Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Rajnovi dhe forca mistike e natyrës

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Një ekspozite interesante – “ Pejzazhe simbolike” (Për forcën mistike të natyrës) mund të shihet deri më 11 janar në galerinë Kombëtare Artistike në Sofje. Ajo i është kushtuar 125 vjetorit të lindjes së akademikut Nikollaj Rajnov – njeri prej eruditëve të mëdhenj në historinë e kulturës bullgare. Ai është letrar, që shkruan në gjinitë e ndryshme, interpretues i folklorit botëror, përkthyes, piktor i frymëzuar, kritik i letërsisë dhe artit. Ka mësuar në Shkollën e mesme  teologjike, ka bërë studime të filozofisë, ka mbaruar grafikë. “Nikollaj Rajnovi është një personalitet me interesa enciklopedike, i cili vështirë mund të krahasojmë me dikë tjetër, sidomos në sferën e arteve vizuale, ku ai shfaqet si historian dhe studiues. Këto interesa janë lidhur me thelbin shpirtëror të artit“ – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë kritikja e artit Pllamena Dimitrova- Raçeva, përgjegjëse e ekspozitës. Para pak kohe, në arkivin e familjes Rajnovi, ajo u njoh me njërin prej dorëshkrimeve të tij. Bëhet fjalë për një fletore që fillon me shënime mbi historinë e arkitekturës të shekullit të XI. Pas tyre vijojnë faqe që mbajnë emrin “Forca mistike e bimëve mjekësore”. 

“Askush deri tani nuk e ka lidhur emrin e Nikollaj Rajnovi  me njohuritë për bimët mjekësore dhe mjekimin me to. Në fakt ky dorëshkrim është shumë interesant, sepse ofron  njohuri për përdorimin e lashtë mitik dhe për simbolikën e bimëve dhe të bimëve mjekësore. Përveç kësaj, dhe njohuri për përdorimin e tyre në mistere të ndryshme fetare në botën e lashtë. Dimë, se Nikollaj Rajnovi është marrë me astrologji, dimë për njohuritë e tij të thelluara në teozofinë.  Ai është njeri prej themeluesve të Shoqatës teozofike në vitin 1930. Në fakt, ky dorëshkrim ofron një qëndrim më të ndryshëm mbi bimët mjekësore, qëndrim i cili  tejkalon  përdorimin e tyre praktik, përgatitjen dhe forcën e tyre kuruese” – shënon Pllamena Dimitrova-Raçeva.


Sipas saj, fletorja orienton tek peizazhet me lulet fushore të piktorit. Në lidhje me përvjetorin e tij është botuar përmbledhja  “Nikollaj Rajnovi si ambasador i dritës” që përfshinë shumë reproduksione. Prej përmbledhjes bëhet e qartë, se ai ka pikturuar shumë bime mjekësore – që të ilustrojë p.sh. një manual për fitoterapinë. Ato ekzistojnë si reproduksione, por nuk dihet ku janë origjinalet e tyre. Peizazhet me lulet fushore janë pronë të galerive të ndryshme në Bullgari, si edhe të koleksionistëve privatë. Ndërsa të mbledhur në këtë ekspozitë, këto vepra, sipas fjalëve të saj, lidhen drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë vizuale me dorëshkrimin e Nikollaj Rajnovit. Në plan të parë janë pikturuar bimët mjekësore, ndërsa në atë të dytë - natyra me barin, kodrat, retë.


“Në dorëshkrimin e tij Nikollaj Rajnovi bën një studim interesant dhe të thelluar, që për mua ishte shumë emocionues, sepse për herë të parë lexova për bashkësitë e bimëve – shënon Pllamena Dimitrova-Raçeva. Nikollaj Rajnovi flet për jetën e ndërgjegjshme të qelizave bimore, sepse ato dinë shumë mirë çfarë element u është i nevojshëm për ushqim që të zhvillohen dhe të bashkëjetojnë. Kjo është shumë kureshtare, sepse tabloja që fiton njeriu, duke lexuar tërë dorëshkrimin, është se gjithçka në këtë botë – nga ameba deri në organizmat e mëdha dhe Universin, ekziston në një rend harmonik. Dhe se ky rend harmonik mund të prishet me moskuptim dhe hap të gabuar, por  njeriu mund të depërtojë në këtë rend. Dhe shkrimtari jep shembuj të njerëzve që kanë përfituar nga këto dije dhe kanë ndjekur ligjet e natyrës, duke studiuar forcat e saj mistike.”

Në dorëshkrim mund të lexohet që  një bime që është nën shenjën konkrete të zodiakut ka përbërës të caktuar dhe çfarë është forca e saj mjekuese. Ose si lulet kanë depërtuar në gjuhën e stemave dhe cilat veti të tyre theksojnë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Pavllova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD