“Para krijimit të Big Bendit ishte e pamundshme të mendohet për muzikë origjinale bullgare, e kamë parasysh muzikë zbavitëse dhe vallëzimi. Shumica e këngëve, që tingëllonin në restorantet, lokalet e kështu me radhë, interpretoheshin në gjuhën origjinale pa përkthim. Kur u krijua Big Bendi, redaksia “Muzikë Zbavitëse dhe Vallëzimi” e Radios Kombëtare Bullgare nisi një punë këmbëngulëse për formimin e repertorit.”
Kështu fillon tregimi i tij për Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare Vili Kazasjan, dirigjent i tij nga viti 1963 e deri në vitin 1996. Orkestra më prestigjioze dhe më jetëgjatë u themelua në vitin 1960 në një mjedis muzikor, në të cilin pothuajse nuk dëgjoheshin këngë bullgare. Që me krijimin ajo provokoi imagjinatën krijuese të kompozitorëve bullgarë, të cilët filluan të krijojnë muzikë zbavitëse dhe vallëzimi për repertorin e saj. Gjatë viteve të para në pultin e orkestrës qëndruan Zhul Levi, Dimitër Ganev, Georgi Ganev, Emill Georgiev dhe Millço Leviev.
Një epokë e paharrueshme në historinë e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare është periudha, kur dirigjent i saj ishte Vili Kazasjan. Para se të marr kryesinë e kësaj orkestre, ai ishte pianist në të dhe dëshmitar i të gjitha proceseve të cilët i shoqëruan hapat e parë krijuese. Nga “Fondi i Artë” ju ofrojmë një intervistë me Vili Kazasjanin nga viti 1998. Ky kompozitor i njohur, autor i muzikës pop dhe xhaz, i muzikës së fëmijëve dhe të filmave, analizon shumë saktë zhvillimin e muzikës zbavitëse bullgare dhe më në veçanti muzikës për Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare gjatë viteve të para të ekzistencës.
“Veprat e para instrumentale bullgare u krijuan që të formojnë repertorin e orkestrës së porsakrijuar. Në atë kohë tek ne kishte tradita në kompozimin e të ashtuquajturës muzikë serioze. Shumë autorë bënë provë të kompozojnë për Big Bendin. Më shumë vështirësi kishte me këngët. Por situata shumë shpejtë u ndryshua. Shumica e kompozitorëve krijuan këngë tepër të vështira si për interpretim, ashtu edhe për dëgjim. Ndoshta për faktin, se deri atëherë kompozuan muzikë klasike. Shpesh herë ato këngë nuk arritën deri te publiku i gjerë. Ishte e domosdoshme, që ata njerëz të fillojnë të kompozojnë në mënyrë më të thjeshtë. Por ngandonjëherë gjërat më të thjeshta arrihen më vështirë. Ekzistonte një tendencë të kompozohet në stilin folklorik, gjë që rrallë herë kurorëzohej me sukses.”
Megjithë vështirësitë fillimi u vu dhe proceset u vunë në lëvizje. Me kalimin e kohës Orkestra u shndërrua në një institucion të vërtetë kombëtar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..
“Intervistë në barkun e balenës” - Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. - Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. - Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..
“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..