Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më në fund shihet vullnet për përballimin e prerjes së paligjshme të pyjeve

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Një analizë e organizatës WWF – Bullgaria, lajmëruar gjatë shtatorit, bëri provë të paraqesë shifrat, që qëndrojnë prapa prerjes së paligjshme të pyjeve tek ne. Të dhënat që u botuan janë mjaftë shqetësuese. Vëllimi vjetor i prerjes së paligjshme përbën afro një të katërtën e lëndës së drurit që nxirret tek ne gjë që bënë afro 7 milion metra kub lëndë drusore. Doli, që nga kjo prerje e paligjshme shteti humb afro 50 milion euro. Sipas një analize tjetër të organizatës ekologjike “Planeti Blu”, shifrat janë dy herë më të larta. Dhe e gjithë kjo, pa folur për shkeljen e bilancit të natyrës së maleve, për pasojat për rezervat e ujit dhe për erozionin e dheut.

Gjatë kësaj vere qeveria teknike me ndihmën e organizatave joqeveritare hartoi masa konkrete për përballimin e këtij problemi. Edhe kabineti i ri mirëpriti këtë dokument. Masat, që parashikohen në të kanë të bëjnë kryesisht me kontrollimin më të rreptë. Parashikohet të krijohen 173 ekipe të lëvizshme për kontroll. Kështu nxjerrja e lëndës drusore në një rajon do të ndiqet dhe kontrollohet nga pylltarë me shërbim, të cilët do të vijnë nga ndonjë rajon tjetër të vendit. Në këtë mënyrë pritet të evitohet korrupsioni. Leje për prerjen do të jepet me një biletë elektronike. Të gjithapemëve të prera do t’u vihet nga një pllakë plastike me kod identifikimi. Deri korrikun e vitit 2015 do të krijohet një sistem unik të informacionit, i cili do të jetë në gjendje të ndjekë rrugën e nxjerrjes dhe tregtimit të lëndës drusore, që nga vendi i prerjes deri te depoja dhe vendi i përpunimit. Këtë e tha ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva.

“I mirëpresim ata hapa – tha për Radio Bullgarinë Neli Donçeva, udhëheqëse e programit “Pyje” në organizatën WWF – Bullgaria. – Mirëpo, jemi të mendimit, se duhet të bëhen më shumë gjëra. Pllakat plastike kontrolluese mund të vihen mbi trungjet më të mëdha. Ato nuk janë të përshtatshme për materialin drusor të prerë për ngrohje dhe për materialin drusor të destinuar për prodhimin e letrës. Për këtë tip të prerjes së paligjshme të pyjeve, që është shumë i përhapur, duhet të kërkohen mënyra të tjera për kufizim.”

Gjatë viteve të fundit më serioz është problemi me prerjen masive të pyjeve private në Bullgari. Dhe kjo gjithashtu duhet të kontrollohet. Hapi tjetër i pritur është inventarizimi i saktë i rezervave drusore të vendit, gjë që prej kohe nuk është bërë. Deri tashti vëllimi i këtyre rezervave nënvleftësohej. Kjo lejon, që diferenca me vëllimin më të madh real të lëndës së prerë drusore të jetë në llogari të sektorit gri. Ekologët ngulin këmbë, që në procesin e inventarizimit krahas pylltarëve të marrin pjesë edhe biologë, të cilët mund të caktojnë rajonet pyjore me rëndësi të madhe natyrore, pra ato rajone ku nuk është e arsyeshme pyjet të jenë prerë. Fondi pyjor në Bullgari është ndër pak fondet në mbarë Evropën, ku akoma ka rajone të mëdha me pemë shekullore, ku gjen strehë një larmi të madhe biologjike.

Problemi me prerjen e paligjshme të pyjeve nuk është vetëm i Bullgarisë. Ai është i mbarë Evropës, thekson zonja Neli Donçeva dhe vazhdon: “Bullgaria është e detyruar të aplikojë urdhëresën evropiane IUTR 995, sipas së cilës nuk duhet të lejojë, që lënda e paligjshme drusore të arrijë te tregjet evropiane. Hapat e ndërmarra për kontroll të lëndës drusore gjatë tërë vargut që nga prerja deri te konsumatori definitiv është një proces i detyrueshëm.”

Mbrojtësit e natyrës shprehën besim te zëvendës ministri i bujqësisë, profesori i silvikulturës Georgi Kostov, i cili tha, se do të luftojë me prerjen e paligjshme të pyjeve tek ne. Dhe të gjithë e kanë të qartë, se ky do të jetë një proces i vështirë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD