Më 24 nëntor në Sofje pritet një ngjarje të madhe muzikore – Rock&Roll do të gërshetohet me muzikën simfonike. Shkak është jubileu 80 vjeçar i Radios Kombëtare Bullgare, i cili në kuadrin e 80 javëve shënohet me shfaqje të ndryshme. Koncerti në Pallatin Kombëtar të Kulturës është projekti me përmasa më të mëdha. Ai do të realizohet në sajë të përpjekjeve të Shtëpisë Muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.
Për herë të parë në një skenë do të dalin këngëtarët Orlin Goranov dhe Milena me grupet “Faktor”, “Revju”, “Diana Ekspres”, “Anallgin”, “Signall”, BTR, FSB, “Shturcite” dhe të tjerë, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Muzikantët pop dhe rok do të interpretojnë këngët më të mira të repertorit të tyre. Në pultin e dirigjentit do të qëndrojë Grigor Palikarov. Publiku do të dëgjojë këngë të dashura dhe të preferuara në një aranzhim të ri – vepër të muzikantëve Georgi Andreev dhe Rumen Bojaxhiev – bir. Në program gjeti vend edhe krijimtaria e muzikantëve të ndjerë bullgarë, por veprat e interpretuara prej të cilëve akoma mbahen mend. Këtu mund të përmendim Georgi Minçev, Çoço Vlladovski dhe Dimitër Voev nga “Nova Generacia”. Këngët e tyre do të tingëllojnë jo vetëm në një variant të ri, por në interpretim të këngëtarëve të dashur.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..