Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vajza me flokët e verdha” – albumi i parë i pianistes së re Lili Bogdanova

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Pas disa ditësh Lili Bogdanova do të paraqesë albumin e saj të parë solo. Ai e ka titullin “Vajza me flokët e verdha” – siç është titulli i një prej pjesëve, të përfshira në koleksion. Titulli ka dhe nuanca personale, sepse flokët e vajzës së re janë me ngjyrë të tillë. Ajo është një vajzë e bukur, e cila pikturon si të thuash muzikën e Debussy. Incizimet janë bërë në Vjenë, kurse koncerti-promovim do të mbahet më 24 nëntor në sallën “Bullgaria”.

Përveç albumit të ri, Lili ka akoma një shkas për krenari profesionale. Gjatë javës së parë të nëntorit ajo mori pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për Pianistë nën egjidën e princeshës së Marokut Lalla Meryem.

“Kam marrë pjesë në shumë konkurse për piano, por ky është konkursi më i madh në biografinë time deri tani. Kishte mbi 100 përfaqësues nga Rusia, Franca, Italia, Japonia... Gjithsej nga 20 shtete. Çmimi, që fitova atje, është një dekoratë speciale, e cila jepet për interpretimin më të mirë të një sonate të Mocartit. Vepra ishte ndër pjesët e detyrueshme të konkursit. Jam e lumtur, sepse jam e bindur se veprat e këtij kompozitori janë shumë të vështira dhe jo vetëm veprat e tij për piano. Miqtë e mi, të cilët luajnë në vegla të tjera muzikore, gjithashtu janë të këtij mendimi. Nuk duhet të nënvlerësohet fakti se ndër kaq shumë pjesëmarrës, të cilët interpretuan një vepër, pikërisht unë arrita t’i bëj përshtypje jurisë. Vërtetë, jam shumë e lumtur.”

Aktualisht Lili është në kursin e dytë në Akademinë Muzikore Shtetërore “Panço Vlladigerov”, në klasën e prof. Borisllava Taneva – pianiste dhe pedagoge e njohur. Para kësaj, mësuesja e saj në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje ishte Emilia Kaneva. Pasi u kthye nga kryeqyteti i Marokut Rabat pianistja e re filloi të përgatitet shumë seriozisht për koncertin në sallën “Bullgaria”. Ajo realizoi dhe një foto sesion për albumin.

“Në disk ka vetëm muzikë franceze – vazhdon ajo. – Janë përfshirë 12 prelude nga Fletorja e Parë e Claude Debussy. Këto janë pjesë të shkurtra – çdo një prej tyre mesatarisht nja tri minuta, dhe rikrijojnë gjendje shumë të ndryshme. Kompozitori tjetër, të cilin e paraqes në album, është Cezar Franck. Interpretoj ciklin e tij “Preludi, korali dhe fuga”. Këto janë vepra shumë të bukura. Ideja është që të paraqiten krijuesit e një vendi, të cilët kanë jetuar pothuaj në një kohë, por kanë krijuar muzikë me inspirim të ndryshëm. Incizimet i bëra në Vjenë. Fillova verën e kaluar, kurse gjatë 2014-ës e përfundova punën rreth albumit. Përveç disa pjesëve solo, do të interpretoj Sonatën për violonçel dhe piano të Debussy, së bashku me Atanas Krëstevin. Vendosa se do të jetë mirë, në qoftë se paraqitim akoma një aspekt të krijimtarisë së këtij kompozitori. Shpresoj se publiku do të përjetojë minuta të këndshme me muzikën tonë, shpresoj se edhe disku do të pranohet mirë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD