Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ai që ndihmon është hero

БНР Новини
Foto: timeheroes.org

Superheronjtë për të cilët do t’ju tregojmë nuk janë Batmani ose Gruaja Mace. Heronjtë e sotëm nuk kanë forca mbinatyrore dhe nuk luftojnë kundër njerëzve të këqij, por edhe veprojnë me zemërmadhësi dhe bëjnë mirë. Në shumicën e rasteve këta janë të rinj të moshës nga 16 deri në 34 vjeç dhe janë me banim në qytetet e mëdha. Interesante është se tre e katërta e heronjve të sotëm janë femra. Këto informacione ju sjellim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit (5 dhjetor). Në Bullgari heronjtë e rinj janë bashkuar në sajtin në Internet timeheroes.org. Sajtin e kanë bërë tre entuziastët – Aleks Andreev, Pavell Kunçev dhe Jana Byrer-Tavanie.

Sajti u krijua pasi Eurobarometri paraqiti të dhëna shumë shqetësuese për Bullgarinë. Para 5 vjetësh Bullgaria u rendit në pozitën e fundit mes 27 vendeve anëtare të BE-së për nga pjesëmarrja në aktivitetet vullnetare. Situata sot është e ndryshme, i bindur është Pavell. Shifrat flasin vetë. Nëpërmjet sajtit timeheroes.org, në periudhën trevjeçare që ekziston sajti, rreth 20 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë në 615 misione në 67 vendbanime nga mbarë Bullgaria.

Cilat kauza preferojnë vullnetarët?

“Këto janë misionet kur vullnetarët i ndihmojnë fëmijët me probleme – i bindur është Pavell. – P.sh., kemi një mision shumë interesant – u lexojmë libra fëmijëve me probleme të veshkave dhe të cilët janë vendosur në spital. Them mision, sepse vullnetarët kanë misione për t’u kryer. Mbledhim po ashtu dhurime jo financiare për kauza të ndryshme. Tani në prag të Krishtlindjeve ndodhin shumë gjëra. Organizohen pazare festive ku shiten stoli të punuar nga njerëz të ndryshëm. Paratë e mbledhura shfrytëzohen për misione të ndryshme. Nëpërmjet sajtit tonë kemi arritur t’i ndihmojmë refugjatët, duke u siguruar atyre rroba dhe pajisje kuzhine.”

Sondazhi kombëtar i vitit të kaluar tregon se ekologjia, puna me fëmijët dhe adoleshentët, kultura, sporti, ndihma për të moshuarit dhe fushata të tjera sociale janë sferat ku më së shpeshti ka punë vullnetare.

Cilët janë organizatorët e kauzave?

“Kemi më shumë se dhjetë persona të cilët janë vullnetarë aktivë dhe marrin pjesë në misione të ndryshme – vë në dukje Pavell. – Ka një djalë, quhet Georgi, i cili në zonat e gjelbra të lagjes kryeqytetase “Ljulin” bëri një kopsht biologjik të kultivimit të perimeve. Përkrahësit e kësaj kauze të tij i ka gjetur në sajtin tonë. Ka dhe një djalë tjetër i cili bëri një sërë aksionesh për pastrimin e disa parqeve në Sofje. Në shumicën e rasteve organizatorët dhe nismat vullnetare kanë të bëjnë me organizatat joqeveritare.”

Aktualisht shumica e misioneve janë përqendruar në qytetet e mëdha të Bullgarisë. Prandaj Pavell dhe miqtë e tij ia kanë vënë vetes qëllimin që të organizojnë dhe banorët e vendbanimeve të vogla. Ka disa shembuj për fshatra të cilat tërheqin vullnetarë:

“Në fshatin e Rodopeve Vlahi funksionon një organizatë joqeveritare e cila bën “Shkollën për natyrën” – rrëfen Pavell. – Aty ka nevojë për njerëz të cilët të vizitojnë fshatin dhe të ndihmojnë në riparimet e qendrës, në kultivimin e produkteve biologjike etj. Ka shumë vullnetarë nga Sofja të cilët shkojnë aty për fundjavën.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD