xhazi dolën nga caku i gjinisë – për shembull Mahavishnu dhe Don Elis, me të cilin pata shansin dhe nderin e madh për të punuar. Ky depërtim i ndërsjellë filloi gjatë viteve 60, kurse sot është diçka e zakonshme. Askush nuk e dënon këtë, përveç të ashtuquajturave “puristë”, të cilët janë për pastërtinë e stileve muzikore, pastërtinë e feve... Ky është problemi i botës sonë – urrejtja dhe mungesa e tolerancës ndaj së ndryshmes. Detyra jonë si artistë është që t’i heqim këta kufij. Sa për lirinë, mund të them se mund të jetosh në diktaturë dhe përsëri të jesh i lirë brenda vetes. Çështja është nëse do që të jesh i lirë edhe nga pamja e jashtme. Sepse kudo në botë nuk ka liri. Të gjithë e dimë se në kushtet e kapitalizmit roli kryesor është i biznesit, i cili dikton gjithçka. Sa për diktaturën e proletariatit, ajo nuk u realizua. Kishte diktaturë mbi proletariat. Ndoshta jam pak ekstrem, kuptohet ka edhe njerëz të ndershëm në biznes dhe politikë. Ka gjëra të bukura dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me këtë projekt. Unë jap mësime në Universitetin e Ri Bullgar tashmë 15 vjet. Takohem me shumë njerëz të rinj, të cilët janë shumë inteligjentë dhe simpatikë. Ka njerëz të tillë në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

"Jo për mua" – një këngë nga albumi i ri i grupit BTR

"Jo për mua, por për ty, do të gjej përsëri kuptim ... Pse të kem shumë gjëra, pasi nuk je pranë meje!" - Kjo është pjesë e tekstit të këngës "Jo për mua" në interpretim të grupit BTR, dhe të muzikantëve të ftuar Kirill Mariçkov dhe Valldi Totev,..

botuar më 21-10-11 12.45.MD
Ersin Mustafov dhe Tasho Kolev

Rok grupi Jeremy? Me një koncert të madh në Dubai

Pas një pezullimi dyvjeçar ndërkombëtar, për shkak të situatës globale me Covid-19, rok grupi Jeremy? përsëri po tërheq vëmendje mbi krijimtarinë e vet dhe Bullgarinë. Sonte (më 9 tetor) muzikantët do të japin një koncert në festivalin e parë për..

botuar më 21-10-09 8.55.PD

RIA dhe kënga e saj e parë "Ëndrra jonë"

Maria Mirosllavova, me pseudonimin artistik RIA, pak ditë më parë prezantoi këngën e saj të parë - "Ëndrra jonë". Maria është 19 vjeçe dhe merret me muzikë që nga mosha pesë vjeç. Ajo është vajza e dy muzikantëve të njohur – Maria dhe Mirosllav..

botuar më 21-10-08 9.34.PD