Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta e Madhe dhe aspiratat ndaj Bullgarisë

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Gjatë vitit 2014 bota shënon përvjetorin e 100-të nga fillimi i Luftës së Parë Botërore – një nga konfliktet më të përgjakshme dhe shkatërruese në historinë e njerëzimit. Afro 10 milion veta gjetën vdekjen në fushat e betejës. Pas përfundimit të operacioneve ushtarake rajone të mëdha të Evropës Qendrore i ngjanin më tepër një shkretëtire, ndërsa shtete të tërë ranë në një kolaps ekonomik dhe hasën hijen e katastrofës kombëtare. Bullgaria, e prirë nga synimi për bashkimin e trojeve të populluara me bullgarë, që mbetën jashtë kufirit të saj, gjithashtu përjetoi të gjitha vuajtjet, si të të fituarit, ashtu edhe të fituesve.

Neutraliteti. Në fillim qeveria e kryeministrit Vasill Radosllavov deklaroi para botës, se Bullgaria do të ruajë neutralitet. Gjatë vitit të parë të luftës ajo refuzoi të përfshihet në ndonjë prej dy koalicioneve të formuara armiqësore – Antanta midis Francës, Rusisë, Britanisë së Madhe, Serbisë dhe të tjerë dhe Forcat Qendrore – midis Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Turke. Mirëpo, për shkak të shtrirjes strategjike gjeopolitike të vendit shumë shpejtë u bë e qartë, se ruajtja e neutralitetit ishte një ide e parealizueshme. Kabineti deshi të zgjedhë anën e saktë. Ja përse gjatë tërë verës së vitit 1915 si Forcat Qendrore, ashtu edhe Antanta bënë përpjekje të tërheqin Bullgarinë në anën e tyre. Në fund të fundit dominoi premtimin e Gjermanisë për rikthimin e territoreve të humbura bullgare gjatë Luftës së Dytë Ballkanike të vitit 1913. Kështu qeveria bullgare vendosi lidhje me Forcat Qendrore dhe më 23 shtator të vitit 1915 në vend u shpall një mobilizim të përgjithshëm.

Më 14 tetor të po këtij viti, me manifest të mbretit Ferdinand Bullgaria i shpalli luftë Serbisë. Ushtria e Parë dhe e Dytë me marshim të shpejtë depërtuan në rajonin Pomoravie, Serbinë Lindore dhe Maqedoninë e Vardarit. Pranë Krivollakut të Maqedonisë ushtarët bullgarë shpartalluan forcat anglo-franceze, ndërsa ushtria serbe ishte e detyruar të tërhiqet përmesmaleve të Shqipërisë. Më vonë ajo u transferua përmes ishullit Korfuz në Frontin Jugor. Në këtë mënyrë Bullgaria arriti t’i rikthejë vetes një pjesë të madhe të trojeve perëndimore bullgare në kufijtë e vetë. Mirëpo, sulmit iu dha fund me urdhër të komandës supreme gjermane. Kjo për arsye, se Greqia akoma nuk kishte vendosur në ç’anë të përfshihet.

Lufta në Veri. Gjatë muajit gusht të vitit 1916 Rumania hyri në luftë në anën e Antantës. Më 1 shtator të po këtij viti Bullgaria i shpalli luftë Rumanisë. Deri më 7 janar të vitit 1917 përfundoi çlirimi i territorit të tërë Dobruxhës. Një muaj para kësaj bullgarët pushtuan Bukureshtin. Sipas forcës së Traktateve të arritura në Brest të Lituanisë dhe në Bukuresht në vitin 1918 Rumania dhe Rusia dolën nga lufta, ndërsa Bullgaria arriti të ruajë vetëm territoret e Dobruxhës Jugore. Pas betejave të rënda në Maqedoni në fund të vitit 1916 ushtria bullgare e humbi Bitolën (Manastirin).

Fundi i luftës dhe katastrofa e dytë kombëtare. Në vitin 1918 Forcat Qendrore ranë në një situatë të rëndë – ekonomitë e tyre filluan të dobësohen dhe hyrën në një rënie, nuk mjaftonte krahu i punës. Pas shpartallimit te Dobro Pole dhe megjithë fitoren te Dojrani, trupat bullgare ishin të detyruara të mbrapsin dhe një pjesë prej ushtarëve të mundur nisën te Sofja, që të kërkojnë shpjegime nga pushtetarët. U shpërthye Kryengritja e Vlladajës. Në këtë situatë më 29 shtator u nënshkrua Armëpushimi i Selanikut, me të cilin iu dha fund pjesëmarrjes së vendit në këtë luftë. Mbreti Ferdinand u abdikua nga froni në favor të birit të tij Boris. Bullgaria qëndronte para katastrofës së dytë kombëtare, pas asaj nga Lufta e Dytë Ballkanike. Dhe më saktë: kishte inflacion të pandërprerë, ekonomia e shtetit u falimentua, popullsia jetonte në mjerim dhe vështirë e nxirrte bukën e gojës. Afro 115 mijë viktima ranë në fushat e betejave, shteti humbi pjesa të mëdha të territorit dhe u detyrua të paguajë reparacione të larta. Krahas kësaj u zhduk edhe ideali për bashkimin e bullgarëve. Dhe nuk është e çuditshme, se kur e nënshkroi Traktatin e Njojit më 27 nëntor të vitit 1919, i cili iu dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore, kryeministri i atëhershëm Aleksandër Stambolijski nga zemërimi e theu stilolapsin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD