Para 25 vitesh, më 10 nëntor, një plenum i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, pushoi nga posti sekretarin e përgjithshëm të partisë Todor Zhivkov. Kështu përfundoi një epokë e historisë së Bullgarisë dhe filloi tranzicioni drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Cilat janë shkaqet e jashtme dhe të brendshme për ndryshimet në Evropën Lindore para një çerek shekulli? “Ndryshimet janë lidhur me marrëdhëniet midis dy blloqeve të mëdha, të cilat u formuan, dhe liderëve të tyre – SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Ato kanë të bëjnë me humbjen e Bashkimit Sovjetik në garën e quajtur Lufta e Ftohtë. Për vendet nga Evropa Lindore ato janë shkaktuar nga krizat, të cilat përjetonin Këshilli Ekonomik i Ndihmës Reciproke (KNER) dhe Pakti i Varshavës, si dhe nga marrëdhëniet midis liderit të ri sovjetik Gorbaçov dhe liderëve të vjetër të këtyre shteteve” – shënon doc. doktore Iliana Marçeva nga Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas saj, megjithëse në sipërfaqe shihen shkaqet politike, ndryshimet janë shkaktuar edhe nga faktorë të tjerë. Pas Luftës së Dytë Botërore filloi industrializimi dhe urbanizimi, të cilat lindën klasën e re të mesme. Ajo banonte në qytetet e mëdha. Po të bëjmë një krahasim – te ne gjatë vitit 1939, 80 për qind e popullsisë ishte fshatare, kurse në vitin 1989 në qytetet banonin 67 për qind prej popullsisë.
“Në vitin 1944 kishte 8 universitete me 15 mijë studentë, kurse në vitin 1989 universitetet ishin 30, me 133 mijë studentë – vë në dukje doc. Marçeva. – Zhvillohej një politikë për progres tekniko-shkencor dhe për intelektualizmin e punës. E gjithë kjo ndikonte mbi strukturën sociale të Bullgarisë, si dhe të vendeve të tjera evropianolindore. Krijimi i klasës së re të mesme në atë kohë vëzhgohej edhe në Evropën Perëndimore. Mirëpo, derisa shoqëria atje ishte pluraliste, në vendet evropianolindore vëzhgohej diktat i një ideologjie. Zakonisht bëhej fjalë për parti komuniste, ose socialiste, rreth të cilave kishte dhe organizata të tjera ndihmëse. Por, në përgjithësi, udhëheqja ishte njëpartiake. Për këto shkaqe, në fund të viteve 80, kjo klasë e re mesatare e madhe e nëpunësve, mësuesve, inteligjencës tekniko-shkencore dhe krijuese, ushtarakëve, kishte nevojë për një liri më të madhe individuale, gjë që nuk ekzistonte në sistemin e atëhershëm.”
Një shembull – të gjithë, të cilët mbaronin arsim të lartë, në atë kohë i dërgonin për të punuar tre vjet në provincë. Nga ana tjetër klasa politike në pushtet në vitet 70 dhe sidomos në vitet 80, u përpoq të përmirësohej, t’u jap mundësi pasardhësve të saj që ta kryesojnë pa aspak përpjekje udhëheqjen. Arsimi i lartë nuk ishte i mjaftueshëm për prosperitet, gjë që ishte qëllimi i natyrshëm i klasës së mesme. Kështu rrugët e përparimit gjatë viteve 80 u ngushtuan para saj dhe ajo duke u ndier e pavlerësuar, filloi të kërkonte mundësi për rritje sociale dhe politike. Prandaj ndër intelektualët, sidomos ndër intelektualët me orientim humanitar, u përhapën ide për çlirim. E gjithë kjo ndodhi në kohën e urbanizimit të madh.
“Deri sa në vitin 1946 kishte 106 qytete, në vitin 1989 ato ishin 220. Në vitin 1946 kishte 4 qytete me mbi 50 mijë banorë, kurse në vitin 1985 kishte 27 qytete të tilla. Qyteti i madh i ofronte më shumë mundësi popullsisë, por doli se në një moment sistemi ekonomik nuk ishte i aftë për t’i kënaqur nevojat e popullsisë. Ai kontrollonte konsumimin nëpërmjet çmimeve, dhe me dotimin e prodhimit. Kështu në fund të viteve 80 vazhdoi riprodhimi i të ashtuquajturit “barazim në varfëri”. Ndërkaq, në Perëndim revolucioni tekniko-shkencor jepte frytet e veta, filloi dhe revolucion informativ, filloi të rritej konsumimi, e gjithë kjo e lehtësonte jetën e përditshme dhe punën e njerëzve.”
Ndryshimet në Evropën Lindore zhvilloheshin në një mënyrë më të ndryshme – nëpërmjet revolucionit të përgjaktë në Rumani. Siç shënon Iliana Marçeva, te ne mund të flitet për një disidencë të vonuar. Domethënë, edhe pse më ngadalë, sesa në vendet e tjera, një pjesë e inteligjencës organizohej dhe në vitin 1988 ajo shtroi pretencat e saj politike dhe morale para komunistëve në pushtet.
“Në fakt u realizua ideja e Gorbaçovit, nëpërmjet njerëzve të tij në Byronë Politike – Petër Mlladenov dhe Andrej Llukanov, dhe të gjithë të tjerëve rreth Todor Zhivkovit. Qëllimi ishte rrëzimi i tij në një plenum më 10 nëntor dhe sigurimi i legjitimitetit në pushtet. Doli se Partia Komuniste në Bullgari ishte mjaftë e fuqishme dhe me ndikim të madh në atë kohë të tranzicionit. Ajo fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet e para të lira gjatë qershorit të vitit 1990 për Kuvendin e Madh Popullor. Mirëpo, papritmas kjo parti duhej të gërshetonte retorikën e saj të majtë me kërkesat e tranzicionit të djathtë. Dhe kjo çonte në vonim të proceseve, të cilat ishin lidhur me përballimin e udhëheqjes njëpartiake dhe të vendosjes së pluralizmit demokratik si dhe me likuidimin e ekonomisë shtetërore dhe krijimin e një ekonomie private të tregut.”
Partia Socialiste Bullgare dhe qeveria e Llukanovit rekomanduan një program të stilit “terapi shoku” të ekonomistëve amerikanë Ran dhe Ët. Mirëpo ata kishin frikë për ta aplikuar, sepse do të hynin në konflikt me elektoratin dhe qëndrimet e tij. Nga ana tjetër, sipas doktore Marçevës, disidenca bullgare, e cila u formua si një opozitë antikomuniste, përfaqësuar nga koalicioni i Bashkimit të Forcave Demokratike nga data 7 dhjetor 1989, sikurse nuk kishte sedrën e revolucionit në Hungari nga viti 1956, të ngjarjeve polake, të Pranverës së Pragës nga viti 1968. Dhe prandaj ideologjikisht ajo mbështetej te recetat e tranzicionit neoliberal drejt ekonomisë së tregut, pa i pasur parasysh kushtet në Bullgari. Thënë shkurtimisht, kjo ishte “terapi shoku, nën formën e një liberalizimi, privatizimi dhe demokratizimi të shpejtë.” Një veçori e tranzicionit është dhe fakti se në kërkimin e bazës sociale, opozita antikomuniste ra dakord për kthimin e tokës dhe të pronësisë urbane në kufij realë, pas së cilës duhej zhvilluar privatizimi. Kjo, sipas fjalëve të doc. Marçevës, ndikoi mbi gjendjen ekonomike të shoqërisë bullgare, nuk kishte organizim të mirë në bujqësi dhe në industrializim. Kjo u bë shkak për bashkimin tonë të vonuar me strukturat euroatlantike në krahasim me vendet e tjera evropiano-lindore. Bullgaria u aderua në NATO në vitin 2004, kurse në BE – në vitin 2007.
Çfarë fituam dhe çfarë humbëm pas datës 10 nëntor?
“Për mendimin tim fitorja më e madhe është se idetë e demokracisë, e pluralizmit, e respektit ndaj personalitetit, pavarësisht nga raca, seksi statusi, u bënë normë në shoqëri. Përveç kësaj u bëmë shumë mobilë. Tashmë askush nuk ka frikë nga bota e gjerë. Qëndrimet ekologjike i përkasin gjithnjë e më shumë shoqërisë. Po shoh se sidomos të rinjtë përpiqen të jetojnë në një mënyrë gjithnjë e më shëndetësore. Këto janë përfitime të padyshimta. Çfarë humbëm? Si historiane, mund të them se sipas meje humbëm idenë për bashkësinë, familjen, fqinjët. Duke refuzuar atë shoqëri, e cila ishte kolektivizuar me dhunë, ne arritëm te ekstremiteti tjetër – individualizmi. Mirëpo, historia tregon se individi mbijeton vështirë pa bashkësinë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...