Në vitin e largët 1962 nisi rrugën e njërës nga orkestrat e para të muzikës së dhomës në Evropë, pikërisht “Solistët e Sofjes”. Dekada të tëra ansambli përfaqëson kulturën muzikore në Bullgari. Numri i veprave të kompozuara kushtuar “Solistëve të Sofjes” është shumë i madh.
“Emri i parë i ansamblit ishte “Orkestra e Sofjes e Muzikës së Dhomës”. Shumë kohë e kemi menduar atë, por emri i ansamblit nuk ishte detyra jonë numër një. Të gjithë ne u bashkuam rreth dashurisë së pafund që kemi për muzikën e dhomës. Për ne kjo ishte një mundësi dhe stimul i mirë për paraqitjen tonë tjetër artistike. U njohëm me autorë jashtë programit të operës. Hapat e parë ishin në kërkim të aftësive tona artistike.”
Repertori i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” përfshin vepra të sh. XV-të e deri te veprat bashkëkohore. Ja pse ansambli ishte faktori për formimin e kritereve për muzikën e dhomës në Bullgari. Dirigjenti i dytë i “Solistëve të Sofjes” ishte Vasill Kazanxhiev. Një intervistë të tij ruhet në “Fondin e Artë” të radios:
Dirigjenti i tretë i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” është Emill Tabakov. Nga viti 1988 e deri më sot ansambli dirigjohet nga Pllamen Xhurov. Po thuajse nuk ka vend të gjysmësferës veriore ku “Solistët e Sofjes” të mos kanë dhënë koncert. Dhjetëra janë turet në Amerikën Veriore e Jugore, Azi dhe Australi.
Sot Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” është pikë rrëfimi për profesionalizëm dhe çdo paraqitje e tij është ngjarje me vlerë në jetën kulturore të Bullgarisë. Shpeshherë ndodh që “Solistët e Sofjes” të ftohen në programin shoqërues të muzikantëve të njohur të cilët japin koncerte në vend. Dhe po ashtu ansambli ndihmon të rinjtë të cilët paraqiten në skenë, të shoqëruar me orkestër.
Me rastin e jubileut të tij Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” u shpërblye me dekoratën e nderit të Bashkisë së Sofjes. Sipas idesë së ansamblit nga 2009-ta mbahet Konkursi Ndërkombëtar i Kompozimit. Deri tani në të kanë marrë pjesë mbi 140 kompozitorë nga më se 30 vende të huaja.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..
Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..