Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

70 vjet nga themelimi i Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”

Foto: arkiv

Sivjet, para 70 vjetëve kompozitori dhe dirigjent Svetosllav Obretenov ka hedhur themelet e formacionit të parë vokal të profesionalistëve në Bullgari. Fillimisht ky është quajtur Kori Shtetëror i Radios, ndërsa më 1954 është riemëruar Kapela Bullgare e Korit. Dirigjenti me të cilin formacioni ka arritur majat më të larta artistik është Georgi Robev. Falë tij kori është bërë i njohur në mbarë botën.

Për personalitet të cilët kanë kontribuuar në kor, maestroja ka folur në një intervistë që sot ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
“Dirigjenti i parë, Obretenov ka bashkëpunuar kohë të gjatë me dirigjentin Krum Bojaxhiev, i cili ka trashëguar vendin e kreut të korit pas vdekjes së Svetosllav  Obretenovit. Nga viti 1955 dirigjent i parë është bërë Dimitër Ruskov. Ai mori përsipër një trashëgim të pasur – i vlefshëm nga njëra anë dhe nga tjetra – me shumë angazhime. E zhvilloi atë duke pasuruar repertorin e korit dhe po ashtu metodat teknike. Atëherë filluan incizimet dhe koncertet. Brenda 10 vjetëve ai shtoi rreth 600 këngë në repertorin e korit dhe vazhdoi punën me formacionin në fushën e oratorisë, siç ishte qëllimi i Svetosllav Obretenovit.  U ekzekutuan kryevepra si kantata “Aleksandër Nevski” nga Sergej Prokofiev, kantata “Karmina Burana” nga Karl Orf, simfonia e IX-të nga Betoveni. Dirigjent tjetër i cili ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e korit është Vasill Arnaudov. 2 vjet me radhë nën dirigjimin e tij u dhanë shumë koncerte. Mbaj mend koncertin në sallën  “Bullgaria” ku u ekzekutua kantata “Katuli Karmina” nga Karl Orf. Vasill Arnaudov pasuroi repertorin e korit me vepra bashkëkohore.”

Pas vitit 1981 kori është anëtarësuar në Filarmoninë e Sofjes. Dekada të tëra kori ka qenë në vend kryesor të skenës muzikore në Bullgari. Ka ekzekutuar shembujt më të mirë të klasikes së muzikës korale dhe ka qenë shkollë e vërtetë për shumë dirigjentë. Kori ka pasur koncert pas koncerti, duke prezantuar një repertor të stileve dhe epokave të ndryshme në Evropë. Amerikë dhe Azi. Kori rregullisht ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare shumë prestigjioze si “Pranvera e Parisit”, “Ditët muzikore të Bratislavës”, Festivali Muzikor – Bërno, Festivali i Muzikës i Drezdenit, Festivali Grek “Dhimitria”. Ja se çfarë thotë për turet jashtë vendit Ljubomir Mitropolitski, dirigjenti i cili ka marrë pjesë në punën dhe në përgatitjen e oratorive të njohura në repertorin e korit: “E vërtetë është se te shumë nga dëgjuesit kemi krijuar imazhin për Bullgarinë gjeopolitike e etnike. Megjithë vështirësitë me të cilat jemi hasur jashtë shtetit, gjithmonë kemi qenë të kënaqur me faktin se nëpërmjet artit kemi mbledhur njerëz të ndryshëm.”

Për rezultatet shumë të larta të korit dëshmon ky fjalim i Dhimitri Shostokoviçit: “Mbresë shumë të madhe më la arti i korit. Ky është një kolektiv i mrekullueshëm, i cili ekzekuton vepra të mëdha në mënyrë shumë të mirë. Kori arrin të transmetojë thelbin muzikor dhe intonacioni i tij është i pastër dhe i pazakontë. Kjo do të thotë se në Bullgari ka kulturë të lartë të muzikës korale”.

Sot formacioni quhet Kori Kombëtar i Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”. Sezoni i 86-të i Filarmonisë së Sofjes do të jetë në nder të përvjetorit të 70-të të korit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD