Grumbullimi ndaras i mbeturinave ende është praktikë e re në Bullgari. Aplikimi i kësaj të fundit në masë filloi më 2013 kur u miratua Ligji i ri i menaxhimit të mbeturinave. Në këtë ligj u kushtohet vëmendje e posaçme ambalazheve që supozojnë të jenë mbeturinat më të mëdha për nga numri në botë. U vë taksa ekologjike për prodhuesit dhe tregtarët. Bile atyre u dha kjo mundësi – të çlirohen nga taksa nëse bashkohen në ndërmarrje të menaxhimit të ambalazheve të hedhura. Falë këtyre ndërmarrjeve u vendosën kazanët për çdo lloj mbeturinash në zonat e banimit. Ndërmarrja “Ekopak” lindi pasi prodhuesit u bashkuan rreth idesë së sapolindur për grumbullimin ndaras të mbeturinave me qëllim rishfrytëzimin e ambalazheve. Sot “Ekopak” mban 43 për qind të tregut të mbeturinave dhe furnizon 50 për qind të letrave dhe plastmasës së hedhur në vend.
Është shqetësues fakti se mezi 15-20 për qind e mbeturinave të grumbulluara nga ndërmarrjet vijnë nga lagjet e banimit, ndërsa të tjerat grumbullohen direkt nga ndërmarrjet tregtare. Grumbullimi ndaras i mbeturinave nëpër shtëpitë nuk funksionon tamam në Bullgari, tha kohë më parë njëri nga zv/ministrat e mjedisit. Cilat janë arsyet? Në vend të parë janë ata romë që shpeshherë i shohin të zhytur në kazanët e mbeturinave për grumbullim ndaras. Ata kërkojnë gjëra me vlerë dhe i shesin në pikat e grumbullimit të skrapit. “Në fund ne shkojmë të riblejmë këto mbeturina të cilat në fakt janë hedhur në kazanët tanë” – thotë i zemëruar z. Todor Burguxhiev, drejtor ekzekutiv i firmës “Ekopak”.
“Kazanët e rinj e kanë sipër hyrjen e vogël dhe duken më të sigurt, por romët arrijnë t’i hapin edhe ata nga pjesa e poshtme”, vë në dukje z. Burguxhiev.
Për t’u zgjidhur problemi duhet të respektohet ligji sipas të cilit pikat e grumbullimit të skrapit vendosen në zonat industriale larg vendbanimeve. Dhe të drejtën e dorëzimit të materialeve kanë vetëm personat juridikë të cilët disponojnë dokument për origjinën e mbeturinave. Kjo rregullore ende kundërshtohet. Ndërkohë romët dhe bosët e tyre të paligjshëm përfitojnë nga situata. Kohët e fundit kërkohen mbeturina prej plastmase sepse çmimi i tyre rriti me 30 për qind.
“Para pak kohësh u hap uzina e përpunimit të plastmasës në qytetin Pleven (Bullgari Veriore) – njofton eksperti. – Bile tregu rumun u hap për ne. Aty ka 6 ndërmarrje të mëdha të riciklimit”.
Për t’u përmirësuar sistemi i grumbullimit ndaras të mbeturinave ka nevojë për stimuj. Shumica është e mendimit se taksa aktuale e mbeturinave është e paarsyeshme. “Duhet të aplikohet taksa e re dhe kjo e fundit të mos jetë në bazë të sipërfaqes së banesës siç është tani, por të jetë në bazë të mbeturinave individuale – është i mendimit z. Burguxhiev. – Dhe qytetarët të cilët grumbullojnë ndaras mbeturinat të paguajnë taksë më të ulët. E gjitha kjo është me interes për bashkitë, sepse do të detyrohen t’i ulin në masë mbeturinat të cilat shkojnë në depo.”
Në vend të parë sistemi më i mirë do të thotë të barazohen taksat e mbeturinave për qytetarët dhe biznesin. Aktualisht taksa që paguan biznesi kompenson taksën e ulët të cilën paguajnë qytetarët. Mirëpo, barazimi i dy taksave nuk mund të pritet para zgjedhjeve lokale vitin tjetër, sepse asnjë kryetar bashkie nuk do ta vërë këtë taksë, nëse do të rizgjidhet.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..