Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kinomania” – joshje për adhuruesit e filmit

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Më 13 nëntor në Sofje do të fillojë Edicioni i 28 i Panoramës Botërore “Kinomania”. Sivjet ai do të zgjatet deri më 30 nëntor dhe përfshin afro 60 prej titujve më të pritur dhe më të dekoruar gjatë vitit të fundit. Organizator është Pallati Kombëtar i Kulturës në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Sofjes, Përfaqësinë e KE në Bullgari, ambasada të huaja dhe institucione kulturore.

“Për ne kinemaja është art, jo vetëm industri ose dëfrim. Prandaj e vëmë theksin mbi këtë qëndrim dhe e kthejmë në motivin prijës në përzgjedhjen e filmave në programin e sivjetshëm të Panoramës Botërore – tha para gazetarëve Hermina Azarjan nga ekipi i “Kinomania”-së. – Kur flasim për film, për ne janë me rëndësi në vend parë historia, tregimi, mesazhet në të. Gjithashtu edhe regjisori, operatori dhe aktori, i cili mishëron personazh të caktuar. Për këtë arsye brenda dy javëve publiku do të shohë filmat më të rinj të regjisorëve të njohur si Andrej Konçallovski, Alehandro Gonsales Injaritu, Folker Shljondorf, Kshishtof Zanusi, filma me yje të brezave të ndryshëm, mes të cilave janë Dëstin Hofman, Al Paçino, Xhon Malkoviç, Zhuliet Binosh, Skarlet Johanson.”

Përgjegjës i programit të festivalit sivjet është kritiku i njohur kinematografik Vlladimir Trifonov. Ai shënoi, se prej afro 60 titujve vetëm 11 filma do të jepen për shfaqje nëpër sallonet e kinemave pas fundit të forumit. Të tjerët do të kenë shfaqje ekskluzive vetëm në kuadrin e festivalit. Ka një numër filmash të cilët do të shfaqen në Sofje, premiera e të cilëve botërore ka qenë në festivale prestigjioze ndërkombëtare si në Venecie, Toronto, Londër dhe Romë.

Filmat bullgarë në program janë gjashtë. Hapja zyrtare është më 13 nëntor në Sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës me filmin artistik “Fundosja e Sozopollit” të regjisorit bullgar Kostadin Bonev. Kjo vepër fitoi vetëm para dy javëve dy çmime “Trëndafili i artë” – për skenarin më të mirë të Ina Vëllçanovës dhe Kostadin Bonevit, dhe për aktoren më të mirë – të Snezhina Petrovës. Më 14 nëntor është shfaqja e dokumentarit “Dëgjo” të gazetares Diana Ivanovës për Radion “Evropa e lirë” dhe ndikimin e saj në Bullgari në vitet e komunizmit. “Qytetari kinemaja” e Kosta Bikovit është një rrëfim për aktivistin e njohur në fushën e kinematografisë Toni Andrejkov.

“Kam ikur nga kazerma kur isha me shërbim ushtarak për të parë filmat e “Kinomania”-së – kujton gazetari Georgi Toshev, i cili sivjet është autor i tre filmave dokumentarë të përfshirë në program. – Sivjet artistja e madhe bullgare Tatjana Llollova mbushi 80 vjeç. Ajo u fsheh në një pyll në këtë ditë dhe askush nuk arriti ta përshëndesë. Tatjana Llollova është një fenomen në kinematografinë bullgare dhe unë jam shumë i lumtur, se pa ndihmë nga jashtë arrita të bëjë filmin “Portreti i një dame” për këtë aktore të jashtëzakonshme. Filmi prezanton një takim shumë emocional në Paris me vëllain e Tatjanës, me njerëzit e saj më të afërt, me njerëz, të cilët kurrë para kësaj nuk kanë lejuar t’i fotografojnë. Çfarë ndodhet në këto takime do të shihni vet, por nëpërmjet këtyre takimeve në fakt rrëfehet tërë jeta e aktores së madhe. Ndërsa “ABBA” është dashuria ime e vjetër dhe jam shumë krenar, se jam i vetmi gazetar i cili arriti të takohet me katër anëtarët e grupit muzikor suedez. BBC xhiroi vitin e kaluar një film, por në të mund të shihen vetëm tre prej pjesëtarëve. Ndërsa në filmin tim “ABBA P.S.” këngëtarët kujtojnë kohën e shkuar. Filmi i tretë i është kushtuar këngëtares Bogdana Karadoçeva – një histori për mundësinë e saj të mbetet të jetojë dhe të punojë në Paris, për rrënjët e saj, për pengesat në rrugën e saj, për jetën në shtëpinë e Deridës bashkë me Emill Dimitrovin dhe akoma shumë histori të pa rrëfyera deri tani për jetën e saj, të treguara nga vet këngëtarja. Filmi “Parisi i Bogdana Karadoçevës” është prej serisë sime “Të panjohurit” dhe prej tij do të mësoni pse këngëtarja nuk ka kënduar në sallën “Olimpija” me gjithë se ka pasur ftesë, a ka pasur pengesë nga ana e Sigurimit të Shtetit.”

Shumë i pasur dhe interesant është programi i “Kinomania”-së kushtuar fëmijëve. Në saj të Komisionit Evropian në vendin tonë për fëmijët do të ketë shfaqje falëse në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës – tha Petër Naçev nga përfaqësia e tij: “Për Përfaqësinë e KE është një kënaqësi e veçantë, se mund të mbështesë edicionin e sivjetshëm të “Kinomania”-së dhe konkretisht filmat për fëmijët. Sepse shpesh herë kur flasim për Evropën dhe BE, flasim vetëm për financimin evropian ose për elementet politike të integrimit. Shpesh herë harrojmë, se BE është bashkim i popujve, me të cilët ndajmë vlera të përbashkëta si paqja, demokracia, trashëgimia e përbashkët kulturore. Dhe pikërisht kultura dhe arti na bashkojnë në Evropë. Shpresoj se partneriteti ynë me festivalin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që të mund të tregojmë para qytetarëve bullgarë dhe miqve në vendin tuaj, se Evropa nuk është vetëm para, nuk është politikë. Ajo është kulturë, art, kinematografi dhe të gjitha të tjerët që na lidhin dhe na japin kuptim që të jemi së bashku.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD