Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 vjet, të cilat nuk e ndryshuan Bullgarinë

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Mu para një çerek shekulli statukuoja e vendosur në Evropë nga fituesit në Luftën e Dytë Botërore pësoi një tërmet të shkallës së nëntë të Rihterit. Nëse tërmeti ishte pritur, ose i shkaktuar – këtë do ta kuptojnë brezat e ardhshëm, tani nuk e kemi të drejtën ta dimë këtë. Pas 44 vitesh të “luftës së ftohtë” dhe të bashkëjetesës paqësore midis Lindjes dhe Perëndimit në Kontinentin e Vjetër, marrëveshjet midis Jaltës, Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për ndarjen e Evropës pas fitores kundër Gjermanisë fashiste në fund të shekullit të XX-të ishin me afat të skaduar. Moska u mbyll në vetvete, kurse propaganda definoi shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe të sferave të tij të ndikimit si fitore të demokracisë perëndimore dhe të ekonomisë së saj të tregut kundër totalitarizmit dhe ekonomisë së tij të planifikuar.

Starti i ndryshimit ishte shpallur gjatë vjeshtës së vitit të largët 1989. Atëherë çdo një prej të ashtuquajturave shtete-satelite të Bashkimit Sovjetik në Evropën Lindore ndërpreu lidhjet e veta me Moskën, lidhje kjo që na siguronte naftë dhe gaz të lirë, dhe nisi rrugën e bashkimit me vlerat perëndimore. Fituesit në “luftën e ftohtë” dhanë instruksionet e veta për zhvillimin e tranzicionit, por ky manual ishte lexuar në mënyrën, në të cilën Djalli e lexon Ungjillin, të paktën në Bullgari.

Më 10 nëntor 1989 u zhvillua plenumi i famshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, i cili rrëzoi nga pushteti Tordor Zhivkov. Ai kishte udhëhequr së pari partinë, pastaj shtetin në vazhdim të 35 viteve. Shumë kohë analizatorët këmbenin mendime nëse kjo ishte grusht shteti, ose triumf i fuqive të mira, ose provë për shmangien e luftës civile... E gjithë kjo tashmë nuk ka rëndësi të madhe.

Megjithatë çfarë janë “dritat dhe hijet” pas këtij ndryshimi historik?

Gjatë periudhës së gjatë të udhëheqjes së Zhivkovit, kur bullgarët mund të flisnin për regjimin e tij vetëm duke pirë raki në mbrëmje në kuzhinë, tashmë ata kishin mundësinë për të protestuar në rrugë, të bëninë thirrje në sheshe, të organizonin protesta të ndryshme civile “të së vërtetës” në qendër të kryeqytetit, t’i bllokonin udhëkryqit etj. Gazeta e Partisë Komuniste Bullgare “Rabotniçesko Dello” ishte zëvendësuar nga një sërë të përditshmesh. U themeluan parti të reja demokratike.

Shumë janë ata, të cilët sot pohojnë se 25 vitet e tranzicionit nuk e ndryshuan Bullgarinë në mënyrën, në të cilën e përfytyronin këtë njerëzit e ndershëm, me naivitetin e tyre fëmijëror. Sot ata janë të qartë se kuadrot e sistemit totalitar, si shpendi Feniks, u veshën me rroba të reja, duke kryesuar valën e liberalizmit ekonomik. Pas 10 nëntorit u përhap një frazë amerikane: nuk ka rëndësi se si e ke fituar milionin e parë”. Me këtë moto filloi vjedhja e shtetit. Kronika e privatizimit “sipas metodës bullgare” mund të përdoret si manual i mashtrimeve më të ndryshme. Kështu sot në biznes marrin pjesë jo njerëz të arsimuar, sipërmarrës, të përgjegjshëm për mirëqenien e tërë shoqërisë, por kryesisht vjedhës dinakë. Sipas të dhënave të shtypit, rreth 80 për qind e punëdhënësve në Bullgari janë me arsim të mesëm, ose më të ulët. Jo rastësisht disa komentues shënojnë në mënyrë metaforike se në biznesin bullgar ka tepër shumë “mundës” dhe asnjë “shahist”.

Në vitin 2004 Bullgaria u bë anëtare e NATO-s, kurse në vitin 2007 ajo u aderua në BE. Para Brukselit në shikim të parë fasada duket demokratike: zhvillohen zgjedhje të lira, në Parlament ka debate dhe krijohen ligje, shtypi i kritikon qeveritë, duke respektuar direktivat evropiane. Mirëpo, prapa fasadës ka “një zonë gri”, në të cilën politika, ekonomia dhe kriminaliteti i organizuar janë një gjë. Partitë nuk shprehin interesat e shtresave të veçanta të shoqërisë, por janë një instrument për shpërndarjen e rrymave të ndryshme financiare, përfshi këtu dhe ato të fondeve evropiane, në drejtim të rretheve të privilegjuara. Sot gjithnjë e më shumë flitet për prapaskenën, për përhapjen e mafisë në nivelet më të larta të pushtetit, për një korrupsion në masë. Megjithatë Gjyqi nuk ka dërguar në burg asnjë prej shefave më të mëdhenj të shtresave kriminale.

Në saje të këtij modeli tipik bullgar të “kuazidemokracisë”, të dominuar nga rrethet oligarkike, pas tranzicionit 25 vjeçar Bullgaria u shndërrua në vendin më të varfër në BE. Shumë prej mallrave të dorës së parë shiten me çmime më të larta nga ato në ekonomitë më të zhvilluara perëndimore, kurse paga mesatare mujore nuk tejkalon 400 euro. Sistemi arsimor dhe ai i pensionimit janë në një gjendje shumë të rëndë, por më shqetësues është fakti se kombi ynë po pakësohet. Pas vitit 1989 mbi një mln e gjysmë bullgarë emigruan jashtë, që të jetojnë në një mënyrë më të mirë, pa përfshirë këtu kurbetçinjtë, romët dhe prostitutat. U larguan dhe vazhdojnë të largohen nga Bullgaria njerëz të arsimuar, specialistë në fushën e informatikës, teknologjive avangarde dhe mjekësisë.

Sot, 25 vjet më vonë, shumica e bullgarëve përsëri janë duke pirë raki në mbrëmje në kuzhinë, por tashmë jo vetëm që t’i “bekojnë” politikanët dhe pasanikët, por që të bëjnë bilancin e vështirë a do të jetë e mjaftueshme paga për ushqimin, veshjet, korrentin dhe ngrohjen qendrore gjatë muajit në vazhdim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD