Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja “Evropa e lirë” në filmin “Dëgjo”

Më 14 nëntor në kuadrin e festivalit “Kinomania” do të shfaqet dokumentari “Dëgjo” i gazetares Diana Ivanova. Çerekshekulli pas fillimit të ndryshimeve demokratike ai na kthen në histori dhe në rolin e radios “Evropa e lirë” në këto ndryshime. Pse media e krijuar nga SHBA në Gjermaninë Perëndimore ishte konsideruar si njëri prej armiqve më të rrezikshëm të komunizmit dhe çfarë e kishte shndërruar në burim të informacionit dhe mendimeve alternative për breza të tëra bullgarësh?

“Në film ka tre histori personale të tre grave, të cilat ndajnë me shumë emocione çfarë do të thotë “Evropa e lirë” për to dhe për familjet e tyre – tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë Diana Ivanova. “Evropa e lirë” plotëson mungesën e së vërtetës, mungesës së fakteve. Kam lindur në vitin 1968, shumë pak kam dëgjuar, deri në vitin 1986 jetoja në qytetin Mihajllovgrad, në shtëpi radioja nuk kapej mirë. Por mbaj mend, se informacioni i parë për avarinë në Çernobil erdhi nga “Evropa e lirë”. Kështu që kjo radio ishte vendi prej të cilit mund të dëgjohej pikëpamja tjetër për të menduar. Jo gjithmonë kjo pikëpamje ishte si jotja, jo gjithmonë ajo ishte e drejtë, por në një fare mënyre radioja ofronte qëndrim tjetër intelektual për ngjarjet, duke përdorur burime të shumta të informacionit, të cilat nuk ishin të lejuara tek ne.”

Sipas Diana Ivanovës ky radiostacion në mënyrë emocionale ka ndryshuar shume jetë – të adoleshentëve, të njerëzve të cilët në vitet 60-70 dëgjonin muzike prej tij. “Brezave të ndryshëm ai ofronte gjëra të ndryshme. Por ky emocion që unë ndjeva nëpërmjet dëgjuesve, ishte i jashtëzakonshëm. Dhe vendosa ta transmetojë nëpërmjet filmit, sepse ai i ka detyruar të bëjnë një zgjedhje të re në jetën e tyre pak më vonë – thotë gazetarja. – Radioja kishte një periudhë shumë të fuqishme në vitet 90. Atëherë ishte kriza në qeverisjen e Zhan Videnovit – kur Bullgaria shënoi një rrëzim të madh. Edhe në këtë periudhë radioja luajti një rol të madh, sepse mblodhi ekip gazetarësh të talentuar, secili prej të cilëve ishte me fizionomi të vet. Ajo nuk i shërbente ndonjë grupazhi ekonomik dhe gradualisht u bë e qartë, se Bullgaria po ndahet në disa sfera të ndikimit. Radioja kishte kurajën të jetë një vëzhgues kritik i ngjarjeve, por gjithashtu edhe të kërkojë shembuj pozitiv, të krahasojë proceset me ato në vendet e tjera në tranzicionin postsocilaist.” Diana Ivanova punon në “Evropën e lirë” deri në vitin 2003. Për të bërë filmin ajo ka studiuar shumë arkiva të radios.

Çfarë i ka bërë përshtypje më të madhe?

“Ajo që më bëri përshtypje më të madhe nga arkivat e mbetur prej saj janë intervistat nga viti 1989. Ato janë bërë kryesisht nga Rumjana Uzunova dhe nga disa kolegë të saj. Ka disa intervista shumë të forta me turqit bullgarë të shpërngulur (në periudhën e komunizmit, kur filloi ndërrimi i emrave të tyre) dhe me njerëz të tjerë të shpërngulur në territorin e tërë vendit, të cilët nuk kishin media tjetër e cila të interesohej prej tyre. Më bëri përshtypje sjellja e vet Rumjana Uzunovës – shumë njerëzore, mënyrën se si i dëgjonte bashkëbiseduesit e saj: ju dëgjoj, ju kuptoj shumë mirë. Ajo nuk shtronte pyetje. Dhe pikërisht kjo ishte gjeja që dua të dëgjohet në filmin tim. Prandaj edhe emrin e filmit “Dëgjo” vjen nga forca e këtyre fjalëve që ajo thotë. Sa shumë fuqi ka në këtë “Dëgjo” dhe “Ju dëgjoj”, kur janë thënë me aq ndjenje njerëzore.”

Një gjë tjetër gjithashtu i ka bërë përshtypje Diana Ivanovës – filmat propagandistikë kundër radios nga vitet 60-70, si dhe nga fundi i vitit 1989. Një shembull – një bullgar kthehet në vend si i dëshpëruar nga Perëndimi. Në fakt ai ishte i detyruar nga Sigurimi i Shtetit, por auditori kurrë nuk e kupton këtë. Pjesë prej filmit është bërë dhe marrja në pyetje e poetit – disident Petër Manollov në vitin 1989 – për atë çfarë mund të thotë në eterin e radios “Evropa e lirë” dhe që nuk mund të thotë në asnjë vend tjetër. Janë prezantuar pikëpamjet si të dëgjuesve, ashtu edhe të gazetarëve, nëpunësve të Sigurimit të Shtetit, agjentëve, drejtorëve amerikanë. “Në këtë kundërvënie midis dy botëve të ndryshme unë e lë spektatorin të ndiej dhe të kuptojë vet atë kohë. Për mua ishte me rëndësi arkivat të flasin vet. Në këtë film zëri im mungon, dëgjohen vetëm tregimet e njerëzve dhe të arkivave”, përgjithëson Diana Ivanova.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD