Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Kabaivanska: Çdo një çast në skenë është plot lumturi

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 15 dhjetor 2014 primadona operistike Rajna Kabaivanska feston ditëlindjen e sajtë 80-të. Me këtë rast Universiteti i Ri Bullgar organizoi disa ngjarje. Rajna Kabaivanska është doktore nderi i këtij universiteti dhe në të ajo ka klasa mjeshtërore. Pas interesit të madh ndaj ekspozitës “Rajna Kabaivanska – role dhe kostume” gjatë muajit tetor, tani është organizuar një ekspozitë tjetër. Në të janë përfshirë 80 fotografi artistike që ruajnë çaste nga puna e përbashkët e këngëtares me emra të mëdhenj si Kallas, Pavarotti, Domingo, Carreras.




Një CD i ri “Raina Kabaivanska Rarities”, në të cilin janë përfshirë interpretime të panjohura për publikun e gjerë të sopranos bullgare, do të prezantohet para koncertit të madh, kushtuar përvjetorit të saj. Ngjarja do të zhvillohet më 18 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës të Sofjes. Në këtë koncert ajo do të prezantojë 13 prej studentëve të saj, të cilët tashmë janë artistë me përvojë. Ata do të këndojnë me shoqërimin e orkestrës së Teatrit operistik të Sofjes, me dirigjent Najden Todorov. Ngjarja do të jetë bamirëse – të ardhurat prej saj do të përdoren për bursa të talenteve të reja operistike.

Ka këngëtarë, të cilët publiku i njoh dhe i dëgjon atëherë, kur janë në skenë. Ka edhe të tillë, që mbeten në histori me individualitetin e tyre dhe me rolet e shkëlqyeshme. Rajna Kabaivanska është një këngëtare, e cila ka krijuar modele për interpretimin e disa prej roleve më të fuqishme për soprano – Toska, Adriana Lecouvreur, Madame Butterfly, Françeska da Rimini.




Në rrugën e saj të gjatë krijuese, plot me punë të fortë, me ambicie, me përkushtim, ka jo vetëm arritje të mëdha artistike, por edhe shumë përvojë të grumbulluar dhe mësime jetësore për të rinjtë. Ajo është një këngëtare, e cila u bë e famshme në botën operistike në një kohë, kur ky art shënoi ngritjen e vet më të madh. Rajna Kabaivanska u rendit ndër më të mëdhatë e skenës botërore – gjë që mund ta bëjë vetëm një këngëtar me talent të stërmadh.

Foto: BGNESShumë janë rolet e Rajna Kabaivanskës – japonezja e vogël tragjike dhe primadona Toska, Manon Lesko provincialiste në rolin e një gruaje kurtizane, Luiza – mëkatarja e shkret. Shumë të fuqishme janë interpretimet e saj të karaktereve të Verdit – Elizabet mbretërore, Dezdemona delikate apo gruaja kurtizane Violeta. Në çdo një rol ajo është e ndryshme, çdo një rol e interpreton në mënyrën e saj karakteristike dhe të papërsëritshme, çdo një rol mban shenjën e këngëtares së madhe. Mund të them se Toska është një nga imazhet e saj më të forta, i xhiruar në filmin e Xhanfranko de Bozio të vitit 1976.

Rajna Kabaivanska ka kënduar bashkë me figurat më të mëdha të skenës operistike. Në karrierën e saj ka shumë role. Këtu mund të përmendim Emilia Marti të kompozitorit çek Leosh Janaçek. Në skenë ajo gjithmonë është artistike, inteligjente dhe e bukur dhe punon fort mbi detajet e vogla të çdo një imazhi.

Dhe këtu duhet të përmendim puna e saj si pedagoge. Ajo ka klasa mjeshtërore në Itali dhe Francë. Që nga viti 2001 ajo ka klasa mjeshtërore edhe në Universitetin e Ri Bullgar. Shumë prej studentëve të saj po këndojnë në skenat e mëdha të Evropës.

Madhështore, e rafinuar, me stil të vet – një primadona e vërtetë, që na kujton për epokën, në të cilën arti ishte një dhuratë shpirtërore, jo një mall i etiketuar për shitje. Ndoshta Rajna Kabaivanska është dama e fundit e madhe e kohës, në të cilën vlerësohet jo vetëm zëri, por edhe shfaqja skenike në tërësi. Një kohë, në të cilën opera drejton mesazhe dhe formon shpirtin e publikut.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD