Pothuaj 900 leva (450 euro) është paga e mesme e njerëzve me arsim të lartë tek ne. Të papunët e regjistruar ndër tyre janë 3,77%, që është tri herë më pak në krahasim me nivelin e mesëm të papunësisë për shtet. Problemi është se pothuaj gjysma e njerëzve me arsim të lartë punojnë në pozita, për të cilat nuk kërkohet arsim të tillë (46%). Këto janë disa nga përfundimet e bëra mbi bazën e edicionit të ri të Sistemit të Rejtingut të Shkollave të Larta në Bullgari.
Aktualisht tek ne studiojnë 238 000 studentë në 51 universitete. Një e treta prej tyre studiojnë në dy prej degëve më të preferuara: Ekonomia dhe Administrimi e Menaxhimi. Analizat tregojnë se vetëm 30% prej tyre mund të realizohen. Papunësia më e ulët (nën 1%) dhe realizimi i suksesshëm (90%) janë regjistruar ndër të mbaruarit në degat Mjekësi, Farmaci, Stomatologji, Arsim ushtarak.
“Problemi i arsimit të lartë nuk është se ai prodhon shumë studentë, për të cilët nuk ka vende të lira në tregun e punës – komenton Georgi Stojçev, kryetari i konsorciumit: Instituti “Shoqëria e Hapur”, agjencia sociologjike MBMD dhe “Sirma Grup”, i cili punon mbi Sistemin e Rejtingut. – Problemi është se struktura e arsimit të lartë është e gabuar. Ka sektorë të ekonomisë, të cilët vazhdimisht ankohen për shkak të mungesës së kuadrove (siç janë sektori i shëndetësisë dhe ai i teknologjive IT) dhe njëkohësisht ka sfera, për të cilat kuadrot gjithmonë janë më shumë sesa janë nevojat. Kështu racionalizimi mund ta rritë efikasitetin e investimeve publike dhe private. D.m.th. me të njëjtat mjete të investuara mund të arrijmë një nivel më të lartë të realizimit të arsimuarve dhe një lidhje më të fortë të arsimit të lartë me tregun e punës. Kjo mund të bëhet ndërmjet zgjedhjes së informuar të maturantëve.”
Edhe sipas zëvendës ministrit të arsimit dhe shkencës prof. Nikollaj Denkov, aktualisht problemi më serioz është zgjedhja e maturantëve, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre në universitet. Për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës planifikon një fushatë informative ndër nxënësit në klasat 10 dhe 11, të cilat nuk kanë bërë zgjedhjen e tyre profesionale. Sipas tij është me rëndësi që ndryshimet në arsimin e lartë të bëhen në sinkron. Ja se çfarë tha ai për ndryshimet e domosdoshme strukturore në fushën e arsimit të lartë:
“Degat, të cilat ofrojnë arsim të lartë të cilësuar do të vazhdojnë të financohen gjithnjë e më mirë, ndërkohë do të ndërpritet financimi i degëve, në të cilat studentët nuk mund të gjejnë punë. Ky është instrumenti më i fuqishëm. Në vend të dytë mund të korrigjojmë financimin në kuadrin e Programit Operativ “Shkenca dhe Arsimi për Rritje Inteligjente”. Në të parashikohen mënyra për stimulimin e përforcimin e sferave me prioritet. Akoma nuk e kemi përgatitur listën e degëve, por me siguri degat inxhiniere dhe teknologjitë informative do të jenë në krye të saj. Studentët dhe profesorët në këto sfera do të stimulohen. Për shembull do të lëshojmë bursa, do të investojmë në zhvillimin e bazës materiale. Degat që nuk janë aq perspektive nuk do të marrin financim në kuadrin e programit operativ.”
Për vit me radhë sistemi i rejtingut shënon se në krye të listës së shkollave të larta tek ne është Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Ndër universitetet prijëse janë gjithashtu Universiteti Mjekësor i Sofjes, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti Kimiko-Teknologjik dhe Metalurgjik.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..