Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Aleksandrova – për pasionet e tranzicionit dhe shqetësimet për të ardhmen

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Kohët e fundit në tregun e librave doli libri i ri “Pasionet e koleksionueses” i shtëpisë botuese “Letera”. Çfarë mund të provokojë pasioni ndaj luksit, synimi, që me çdo çmim të hysh në shoqërinë e të pasurve dhe të të njohurve, sa të rrezikshme janë ato rrethe – përgjigjien e të gjitha këtyre pyetjeve jep autorja Elena Aleksandrova në një intervistë për Radio Bullgarinë. Krahas kësaj do të bëhet fjalë edhe për një libër tjetër të saj, që u përkthye në Francë.

“Në jetën tonë u bënë shumë ndryshime, metamorfoza më fantastike. Ne të gjithë i gëzohemi lirisë sonë. Ne mund të udhëtojmë. Ne mund të flasim çfarë do që të duam. Mirëpo, i bëra vetes pyetjen, duke gjykuar nga përjetimet e mia, në ç’shkallë ne jemi të lirë. I bëra vetes pyetjen edhe për diktaturën, e cila si çdo gjë në jetën tonë ka pamje dhe mishërime të ndryshme. Çfarë mund të themi për diktaturën e parave? Çfarë mund të themi për pasurinë, e cila nuk është krijuese, por është një pre? Mendoj, se ato janë probleme serioze të shoqërisë sonë, e cila ndryshe jep mundësi të mëdha. Mirëpo, ato janë problemet, që janë pengesë.”

Ishulli dhe Shtëpia janë koncepte në librin tuaj. Çfarë simbolizojnë ato?

“Ishulli është një metaforë, me të cilën desha të prezantojë shoqërinë tonë të tanishme. Ky është vendi i të njohurve, i të pasurve, i atyre që kanë popullaritet dhe kanë arritur sukses pa marrë parasysh mënyrën. Ndaj tij njerëzit sillen me urrejtje ose me zili. Përsa i përket Shtëpisë, mund të them se protagonistja ime është një damë, e cila nuk ka mundësi t’i kushtohet punës së preferuar, që tashmë është bërë pasion për të. Ajo koleksionon veshje të shtrenjta, stoli të dizajnierëve, parfume franceze. Dhe kur ajo nuk ka mundësi t’i kushtohet pasionit, duke shëtitur në Ishull zbulon këtë shtëpi. Për të ajo është simbol i sigurisë dhe jetës së mirë, e cila do t’i japë mundësi të jetojë në mënyrë të këndshme, sepse ajo është edhe estete. Mirëpo, ajo nuk e ka të qartë çfarë kufi është gati të kalojë dhe çfarë zakone respektohen në këtë vend. Kështu që tepër mendjelehtë hyn në këtë përjetim.”

Libri i parë i Elena Aleksandrovës – romani fantastik “Manushaqet e egra” ishte publikuar te ne dhe në Francë, në shtëpinë botuese “Velur”. Në roman autorja përshkruan një botë të antiutopisë, një botë të teknologjive moderne, të luksit dhe të komoditeteve të jashtëzakonshme, por edhe të varfërisë dhe të dhunës së pafund, të vetmisë dhe të izolimit nga të tjerët. Kjo është një botë, në të cilën protagonistët do të kërkojnë kuptimin dhe gëzimin në jetë, duke iu drejtuar së kaluarës së planetit. Ja se çfarë thotë për librin gazetarja franceze Sofi Ljokler: “Zhvillimi teknologjik i njerëzimit pa dyshim përmirëson jetën e përditshme të njeriut në plan material. Por njeriu është dhe një qenie shpirtërore, edhe pse shumë kontradiktore. Elena Aleksandrova përshkruan edhe mungesën e zhvillimit shpirtëror, gjë që i shndërron njerëzit në viktima të super-progresit – teknologjik dhe material. Personalisht unë frikësohem, pasi përfytyroj se një ditë jeta e shoqërisë sonë do të përbën një ndarje të madhe midis shumë të varfërve dhe shumë të pasurve... dhe pasanikët do të jenë kaq të varfër shpirtërisht se në fakt do të jenë më të varfër nga më të varfrit.”

“Sofi Ljokler e pranoi librin në një mënyrë shumë emocionale – shënon Elena Aleksandrova. – Kurse një kritik shumë i mirë, me pseudonimin Pantejlejmon, i bëri librit një analizë të hollësishme dhe tha se i ka bërë një përshtypje shumë të madhe. Kritiku shtoi se libri lexohet vështirë, sepse kjo, që përshkruhet, nuk është as e këndshme, as zbavitëse. Megjithatë ai e quajti librin një sukses të padyshimtë për letërsinë bullgare. Nuk tingëllon modeste, por këto janë fjalët e kritikut.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD