A është në pajtim me parimet demokratike Marrëveshja e Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP), e cila është lancuar si ilaç për të gjitha të këqijat ekonomike? Mbrojta e interesave të tij tregtare a janë në dëm të shoqërisë civile? Këto çështje u shtruan gjatë diskutimeve të organizuara nga Fondacioni “Fridrih Ebert” dhe Organizata civile “Bullgaria Solidare”.
Në shikim të parë ideja për liberalizimin e tregtisë midis SHBA-së dhe BE-së duket tërheqëse. Përkrahësit e saj, pra Komisioni Evropian dhe ish-kryetari Zhoze Barozu pohojnë se kjo marrëveshje do të përshpejtojë rritjen e ekonomisë, do të hapë vende të reja pune dhe do të lehtësojë qasjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme te kreditë.
Sipas 230 organizatave civile nga 21 vendet anëtare të BE-së, të cilat kanë firmosur peticionin kundër marrëveshjes, të favorizuar nuk janë qytetarët e Kontinentit të Vjetër, por korporatat e mëdha. Peticionin mund ta gjeni këtu. Shqetësime rreth Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime shprehën dhe po ashtu politikanët e së majtës në Bullgari, mysafirë të konferencës. I mendimit të kundërt është Presidenti Rosen Plevneliev, i cili beson se marrëveshja do të shtojë investimet amerikane në vend. Diskutimet serioze rreth dobive të marrëveshjes për Bullgarinë sapo priten të zhvillohen.
Për mendimin e deputetit evropian dhe njëkohësisht anëtar i Partisë Socialiste Bullgare, z. Georgi Pirinski: “Më i rëndësishmi në diskutimet rreth marrëveshjes midis SHBA-së dhe BE-së është theksi për parimet demokratike. Sepse, siç dihet kjo marrëveshje synon të formulojë normat globale.”
Në mënyrë kritike u shpreh zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministër i Punës dhe Politikës Sociale, z. Ivajllo Kallfin: “Komisioni Evropian llogariti se përfitimet vjetore për ekonominë evropiane do të jenë rreth 130 mlrd euro që përbën 1 për qind rritje, ndërsa për ekonominë amerikane – rreth 90 mlrd euro. Si ekonomia evropiane, ashtu dhe ajo amerikane janë relativisht të mbyllura dhe bashkëveprimi i tyre me botën e jashtme është i kufizuar. Që të ketë integrim të suksesshëm, dy ekonomitë duhet të jenë mesa është e mundur homogjene, me nivele të barabarta të zhvillimit.”
Qytetarët evropianë kritikojnë afatet e shkurtra brenda të cilave zhvillohen negociatat. Zyrtarisht negociatat rreth Marrëveshjes së Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime filluan gjatë muajit korrik 2013 dhe më 3 tetor u mbyll turi i shtatë. Mirëpo, informacionet janë tepër të pamjaftueshme. Shumica mendon se marrëveshja do të nënshkruhet deri në fund të 2015-ës.
Megjithë përshpejtimin e marrëveshjes midis SHBA-së dhe BE-së duken katër tema kryesore në të cilat nuk mund të arrihet pajtim. SHBA-ja nuk është dakord të liberalizojë tregjet financiare, ndërsa BE-ja nuk pranon heqjen e mekanizmave mbrojtës për prodhimin vendas. Evropa është kundër kërkesës së SHBA-së për liberalizimin e qasjes te të dhënat personale dhe nuk e pranon mekanizmin e propozuar prej SHBA-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shtetit dhe investitorëve (ose i ashtuquajturi ISDS –investor-state dispute settlement), që i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Tregtare. Prandaj Komisioni Evropian u detyrua të fillonte diskutimet e brendshme.
Shqetësimet e organizatave civile vjen nga fakti se akt në Gjykatën e Arbitrazhit mund të dorëzohet vetëm nga ana e investitorëve, por jo dhe nga ana e shtetit, i cili zakonisht është pala humbëse dhe gjobon me paratë e taksapaguesve.
Sipas specialistit të softuerit Georg Tuparçev, i cili jeton në Holandë dhe është anëtar i Organizatës “Të gjelbrit”, mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare mund të çojnë te një situatë ku plotësohen dëshirat e investitorëve të mëdhenj, privatizohen ndërmarrjet dhe të kufizohet qasja e qytetarëve te sektorët socialë si arsimi, shëndetësia dhe kultura. Kryetari i Organizatës “Demokracia e drejtpërdrejtë”, Petër Klisarov shoh në Marrëveshjen e Partneritetit Transanlatik për Tregti dhe Investime rrezik real për zhdukjen e rregulloreve në fushën e ekologjisë, shëndetësisë, arsimit, po ashtu në mbrojtjen e të dhënave personale dhe në politikën sociale. “Në këtë mënyrë modeli i demokracisë së përfaqësisë po zhduket dhe bota po shkon drejt modelit ku dominojnë interesat ekonomike”, është i mendimit z. Klisarov.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..