Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Mihaill Dellçev me album të ri në Danimarkë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më se dy dekada Mihaill Dellçevi jeton dhe punon në Danimarkë. Aty ai ka angazhime të përhershme me një kor të interpretimit të oratorive nga 50 veta, me një formacion koral nga 18 veta “Kolegjium vokale” dhe me korin folklorik “Sedjanka”. Kohët e fundit në tregun muzikor të Danimarkës doli disku “Në krahët e erës lindore” i formacionit “Kolegjium vokale”.

Për punën rreth realizimit të diskut të ri dirigjenti Mihaill Dellçev tregon: “Ideja ishte të incizojmë një disk me autorë modernë të Evropës Lindore. U përfshin vepra të kompozitorëve rusë, baltikë, letonë dhe lituanë. Ndër ta janë emrat e krijuesve Nikollaj Gorecki, Arvo Pjart, Alfred Shnitke. Përveç pjesëve vokale ka edhe dy vepra për organ. Jam i mendimit, se veprat e zgjedhura japin një përfytyrim të plotë për zhvillimin e muzikës së sotme korale në këtë pjesë të botës. Pasi disku titullohet “Në krahët e erës lindore” vendosëm, se mund të shtojmë edhe një vepër i një kompozitori nga Filipinet. Kjo për arsye se era mund të vijë edhe nga ato vise të botës, para se të arrijë Kontinentin e Vjetër. Projekti tjetër, për të cilin mendojmë që tani, do të prezantojë muzikën kishtare bullgare. Ndoshta titulli i tij do të jetë “Nëna dhe biri” dhe do të përmban vepra i kushtuara Hyjlindëses dhe birit të saj. Mendojmë të përfshijmë vepra të kompozitorëve të tillë të mëdhenj bullgar si Dobri Hristov, Ljubomir Pipkov, Ivan Spasov dhe disa autorë modernë. Veprat e diskut “Në krahët e erës lindore” janë në interpretim të formacionit koral “Kolegjium vokale”. 18 interpretuesit janë me përgatitje të mirë muzikore – ish koristë ose instrumentistë profesional. Është një kënaqësi e veçantë, që njeriu të punojë me një formacion të tillë. Përpiqemi të prezantojmë vepra, që nuk tingëllojnë aq shpesh në koncerte në Danimarkë.”
Dekada me radhë Mihaill Dellçevi është udhëheqës artistik i korit të grave “Sedjanka” që interpreton muzikë popullore bullgare. “Sivjet vendosëm të prezantohemi në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në qytetin bregdetar bullgar Ballçik.Për habi morëm çmimin e parë, gjë që u solli këngëtareve shumë gëzime. Më 23 nëntor do të shënojmë përvjetorin e 20-të të krijimit të korit “Sedjanka”. Që kur jam në Danimarkë ndihmova për krijimin e nja 3-4 formacioneve të ndryshme, të cilët interpretojnë muzikë popullore bullgare. Për festën i kushtuar përvjetorit kemi ftuar disa prej tyre dhe solistë nga Bullgaria. Në koncert do të përfshihen edhe instrumentistë danezë, që ekzekutojnë muzikë popullore bullgare. Jemi me shpresë, se koncerti do të jetë një përjetim i paharrueshëm si për publikun, ashtu edhe për interpretuesit dhe ekzekutuesit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD